Stamboll

Stamboll

Stamboll me Avion dhe Guidë – 3 ditë me avion dhe guidë

Tur me guidë · Me avion · Mëngjes · Last minute

Kohëzgjatja

2 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

3 yje

E njëjta ofertë te 3 agjenci

Kurse deri €20

Nisja Pre, 16 Tetor 2026 · 2 net · krahasuar automatikisht

Datat e nisjes & çmimet

Pre, 16 Tetor 2026

Javën tjetër · kthim 18 Tet · 2 net

€309për person

Rezervo

Pre, 30 Tetor 2026

Pas 4 javësh · kthim 1 Nën · 2 net

€309për person

Rezervo

Sht, 21 Nëntor 2026

Pas 7 javësh · kthim 23 Nën · 2 net

€309për person

Rezervo

Pre, 27 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 29 Nën · 2 net

€309për person

Rezervo

Sht, 28 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 30 Nën · 2 net

€309për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1

    Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 3 orë para nisjes së avionit.

    Fluturimi direkt për në Stamboll.

    Mbërritja në Stamboll.

    Vazhdimi i udhëtimit në drejtim të Istanbul Akuarium.

    Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.

    Hyrja 32 Euro.

    Pas vizitave, vazhdojmë drejt hotelit, sistemim dhe akomodim në Hotel në zonën Taksim.

    Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.

    Darka e lirë nën sugjerimin e guidës.

  2. 2

    Dita 2

    Mëngjesi në Hotel.

    Vazhdojmë lundrim me anije për 1 deri 1.5 orë në varësi të motit në Stamboll, në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.

    Hyrja 15 Euro – Lundrim rreth 1.5 orë. (Pjesëmarrje e detyrueshme)

    Nisja me shoqëruesin e grupit për në Pazarin e Vjetër Kapali Çarshi.

    Pazari i Vjetër Kapali Çarshi në Stamboll është një nga tregjet e mbuluara më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zonë prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.

    Hyrja Falas.

    Pas vizitës në pazar, nisja në këmbë me shoqëruesin për në Sheshin Sulltan Ahmet ku vizitojmë Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.

    Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërtimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla.

    Vazhdon vizita në Xhaminë Blu.

    Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekti Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I në Stamboll.

    Hyrja Falas.

    Vazhdon vizita në Shën Sofisë – Hagia Sofia.

    Hagia Sophia është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës. Në 1453, pas Rënies së Kostandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në xhami. Në vitin 1935 u themelua si muze, dhe në vitin 2020 u rihap si xhami.

    Hyrja 25 euro (Opsionale).

    Qëndrim i lirë.

    Në mbrëmje, nisja me autobuz për shëtitje në Bosfor gjatë natës Turkish Show, darkë me pije jo alkoolike pa limit dhe shfaqje tradicionale dhe moderne turke.

    Hyrja 40 Euro – Qëndrimi 3 orë.

    Kthimi në Hotel.

  3. 3

    Dita 3

    Mëngjesi në Hotel.

    Nisemi drejt Lagjes Balat. Balat është një nga lagjet më karakteristike dhe historike të Stambollit, pranë Gjirit të Artë (Golden Horn). Njihet për rrugicat me kalldrëm, shtëpitë shumëngjyrëshe dhe atmosferën artistike.

    Ndalesë në një prej dyqaneve tradicionale të prodhimit artisanal të lëkurave.

    Pas vizitës në Balat do të keni mundësinë të ndaloni në një dyqan me ëmbëlsira tradicionale turke për të provuar shijet e ndryshme të tyre.

    Nisemi drejt Kodrës Çamlıca që ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kur moti në Stamboll është i ngrohtë dhe pa re, nga këtu merrni një pamje spektakolare të qytetit. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane. Vizitë në xhaminë Çamlıca e ndërtuar nga Presidenti Erdogan me financat e tij si shenjë falënderimi përkundrejt popullit të Stambollit.

    Hyrja e lirë.

    Rrugës ndalojmë në Qendrën 212 për shopping.

    Mbërritja në aeroport dhe fluturimi direkt për në Tiranë.

    Fundi i shërbimit tonë.

Përfshihet

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bagazhe dore 3 kg + valixhe 20 kg

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithçka e papërmendur në çmim përfshihet
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja dealtravelagency.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Stamboll

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€309

WhatsApp