
Stamboll
STAMBOLL - 3 DITË - 242 €
Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes · Last minute
Kohëzgjatja
2 netë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
Sipas programit
E njëjta ofertë te 3 agjenci
Kurse deri €7Nisja Sht, 3 Tetor 2026 · 2 net · krahasuar automatikisht
Datat e nisjes & çmimet
Rreth ofertës
- 1
Dita 1
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll. Nisja nga Tirana: 02:40, te mengjesit, mbrritja në Stamboll 05:15. Duke qënë se mbërritja në Stanboll është herët do drejtoheni drejt hotelit ku ata që dëshirojnë muind të konsumojnë mëngjesin deri në orën 9:00 që do nisi dhe turi. Kosto e mëngjesit për person është 12 €, pagese extra në hotel. Nisja me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi. Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë. Hyrja Falas - Qëndimi rreth 2 orë. Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce. Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 - 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë. Qëndrimi 1 orë. Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim. Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës. Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel. Kthimi në Hotel. Fjetje në Hotel.
- 2
Dita 2
Mëngjesi në Hotel. Nisja me Autobus për në Akuarium. Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve. Hyrja 30 € - Qëndrimi 2 orë. Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit. Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak. Qëndrimi 2 orë. Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu. Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike. Hyrja Falas - Qëndrimi 30 Minuta. Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi - Hagia Sofia. Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami. Hyrja me pagese. Vazhdon Vizita në Hipodrom. Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar. Kthimi në Hotel. Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke. Hyrja 45 € - Qëndrimi 3 orë. Kthimi në Hotel. Fjejte në hotel.
- 3
Dita 3
Mëngjesi në Hotel. Paradite të lirë. Pasdite, Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor. Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Hyrja 15 € - Qëndrimi 2 orë. Vazhdon udhëtimi për në Qendrën Tregtare. Të lirë në Qendrën Tregare. Transferta për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Kthimi nga Stambolli: 00:35, mbrritja në Tiranë 01:20.
Kujdes:
- Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur.
- Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.
- Hyrjet ne Dollmabahce, ne Topkapi jane me pagese. Pagesa behet me lira turke ne sportel dhe duke qene se cmimi ndryshon vazhdimisht per kete arsye nuk eshte afishuar ne pershkrim vlera.
- Taksa e qytetit nuk është e përfshirë. Klientet e paguajnë në recepsion. Vlera është 2.5 € personi në natë.
Përfshihet
- Bileta e avionit vajtje - ardhje.
- Akomodimi në hotel, sipas zgjdhjes tuaj, në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit.
- Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
- Shëtitjet në Stamboll me autobus, sipas programit.
- Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit.
- Transfertat Aeroport - Hotel - Aeroport.
- OPSIONALE:
- Shetitja me Anije ne Bosfor 15 €.
- Hyrja ne Akuarium 30 €.
- Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë, 45 €.
Nuk përfshihet
- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume.
- Ekskursionet "Opsionale".
- Siguracioni i shendetit ne udhetim.
- _____𝐊𝐎𝐍𝐓𝐀𝐊𝐓_____
- 𝐂𝐞𝐥: +𝟑𝟓𝟓 𝟔𝟗 𝟑𝟖𝟎 𝟑𝟎𝟓𝟐
- 𝐄𝐦𝐚𝐢𝐥: 𝐭𝐫𝐚𝐯𝐞𝐥-𝐭𝐢𝐦𝐞𝟏@𝐡𝐨𝐭𝐦𝐚𝐢𝐥.𝐜𝐨𝐦
- 𝐀𝐝𝐫𝐞𝐬𝐚: 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈, 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡 𝐁𝐥𝐥𝐨𝐤𝐮𝐭, 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐟𝐞 𝐑𝐨𝐦𝐚, 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐥𝐥𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐦𝐚𝐣𝐭𝐚𝐬, 𝐤𝐚𝐭𝐢 𝐈𝐈
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja traveltime-tours.blogspot.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Stamboll
Krahaso para se të rezervosh

🇹🇷Turqi · Greqi
Stamboll, Selanik
Udhëtim në Stamboll – Selanik
8–11 Tet +12 data
Top Tours
nga
€75
për person

🇹🇷Turqi · Greqi
Stamboll, Selanik, Turqi
Stamboll – Selanik me autobus dhe guidë — 4 ditë 75€
8–11 Tet +12 data
E-Travel Albania
nga
€75
për person

🇹🇷Turqi
Stamboll, Turqi
Stamboll me autobus dhe guidë — 4 ditë nga 79€
8–11 Tet +11 data
Bosfor Travel.al
nga
€79
për person

🇹🇷Turqi
Turqi, Stamboll
Udhëtim Stamboll 4 ditë me guide
Data fleksibile
Selectours
nga
€79
për person

🇹🇷Turqi
Stamboll, Turqi
Stamboll - avion + hotel + mëngjes
Data fleksibile
AMAL TRAVEL
nga
€79
për person

🇬🇷Greqi · Turqi
Selanik, Stamboll
Stamboll & Selanik Me Autobus
8–11 Tet +8 data
ARLO Travel and Tours
nga
€85
për person

🇹🇷Turqi · Greqi
Stamboll, Selanik
Stamboll – Selanik, 4 ditë €89
8–11 Tet +7 data
Kalemi Travel
nga
€85
për person

🇹🇷Turqi · Greqi
Stamboll, Selanik, Turqi
Stamboll – Selanik me autobus — 4 ditë, Festat e Nëntorit
27–30 Nën +1 data
Flondo Travel
nga
€89
për person
Eksploro më shumë
- Oferta për Stambollnga €75
- Oferta për Turqinga €75
- Stamboll në Tetor 2026nga €75
- Turqi në Tetor 2026nga €75
- Last minute Stambollnga €75
- Stamboll: Me avionnga €79
- Stamboll: Fundjavënga €75
- Last minute Turqinga €75
- Oferta last minutenga €16
- Udhëtime me avionnga €40
- Oferta për fundjavënga €16
- Oferta për Tetor 2026nga €16
- Ofertat e TravelTime Tours25