Tajlandë, Puket, Stamboll

Tajlandë, Puket, Stamboll

TAJLANDË – BANGKOK & PHUKET, 7 DITË

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

6 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

E njëjta ofertë te 2 agjenci

Nisja Mër, 25 Nëntor 2026 · 6 net · krahasuar automatikisht

Datat e nisjes & çmimet

Mër, 25 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 2 Dhj · 7 net

€2.699për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1

    Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë e 30 minuta përpara fluturimit.

    Fluturimi Tiranë – Bangkok me tranzit Stambollin.

    Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangkokut në orën 15:30 të datës 26 Nëntor.

    Pas procedurave të doganës dhe marrjes së bagazheve, nisja drejt hotelit me autobus privat.

    Check in dhe pushim në hotel.

    Në mbrëmje, përjetimi i parë i qytetit me Tuk Tuk Midnight Food Tour, një eksperiencë autentike në rrugët e Bangkokut ku vizitohen zonat më të famshme të street food dhe provohen specialitete lokale.

    Eksperienca vazhdon me ndalesa panoramike në Wat Suthat dhe Giant Swing, ku tempulli i ndriçuar dhe atmosfera e natës krijojnë një pamje unike të Bangkokut.

    Mbrëmja përmbyllet me një ndalesë në një bar lokal të fshehur, me pamje të Giant Swing, për një pije relaksuese dhe atmosferë autentike Thai.

    Kthimi në hotel.

    (Vaktet e përfshira në këtë ditë: Darka)

  2. 2

    Dita 2

    Konsumimi i mëngjesit në hotel.

    Nisja për vizitë në monumentin më të rëndësishëm të vendit Grand Palace, si dhe Tempullin e Budës së Smeraldit.

    Vazhdimi i vizitës në Wat Pho, ku ndodhet Buda i Shtrirë, si dhe në Wat Trimitr, i njohur për Budën më të madhe prej ari në botë.

    Pas drekës në një restorant lokal, vazhdimi drejt Wat Arun, Tempulli i Agimit, një nga simbolet më ikonike të Bangkokut.

    Pasdite, shëtitje me varkë tradicionale në kanalet e Thonburi (Klong tour), ku shihet jeta lokale buzë lumit Chao Phraya.

    Kohë e lirë për aktivitete individuale.

    Kthimi dhe fjetja në hotel.

    (Vaktet e përfshira në këtë ditë: Mëngjes & Drekë)

  3. 3

    Dita 3

    Pas mëngjesit në hotel do te nisemi për ekskursion ditor në Damnoen Saduak Floating Market dhe Maeklong Railway Market, dy nga përvojat më ikonike të Tajlandës.

    Në Floating Market do të shohim tregtarët vendas që shesin fruta tropikale, ushqime tradicionale dhe produkte artizanale nga varkat e tyre, duke krijuar një atmosferë unike. Ndërsa në Maeklong Railway Market, përjetojmë momentin spektakolar kur tregu “hapet dhe mbyllet” brenda pak sekondash për kalimin e trenit, një eksperiencë shumë e veçantë.

    Gjatë vizitës do të realizojmë edhe një shëtitje me varkë në kanalet tradicionale të zonës, duke zbuluar jetën rurale tajlandeze larg ritmit të qytetit.

    Kthimi në Bangkok pasdite.

    Në mbrëmje, lundrim me darkë në lumin Chao Phraya, ku do të admirojmë Bangkokun e ndriçuar ndërsa shijojmë një darkë të pasur në bord.

    Fjetja në hotel.

    (Vaktet e përfshira në këtë ditë: Mëngjes & Darka në anije)

  4. 4

    Dita 4

    Konsumimi i mëngjesit në hotel dhe check-out.

    Transferimi drejt aeroportit për fluturimin e brendshëm Bangkok – Phuket.

    Mbërritja në Phuket dhe transferimi drejt hotelit.

    Pasdite e lirë për relaks pranë pishinës ose plazhit të hotelit në Phuket, ose për eksplorime individuale sipas dëshirës.

    (Vaktet e përfshira në këtë ditë: Mëngjesi)

  5. 5

    Dita 5

    Pas mëngjesit në hotel, nisja për një ekskursion të plotë ditor drejt Phi Phi Islands me speedboat, një nga përvojat më të kërkuara dhe më të fotografuara në Tajlandë.

    Gjatë udhëtimit do të eksplorohen disa nga ishujt më të bukur të Tajlandës, përfshirë Maya Bay, e famshme nga filmi “The Beach”, Monkey Beach dhe Phi Phi Ley Cove, me ndalesa për foto, not dhe relaks në ujërat kristal të Andaman Sea.

    Dreka do të shërbehet në Tonsai Bay, me pamje panoramike mbi detin dhe shkëmbinjtë karakteristikë të zonës.

    Në vijim, vazhdimi drejt Bamboo Island, ku do të keni kohë të lirë për plazh, not dhe relaks.

    Kthimi në Phuket pasdite dhe fjetje në hotel.

    (Vaktet e përfshira në këtë ditë: Mëngjes & Drekë)

  6. 6

    Dita 6

    Pas mëngjesit në hotel, nisja për një eksperiencë të veçantë në Phuket Elephant Sanctuary, ku do të njiheni nga afër me elefantët e rehabilituar në një ambient të sigurt dhe etik.

    Gjatë vizitës do të mësoni historitë e tyre, do t’i vëzhgoni në habitatin natyror dhe do të vizitoni edhe spitalin e parë për elefantë në Phuket. Eksperienca përfshin gjithashtu një drekë vegjetariane buffet në platformën panoramike Tree Top Observation Deck.

    Pas drekës, vazhdimi me tur panoramik në qytetin e vjetër të Phuket me Tuk Tuk tradicional.

    Do të vizitojmë Thai Hua Museum, një nga muzetë më të rëndësishëm të qytetit që prezanton historinë dhe trashëgiminë kulturore të Phuketit.

    Më pas, do të ndalojmë në Khao Rang Hill Viewpoint, një nga pikat më panoramike të ishullit, që ofron pamje spektakolare mbi qytetin e Phuket, bregdetin dhe ishujt përreth.

    Kthimi dhe fjetja në hotel.

    (Vaktet e përfshira në këtë ditë: Mëngjes & Drekë vegjetariane buffet)

  7. 7

    Dita 7

    Konsumimi i mëngjesit në hotel.

    Dita do të jetë e lirë për relaks pranë pishinës ose plazhit të hotelit, si dhe për shopping apo blerje suveniresh.

    Transfera pasdite rreth orës 18:00 drejt aeroportit të Phuketit.

    Procedurat e check-in dhe nisja me fluturimin Phuket – Tiranë në orën 22:30 me tranzit Stambollin. Mbërritje në Tiranë në orën 07:50 të mëngjesit të datës 3 Dhjetor.

    Fund i shërbimit tonë.

    (Vaktet e përfshira në këtë ditë: Mëngjesi)

  8. 0

    Dita 0 · KU DO TË AKOMODOHENI

    Bangkok – Rembrandt Hotel & Suites (3 netë)

    Vendodhja: Sukhumvit

    Hotel modern në zemër të qytetit, me akses të shpejtë drejt atraksioneve kryesore dhe facilitete komode për relaks pas eksplorimit.

    https://www.rembrandtbkk.com/

    Phuket – Centara Kata Resort (3 netë)

    Vendodhja: Kata Beach

    Resort tropikal pranë plazhit, ideal për relaks, pishina dhe atmosferë të qetë mes gjelbërimit.

    https://www.centarahotelsresorts.com/centara/cka

  9. 0

    Dita 0 · REKOMANDIME PRAKTIKE

    • adaptor universal

    • krem dielli

    • këpucë komode për ecje

    • rroba të lehta dhe praktike

    • rroba rezervë për ekskursionet detare

    • powerbank

    • repelent kundër mushkonjave.

  10. 0

    Dita 0 · INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR UDHËTIMIN

    • Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimumi 6 muaj nga data e udhëtimit.

    • Fluturimet e brendshme në Tajlandë janë subjekt ndryshimi orari nga kompanitë ajrore lokale. Pas prerjes së biletës, ato konsiderohen non-refundable dhe non-changeable sipas politikave të kompanive ajrore.

    • Bagazhet për fluturimet e brendshme mund të kenë politikë të ndryshme nga fluturimet ndërkombëtare. Informacioni final do të konfirmohet përpara nisjes.

    • Dhomat në Tajlandë mund të jenë më kompakte krahasuar me standardet europiane, veçanërisht në qytetet e mëdha dhe zonat turistike.

    • Tajlanda ka klimë tropikale me temperatura dhe lagështi të lartë gjatë gjithë vitit. Reshje të shkurtra shiu mund të ndodhin edhe gjatë sezonit të mirë dhe nuk konsiderohen arsye për anulim aktivitetesh.

    • Ekskursionet detare varen nga kushtet atmosferike dhe mund të modifikohen ose anulohen për arsye sigurie nga autoritetet lokale ose operatorët detarë.

    • Programi i ekskursioneve me skaf/speedboat mund të pësojë ndryshime në itinerar sipas dallgëve dhe kushteve të detit.

    • Për vizitat në tempuj dhe Grand Palace kërkohet veshje e përshtatshme: supet dhe gjunjët duhet të jenë të mbuluara. Nuk lejohen veshje plazhi, shapka apo rroba shumë të hapura.

    • Vizita në Elephant Sanctuary zhvillohet në një qendër etike për kujdesin dhe mbrojtjen e elefantëve. Nuk lejohet hipja mbi elefantë.

    • Late check-out në hotel varet nga disponueshmëria e hotelit, përveç rasteve kur specifikohet si i garantuar në program.

    • Rekomandohet siguracion udhëtimi që mbulon shpenzimet mjekësore, anulimet dhe humbjen e bagazhit.

  11. 0

    Dita 0 · KUSHTE TË RËNDËSISHME

    • Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime orari, anulime apo vonesa të fluturimeve të shkaktuara nga kompanitë ajrore.

    • Agjencia nuk mban përgjegjësi për humbje, dëmtime apo vonesa të bagazheve nga kompanitë ajrore apo aeroportet.

    • Programi i udhëtimit mund të pësojë ndryshime në renditjen e vizitave ose aktiviteteve për arsye organizative, operative, atmosferike apo sigurie, duke ruajtur përmbajtjen kryesore të turit.

    • Ekskursionet detare dhe aktivitetet në ishuj varen nga kushtet atmosferike dhe vendimet e autoriteteve lokale për sigurinë detare. Në raste moti të pafavorshëm, operatorët lokalë kanë të drejtë të modifikojnë ose anulojnë aktivitetet.

    • Agjencia nuk mban përgjegjësi për moslejim hyrjeje në shtet nga autoritetet kufitare për shkak dokumentacioni të parregullt apo probleme personale të udhëtarit.

    • Çdo klient është personalisht përgjegjës për dokumentacionin e udhëtimit, vlefshmërinë e pasaportës dhe respektimin e rregullave të emigracionit dhe doganës.

    • Agjencia nuk mban përgjegjësi për humbjen e sendeve personale gjatë udhëtimit, ekskursioneve apo qëndrimit në hotel.

    • Në rast force madhore, fatkeqësish natyrore, situatash politike, kufizimesh shtetërore apo ngjarjesh jashtë kontrollit të agjencisë, programi mund të ndryshojë ose të anulohet sipas kushteve të operatorëve lokalë dhe kompanive të transportit.

    • Mosparaqitja në aeroport apo anulimi nga klienti i shërbimeve të rezervuara pas konfirmimit, i nënshtrohet politikave të anulimit të kompanive ajrore, hoteleve dhe operatorëve lokalë.

    • Bakshishet për guidat lokale, shoferët dhe stafin gjatë turit nuk janë të përfshira në çmim dhe janë të detyrueshme sipas praktikës lokale në Tajlandë. Shuma orientuese do të komunikohet përpara nisjes së udhëtimit.

Përfshihet

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazhe dore 8 kg + valixhe 20 kg
  • Akomodim 3 netë në Bangkok
  • Akomodimi 3 netë në Phuket
  • Guida lokale gjatë aktiviteteve
  • Fluturimi i brendshëm Bangkok-Phuket
  • Bileta e avionit Tiranë-Bangkok; Phuket-Tiranë
  • Transferat dhe shëtitjet me transport privat
  • Vaktet sipas itinerarit (drekë/darkë)
  • Ekskursionet/aktivitetet kryesore sipas programit

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Shpenzimet personale
  • Bakshishet per guiden dhe shoferin

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja zenith.travel më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Puket

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€2.699

WhatsApp