Një vend për të gjitha ofertat e udhëtimit në Shqipëri.

Qindra agjenci në Tiranë e Durrës publikojnë çdo ditë oferta — në faqet e tyre, në Instagram, në Facebook. Për t'i krahasuar duhet të hapësh dhjetëra faqe. Pushim e bën këtë për ty: mbledh ofertat, i kthen në të njëjtin format (çmim për person, data, net, ushqim, transport) dhe t'i tregon krah për krah.

Faqet e agjencive

Çdo mëngjes lexojmë automatikisht faqet e internetit të agjencive dhe nxjerrim çdo ofertë me datat dhe çmimet e saj.

Instagram & Facebook

Shumë agjenci publikojnë vetëm në rrjete sociale. Postimet e tyre i kthejmë në oferta të strukturuara.

Pa oferta të skaduara

Nisjet që kanë kaluar hiqen automatikisht. Nëse një ofertë nuk ka më data të ardhshme, zhduket nga Pushim.

Çmim për person, gjithmonë

Çmimet "për çift" ose "për dy persona" i kthejmë në çmim për person që krahasimi të jetë i drejtë.

1995

oferta aktive

88

agjenci me oferta

208

agjenci të ndjekura

Je agjenci udhëtimi?

Ofertat e tua shfaqen falas. Nëse duam t'i lexojmë më saktë, na dërgo një link të faqes ose një Google Sheet me ofertat — ose na shkruaj që t'i heqim.

Na shkruaj