Riviera Franceze (Nicë)

Riviera Franceze (Nicë)

NICE & RIVIERA FRANCEZE 4 DITË

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes · Last minute

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

E njëjta ofertë te 4 agjenci

Kurse deri €30

Nisja Sht, 3 Tetor 2026 · 3 net · krahasuar automatikisht

Datat e nisjes & çmimet

Sht, 3 Tetor 2026

Sot · kthim 6 Tet · 3 net

€439për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1

    Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit.

    Fluturimi direkt Tirana – Nice 12:10 – 14:20.

    Mbërritje në Nice, pritja nga autobusi dhe transferimi drejt qendrës së Nice ku do të vizitojmë:

    -Vieux Nice (qyteti i vjetër)

    -Place Masséna

    -Promenade des Anglais

    -Bulevardet dhe hotelet luksoze

    Pas vizitave nisja drejt hotelit, sistemim dhe akomodim në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e parë.

  2. 2

    Dita 2

    Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisja drejt Menton (~30 min).Vizitë e qytetit dhe shëtitje rreth 1 orë.

    Vazhdimi për Monaco / Monte Carlo (~30 min) ku do të vizitojmë:

    -Shkëmbi i Monacos

    -Pallati i Princit (nga jashtë)

    -Sheshi i Kazinos dhe zona e Monte Carlo.

    Pasdite vizitë në Èze, fshatin e ngushtë mes rrugicave dhe pamjeve panoramike të Mesdheut. (~20–30 min nga Monaco).

    Pas vizitave kthim në Nice për akomodim dhe mbrëmje të lirë.

  3. 3

    Dita 3

    Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisja drejt Saint-Tropez (udhëtimi zgjat 2 orë) (Opsionale, pagesë extra 20 euro/person)

    Shëtitje dhe vizitë e qytetit, porti dhe plazhet.

    Në kthim ndalesa në Cannes ku do të vizitojme Boulevard de la Croisette, Pallati i Festivalit.

    Pas vizitës në Cannes, do të ndalojmë në Antibes (~30–45 min).

    Kthim në Nice për akomodim dhe mbrëmje të lirë.

  4. 4

    Dita 4

    Mëngjesi në hotel.

    Kohë e lirë për shëtitje të shkurtër dhe një kafe mëngjesi buzë deti në Côte d’Azur.

    Transferim direkt në aeroport për fluturimin Nice – Tirana 14:55 – 16:50.

  5. 0

    Dita 0 · POLITIKAT E FËMIJËVE

    - Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total

    - Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit

    - Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.

  6. 0

    Dita 0 · POLITIKAT E UDHËTIMIT

    Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:

    • Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.

    • Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.

    • Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.

    Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

    - Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

    - Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

    - Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes

    - Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

    - Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.

    - Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

    - Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)

    - Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi

    - Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

    - Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

    ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

    SUGJERIM:

    NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Përfshihet

  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Akomodim në hotel
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program

Nuk përfshihet

  • Darka
  • Dreka
  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja zenith.travel më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Riviera Franceze (Nicë)

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€439

WhatsApp