
Riviera Franceze (Nicë)
Udhetim ne Cote d’Azur
Tur me guidë · Me avion · Mëngjes · Last minute
Kohëzgjatja
3 netë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
Sipas programit
E njëjta ofertë te 4 agjenci
Kurse deri €30Nisja Sht, 3 Tetor 2026 · 3 net · krahasuar automatikisht
Datat e nisjes & çmimet
Rreth ofertës
- 1
Dita 1 · Mberritja ne Nise
Nisja e udhetimit realizohet me fluturim direkt Tirane – Nise, ne oren 18:25. Mberritja ne aeroportin e Nises parashikohet ne oren 20:05. Pas mberritjes, behet transferimi drejt qytetit te Nises, ndersa ne mbremje sistemimi dhe qendrimi ne hotel.
- 2
Dita 2 · Atraksionet me te bukura Udhetim ne Cote d’Azur
Pas mengjesit ne hotel, nisemi per nje vizite panoramike ne qytetin e Nises, duke eksploruar monumentet dhe atraksionet me te njohura te zones. Ne program perfshihen Teatri Kombetar i Nises dhe sheshi perkates, zona e Garibaldit, qyteti i vjeter, Katedralja e Nises dhe Sheshi i Drejtesise.
Shetitja vazhdon neper Bulevardin e Anglezëve – nje nga shetitoret me elegante te Mesdheut, ku ndodhen hotele te famshme si Westminster, Hotel Royal dhe Negresco. Me pas vizitohen Bulevardi i Pavjonit dhe Sheshi Massena, nje nga qendrat me dinamike te qytetit.
Ne pasdite, nisemi drejt Principates se Monakos dhe mbrrijme ne Monte Karlo, ku fillon turi panoramik ne pika kyçe si:
– Shkembi i Monakos,
– Muzeu Oqeanografik,
– Parku i Shen Martinit,
– Pallati mbreteror i familjes se Monakos,
– Lungomarja e Albertit te Pare, ku zhvillohen garat e njohura te Formula 1,
– dhe Sheshi i Kazinos, simbol i jetes mondane dhe arkitektures luksoze.
Pas vizitave, kthehemi ne hotel per qendrimin e mbremjes.
Fjetje ne hotel.
- 3
Dita 3 · Udhetim panoramik ne Rivieren Franceze
Pas mengjesit ne hotel, nisemi drejt Antibes, nje qyteze elegante e njohur per portin e jahtesh luksoz.
Udhëtimi: 30 minuta | Qendrimi: 30 minuta
Me pas, vazhdojme drejt Cannes, qyteti simbol i modës dhe kinemase boterore.
Udhëtimi: 30 minuta | Qendrimi: 30 minuta
Nisemi drejt Frejus, nje vendbanim historik i lashte i Perandorise Romake.
Udhëtimi: 1 ore | Qendrimi: 30 minuta
Me pas, udhetojme drejt Saint Tropez, nje nga destinacionet me te famshme per plazhet dhe rezidencat luksoze ne bregdetin mesdhetar.
Udhëtimi: 1 ore | Qendrimi: 30 minuta
Vazhdojme me nje kalim panoramik pa ndalese ne Hyeres, nje qyteze me histori mesjetare dhe rruge te ngushta me sharm te vecante.
Udhëtimi: 1 ore e 15 minuta | Kalim panoramik
Pas Hyeres, ndalesa e rradhes eshte Toulon, nje qytet port i rendesishem ushtarak i Frances.
Udhëtimi: 30 minuta | Qendrimi: 30 minuta
Me pas, ndalojme ne La Ciotat, nje qyteze port peshkataresh me atmosfere autentike bregdetare.
Udhëtimi: 50 minuta | Qendrimi: 15 minuta
Ne vazhdim, kalim panoramik neper Cassis, nje tjeter qyteze port me tradite peshkimi dhe pamje te bukura detare.
Udhëtimi: 30 minuta | Kalim panoramik
Dita mbyllet me mberritjen ne Marseje, qyteti me i madh ne jug te Frances.
Behet sistemimi dhe qendrimi ne hotel. Fjetje ne hotel.
- 4
Dita 4 · Vizite ne Marseje dhe kthimi ne Tirane
Pas mengjesit ne hotel, nisemi per nje vizite panoramike ne monumentet kryesore te Marsejes.
Programi perfshin ndalesen ne piken me te larte panoramike te qytetit, ku ndodhet Notre Dame de la Garde, simboli i Marsejes dhe nderkohe edhe shenjtja mbrojtese e qytetit. Me pas zbresim drejt Portit te Vjeter, nje zone historike dhe turistike me shume gjalleri, dhe vizitojme Pallatin Longchamp me shatervanet monumentale, nje nga komplekset me elegante arkitektonike te qytetit.
Pasdite, realizohet transferimi drejt aeroportit te Nises per fluturimin e kthimit.
Fluturimi direkt Nise – Tirane realizohet ne oren 20:45.
Mberritja ne Tirane ne oren 22:40, duke mbyllur keshtu udhetimin ne Rivieren Franceze me pervoja dhe kujtime te paharrueshme.
⚠️Kujdes:
Ne diten e trete, itinerari eshte i parashikuar me udhetime dhe ndalesa te detajuara. Megjithate, ne raste vonesash te mundshme per shkak te trafikut, bllokimeve ne rruge ose qendrimeve me te gjata se parashikimi ne ndalesa te caktuara, mund te mos realizohen te gjitha ndalesat. Shoferi i autobusit eshte i detyruar te respektoje orarin ligjor te punes dhe ndalesat e rregullta, sipas rregullores nderkombetare te transportit rrugor.
🛈Cfare perfshihet:
Fluturimi vajtje ardhje
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel per 3 nete
Mengjeset per te gjitha ditet e qendrimit
Shoqërues shqiptar nga agjensia
Bagazh kabine me permasa deri ne 40x30x20cm.
(mbi keto permasa dhe bagazh per check in ka shpenzime extra)
🛈Cfare nuk perfshihet:
Gjtihcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Kujdes:
(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojne ne baze te orarit te kompanise ajrore. Ne cdo rast programi zbatohet i plote.
FAQ – Pyetje te shpeshta per nje Udhetim ne Cote d’Azur
Cilat qytete perfshihen ne Cote d’Azur? Cote d’Azur, e njohur edhe si Riviera Franceze, perfshin qytete te famshme bregdetare si Nice, Cannes, Monaco, Antibes dhe Saint-Tropez. Keto destinacione njihen per plazhet, marinat me jahte dhe atmosferen elegante mesdhetare.
Pse eshte i famshem qyteti i Nice? Nice eshte nje nga qytetet me te vizituara ne Cote d’Azur dhe njihet per shëtitoren Promenade des Anglais, plazhet me pamje spektakolare dhe qendren historike me rrugica tradicionale.
Cfare duhet te vizitohet patjeter ne Monaco? Ne Monaco duhet vizituar kazinoja e Monte Carlo, Pallati i Princit dhe porti me jahte luksoze. Principata eshte e njohur per stilin e jeteses luksoz dhe per garen e Formula 1.
Kur eshte koha me e mire per te vizituar Cote d’Azur? Koha me e mire per te vizituar Cote d’Azur eshte nga maji deri ne shtator, kur temperaturat jane ideale per plazh dhe qytetet bregdetare kane atmosferen me te gjalle.
A ja vlen te vizitohet Cannes gjate nje udhetimi ne Cote d’Azur? Cannes eshte nje nga qytetet me elegante ne Riviera Franceze dhe eshte i famshem per Festivalin e Filmit, plazhet dhe bulevardin La Croisette me hotele dhe dyqane luksoze.
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja kalemi.com më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Riviera Franceze (Nicë)
Krahaso para se të rezervosh

🇲🇨Monako · Itali · Francë
Monako, Riviera Italiane, Riviera Franceze (Nicë)
Nice - Monaco - Sanremo - tur 2-ditor
28–29 Nën
Synergy Travel & Tours
nga
€264
për person

🇫🇷Francë
Riviera Franceze (Nicë)
TOUR NE COTE D’AZUR / 4 DITE
Data fleksibile
Feleqi Travel Albania
nga
€364
për person

🇫🇷Francë
Riviera Franceze (Nicë)
Nice Udhëtim Individual
Data fleksibile
ARLO Travel and Tours
nga
€439
për person

🇫🇷Francë · Monako
Riviera Franceze (Nicë), Monako
Udhëtim në Cote d’Azur, 4 dite
3–6 Tet +1 data
Bora Travel & Tours
nga
€459
për person

🇫🇷Francë
Riviera Franceze (Nicë)
Cote d'Azur
3 Tet
Matias Travel & Tours
nga
€459
për person

🇫🇷Francë · Monako
Riviera Franceze (Nicë), Marsejë, Monako
Udhëtim në Cote d'Azur
3–6 Tet +1 data
Tropical Travel & Tours
nga
€459
për person

🇫🇷Francë
Riviera Franceze (Nicë)
Nice & Riviera Franceze
3–6 Tet
ARLO Travel and Tours
nga
€469
për person

🇫🇷Francë
Riviera Franceze (Nicë), Marsejë, Francë
Côte d'Azur — Nice, Cannes, Marseille, 3 net
3–6 Tet +1 data
Star Tours Albania
Pyet çmimin
Eksploro më shumë
- Oferta për Riviera Franceze (Nicë)nga €264
- Oferta për Francënga €125
- Riviera Franceze (Nicë) në Tetor 2026nga €439
- Francë në Tetor 2026nga €165
- Last minute Riviera Franceze (Nicë)nga €439
- Riviera Franceze (Nicë): City breaknga €264
- Riviera Franceze (Nicë): Me avionnga €264
- Last minute Francënga €169
- Oferta last minutenga €16
- City breaknga €77
- Udhëtime me avionnga €40
- Oferta për Tetor 2026nga €16
- Ofertat e Kalemi Travel169