Marrakesh, Kazablanka, Romë

Marrakesh, Kazablanka, Romë

Marrakesh - Casablanca - Rabat

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

4 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

E njëjta ofertë te 2 agjenci

Nisja Die, 25 Tetor 2026 · 4 net · krahasuar automatikisht

Datat e nisjes & çmimet

Die, 25 Tetor 2026

Pas 3 javësh · kthim 29 Tet · 4 net

€629për person

Rezervo

Enj, 26 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 30 Nën · 4 net

€649për person

Rezervo

Rreth ofertës

Marrakesh - Casablanca - Rabat

• 6 Ditë / 4 Netë për vetëm €629, Nisja më 25 Tetor

• 6 Ditë / 4 Netë për vetëm €649, Nisja më 26 Nëntor

KUJDES: Çmimi mund të ndryshojnë. Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Detajet e turit

  1. 1

    Dita 1

    Fluturim Tiranë - Marrakesh nëpërmjet Romës. Nisja nga Tirana në orën 06.05. Mbrritja në Romë në orën 07.45. Vizitë Panoramike e qytetit: Piazza Del Popolo, Via Del Corso, Fontana Di Trevi, Pantheon, Piazza Venezia, Piazza Di Spanja, Coloseum, Nisja nga Roma në orën 16.05. Mrritja në Marrakesh në orën 19.45. Transferimi në Marrakesh. Check in dhe Fjetje në hotel.

  2. 2

    Dita 2

    Mëngjesi në hotel. Vizitë e plotë ditore e Marrakeshit: Xhamia Koutoubia, nga jashtë, Parc Lalla Hasna, Sheshi Jemaa El-Fnaa, Medina dhe sukët shumëngjyrësh. Lagjja Hebraike Mellah, Lagjja Kasbah, Rruga Mouassine.

    Opsionale: Pallati Bahia.

    Opsionale: Varret Saadi.

    Nisja për në Kazablanka në orën 17:00. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Mbërritja në Kazablanka. Fjetje në hotel.

  3. 3

    Dita 3

    Mëngjesi në hotel. Vizitë në Kazablanka: Xhamia Hassan II, nga jashtë, Korniza Ain Diab, Sheshi Mohammed V - arkitektura koloniale franceze dhe ndërtesat qeveritare, Place des Nations Unies dhe Rruga Prince Moulay Abdellah - zona kryesore historike dhe tregtare, Lagjja Habous (Medina e Re) - arkitekturë tradicionale dhe dyqane artizanale lokale. Udhëtimi vazhdon për në Rabat. Mbërritja në Rabat. Fjetja në hotel.

  4. 4

    Dita 4

    Mëngjesi në hotel. Vizita turistike e Rabatit: Pallati Mbretëror, Kulla Hassan dhe Mauzoleu i Muhamedit V, Kasbah i Udayas, Medina dhe Rruga Rue des Consuls. Nisja për në Marrakesh në orën 16.00. Kthimi në Marrakesh. Fjetja në hotel.

  5. 5

    Dita 5 · Mëngjesi në hotel.

    Opsionale: Kopshti Majorelle.

    Kohë e lirë për blerje. Transferim për në aeroportin e Marrakeshit. Fluturim Marrakesh - Tiranë. Nisja nga Marrakesh në orën 21.00.

  6. 6

    Dita 6

    Mbrritja në Romë në orën 00.25. Nisja nga Roma në oren 06.20. Mbrritja në Tiranë në orën 07.45

    Akomodimi ne Rabat: Le Muse Hotel (per te dy grupet)

    Akomodimi ne Kazablanka : Hotel Diwan Casablanca (per te dy grupet)

    Akomodimi ne Marrakesh : PH Palais Riad Berbere (per grupin e dates 26 Nentor)

    POLITIKAT E UDHËTIMIT

    Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:

    -Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.

    -Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë

    -Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.

    -Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.

    -Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.

    -Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm

    Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:

    -Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.

    -Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.

    -Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.

    -Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).

    -Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 6 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.

    -Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.

Përfshihet

  • Fluturime vajtje-ardhje(Tiranë-Romë-Marrakesh)
  • Transferta dhe ture me autobus.
  • Akomodim në hotel për 4 netë.
  • Mëngjese për të gjitha netët e qëndrimit.
  • Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit dhe Guidë vendase gjatë shëtitjeve.

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja westtravel.al më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Marrakesh

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€629

WhatsApp