Riviera Italiane, Piza, Firence

Riviera Italiane, Piza, Firence

Riviera Italiane – 4 Ditë me Avion nga Tirana

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

E njëjta ofertë te 5 agjenci

Kurse deri €7

Nisja Mër, 21 Tetor 2026 · 3 net · krahasuar automatikisht

Datat e nisjes & çmimet

Mër, 21 Tetor 2026

Pas 3 javësh · kthim 24 Tet · 3 net

€378për person

Rezervo

Rreth ofertës

Firence - Pisa- La Spezia - Gjenove - Nise

RIVIERA ITALIANE - 4 Dite

Detajet e turit

  1. 1

    Dita 1

    Nisja nga Tirana me avion për në Pisa. Nisja më 10.45. Mbrritja në Pisa më 12.30. Transfertë nga Aeroporti në qytetin e Firences. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti. Kthimi në Pisa, Shëtitje dhe Vizitë në Pisa. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

  2. 2

    Dita 2

    Mëngjesi në Hotel. Nisja për në La Spezia në orën 08.30. Ndalesë në Stacionin e Trenit

    Nisja me Tren për në Manarola. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë.

    Nisja me Tren për në Varnazza. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë.

    Nisja me Tren për në Monterosso. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë.

    Nisja me Tren për në Levanto. Ndalesë dhe Vizitë rreth 30 minuta.

    Vazhdimi i Udhëtimit për në Rapallo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë Panoramike. Nisja për në Portofino. Ndalesë dhe Vizitë në Portofino. Kthimi në Santa Margherita di Ligure. Vizitë e shkurtër.

    Vazhdimi i Udhëtimit për në Gjenovë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  3. 3

    Dita 3

    Mëngjesi në Hotel. Vizitë Panoramike e Monumenteve Kryesore të Qytetit; Palaces në Via Garibaldi, Piazza de Ferrari dhe Teatri Carlo Felice, Via Balbi dhe Palazzo Reale, Katedralja San Lorenzo, Porti, etj. Vazhdimi i Udhëtimit.

    Nisja për në Sanremo. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Ndalesë dhe Vizitë 1 orë.

    Nisja për në Menton. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ndalesë dhe Vizitë 30 minuta.

    Vazhdimi udhëtmit për në Monte Karlo. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta. Ndalesë në Monte Carlo, ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos,

    Vazhdimi udhëtimit për në Nisë. Udhëtimi zgjat rreth 40 minuta. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

  4. 4

    Dita 4

    Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti vjetër, Katedralja e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. Pasdite vonë Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë - Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 14:55. Mbrritja në Tiranë në orën 16.50.

    Kujdes:

    Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

    Kujdes:

    1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.

    2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

    3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

    Në pagesën përfshihen:

    1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion

    2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus dhe Tren.

    3. Akomodim në hotel.

    4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.

    5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

    6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

    Kujdes. Cmimi i paketes eshte i lidhur ne kohe reale me kompanine fluturimit dhe cmimet jane te ndryshueshme/Cmimin e sakte do e kemi ne momentin e rezervimit.Pagesa e bere eshte e pa ndryshushme dhe e pa kthyeshme

    Riviera Italiane

    DATAT E NISJEVE

    Nisja: 21-10-2026

    Çmimi Total - 756€ per dy persona, akomodimi ne dhome dyshe

Nuk përfshihet

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja erlitravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Riviera Italiane

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€378

WhatsApp