Selanik, Stamboll

Selanik, Stamboll

Stamboll & Selanik Me Autobus

Tur me autobus · Me autobus · Mëngjes · Last minute

Kohëzgjatja

1 ditë

Nisja nga

Tirana / Durrës / Elbasan

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

3 yje

Datat e nisjes & çmimet

Enj, 8 Tetor 2026

Pas 5 ditësh · kthim 11 Tet · 3 net

€85për person

Rezervo

Enj, 15 Tetor 2026

Javën tjetër · kthim 18 Tet · 3 net

€85për person

Rezervo

Enj, 22 Tetor 2026

Pas 3 javësh · kthim 25 Tet · 3 net

€85për person

Rezervo

Enj, 29 Tetor 2026

Pas 4 javësh · kthim 1 Nën · 3 net

€85për person

Rezervo

Enj, 5 Nëntor 2026

Pas 5 javësh · kthim 8 Nën · 3 net

€89për person

Rezervo

Enj, 12 Nëntor 2026

Pas 6 javësh · kthim 15 Nën · 3 net

€89për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1

    Nisja nga Tirana ne oren 19:00, (1 dite para dates se nisjes).

    Nisja nga Durresi ne oren 17:15 (1 dite para dates se nisjes). (pa pagese extra)

    Nisja nga Elbasan ne oren 19:30 (1 dite para dates se nisjes).

    Udhëtimi vazhdon drejt Stambollit nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe procedurat kufitare. Pas mbërritjes në Stamboll, në varësi të kohës së lirë, do të zhvillohet një vizitë opsionale në qendrën tregtare 212. Më pas bëhet akomodimi në hotel dhe në mbrëmje mundësi për shëtitje të lirë sipas sugjerimeve të guidës shoqëruese.

  2. 2

    Dita 2

    Mengjesi ne hotel. Vazhdojme me viziten ne lagjen e famshme te Balat ( Extra 5 Euro ).

    Pas mëngjesit në hotel, nisim vizitën në lagjen historike dhe shumë të famshme të Balatit (Ekstra 5 Euro), e njohur për shtëpitë shumëngjyrëshe dhe atmosferën autentike të Stambollit.

    Më pas vazhdojmë me lundrimin në ngushticën e Bosforit drejt Detit të Zi, ku do të shijojmë pamjet panoramike të pjesës evropiane dhe aziatike të qytetit, si dhe kalanë historike Rumeli Hisari. Lundrimi zgjat rreth 1–2 orë dhe ka një kosto prej 15 Euro (pjesëmarrje e detyruar).

    Gjatë ditës do të vizitohen gjithashtu dyqanet tradicionale të suvenireve, embëlsirave turke dhe produkteve të lëkurës.

    Më pas, vizitë opsionale në Akuariumin e Stambollit (Ekstra 32 Euro) dhe kohë e lirë në sheshin e njohur Taksim. Kthimi në hotel.

    Në mbrëmje organizohet një program special në Bosfor me autobus: darkë, pije joalkoolike pa limit dhe spektakël tradicional turk me muzikë dhe valle moderne. Aktiviteti zgjat rreth 2–3 orë dhe kushton 35 Euro. Pas përfundimit, kthimi në hotel.

  3. 3

    Dita 3

    Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt kodrës së të dashuruarve, Çamlica, në pjesën aziatike të Stambollit (Ekstra 10 Euro/personi), ku do të shijojmë panoramën madhështore të qytetit.

    Më pas vazhdojmë me një vizitë panoramike pranë Pallatit Dolmabahçe dhe ndalesë në parkun e bukur Gulhane. Turi vazhdon me vizitat në monumentet më të rëndësishme historike të Stambollit si Hipodromi, Xhamia Blu, Shën Sofia – një nga veprat më madhështore të botës ortodokse – si dhe Sarajet e Sulltanit, Topkapi.

    Në fund do të ketë kohë të lirë për shopping në Grand Bazaar. Kthimi në hotel sipas orarit të caktuar nga guida ose individualisht për ata që dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë në qytet.

  4. 4

    Dita 4

    Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:00, nisemi drejt Shqipërisë. Gjatë kthimit do të bëhet një ndalesë rreth 1 orë e 30 minuta në Selanik, ku do të vizitohet monumenti i Aleksandrit të Madh pranë Kullës së Bardhë. Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës parashikohet në orët e vona të mbrëmjes.

    Fundi i sherbimit tone!

    Politikat E Femijeve:

    Ne rastin kur nje femije akomodohet ne nje krevat me 2 te rritur aplikohet ulja si me poshte:

    ► 0-2.99 Vjec paguajne 20 Euro per vendin

    ► 3-6.99 Vjec perfiton 50% zbritje

    ► Mbi 7 Vjec pagese e plote

    Shenim

    ► Cmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete operatoreve lokale qe mundesojne keto shitje. Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.

    ► Lejohet vetem 1 valixhe, ne rast se do te merrni valixhe shtese kushton 20 Euro

    ► Rezervimi i vendeve te para ne autobus ka nje kosto ekstra 15 Euro/person, vendet e dyta kane kosto 10 Euro/person, vendet e treta kane kosto 10 Euro/person, vendet e katerta 5 Euro, vendet e pesta 5 Euro. Pjesa tjeter e vendeve te autobusit nuk mund te rezervohen dhe mund te meren vetem ne momentin e nisjes.

    ► Te dhenat e nisjes dergohen minimalisht nje dite perpara udhetimit me mesazh ne numrin tuaj te kontaktit (sigurohuni qe numri juaj te jete i vendosur sakte gjate momentit te rezervimit)

    ► Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra 75% nga cmimi fillestar i paketes

    ► Nese krevati nuk do te jete dopjo, do te jene dy krevat teke te bashkuar

    ► Per rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 5 dite para nisjes

    ► Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 2-3 dite para

    ► Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 35

    ► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti

    ► Agjencia nuk mban pergjegjesi per mberritjen ne destinacion apo ndryshimin e programit ne varesi te kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore

    ► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme si mungese dokumentacioni, espuls, etj

    ► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar

    ► Pasaporta duhet te kete minimalisht 6 muaj vlefshmeri ne momentin qe niseni ne udhetim

    ► Agjensia nuk mban pergjegjesi per prishje te automjetit deri ne 4h 59min, pas ksa ore, nese automjeti nuk rregullohet apo nuk zevendesohët agjensia ju rimburson 35% te cmimit te paketes

Përfshihet

  • Transporti sipas programit
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit

Nuk përfshihet

  • Nata Turke 35 Euro/personi
  • Istanbul Aquarium 30 EUR/person
  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Lundrimi me anije 10 euro ( e detyrueshme )
  • Dreka dhe darka
  • Camlıca Extra 10 Euro
  • Lagjia Balat – Extra 5 Euro

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja udheto.com.al më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Selanik

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€85

WhatsApp