Strasburg, Gjermani

Strasburg, Gjermani

Strasburg - Shtutgart

Tur me guidë · Me avion · Mëngjes · Last minute

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

E njëjta ofertë te 2 agjenci

Kurse deri €6

Nisja Pre, 16 Tetor 2026 · 3 net · krahasuar automatikisht

Datat e nisjes & çmimet

Pre, 16 Tetor 2026

Javën tjetër · kthim 19 Tet · 3 net · nga Tirana

€474për person

Rezervo

Enj, 3 Dhjetor 2026

Pas 9 javësh · kthim 6 Dhj · 3 net · nga Tirana

Pyet çmimin

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1 · Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja nga Tirana në orën 0500. Mbrritja në Bazel në orën 07.20. Nisja për në Baden Baden. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë në Baden - Baden, i ndodhur në brigjet e lumit Oos,i njohur për banjot e tij termale romake. Vizitohen: Bashkia e Qytetit, Monumenti i Otto Von Bismarck, Opera më e madhe në Gjermani Festspielhaus, Kisha Stiftskirche dhe Muzeu Faberge, ku jane koleksionuar rreth 700 vepra arti. Transferimi për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

  2. 2

    Dita 2 · Mëngjesi në hotel. Paradite, Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes - Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Pasdite, Nisja për në Karlsruhe. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 20 minuta. Vizitohen: Karlsruhe Palace, ish rezidencë e Dukëve të Baden, Marktplatz, sheshi me Piramidën e vjetër, Bashkia e qytetit, me shatervanin dhe statujen e Dukë Ludwig, Kisha Katolike Shën Stefan dhe Sheshi i Të Drejtave Themelore. Në Mbrëmje nisja për në Strasburg. Udhëtimi zgjat 2 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  3. 3

    Dita 3 · Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Strasburg, qyteti i UNESCO-s, buzë lumit Rin. Vizitohen: Ura e mbuluar Points Couverts, Katedralja Notre Dame, imitim i Katedrales Notre Dame de Paris, Shtëpia tregtare e shekullit 15-të, Maison Kammerzell, Sheshi Guttemberg, Qendra Artizanale e Lagjes Petite France,Xhamia më e madhe në Francë, përuruar më 2012, dhe Gjykata dhe Parlameni Europian. Fjetje në Hotel.

  4. 4

    Dita 4 · Mëngjesi në Hotel.Nisja për në Colmar. Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitohen: Lagja Krutenau e njohur si Venecia e Vogël, përgjatë kanalit Lauch, Qendra e Qytetit, Bashkia, Kisha Shën Martin, Shtëpa e Gardës së vjetër ushtarake, Shtëpia Adolph e vitit 1350. dhe Maison des Tetes. Vazhdon udhëtimi për nëpër në Mulhouse. Udhëtimi zgjat 30 minuta. Vizitohen: Bashkia, Place de la Bourse dhe Muzeu i Trenave. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel - Tiranë. Nisja në orën 14.40. Mbrritja në 16.45.

    SHENIM: DATA 3 DHJETOR KA KETO ORARE FLUTURIMINISJA TIRANE BASEL ORA 05:50KTHMI SHTUTGARD TIRANE ORA 18:40

Përfshihet

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Bazel
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus në Francë dhe Gjermani
  • Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra)

Nuk përfshihet

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume
  • Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja tropicalalbania.com më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Strasburg

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€474

WhatsApp