Selanik, Stamboll

Selanik, Stamboll

Stamboll, Selanik – 4 ditë me autobus dhe guidë

Tur me autobus · Me autobus · Mëngjes · Last minute

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana / Durrës

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

3 yje

E njëjta ofertë te 5 agjenci

Kurse deri €14

Nisja Enj, 8 Tetor 2026 · 3 net · krahasuar automatikisht

Datat e nisjes & çmimet

Enj, 8 Tetor 2026

Pas 5 ditësh · kthim 11 Tet · 3 net

€89për person

Rezervo

Enj, 15 Tetor 2026

Javën tjetër · kthim 18 Tet · 3 net

€89për person

Rezervo

Enj, 22 Tetor 2026

Pas 3 javësh · kthim 25 Tet · 3 net

€89për person

Rezervo

Enj, 29 Tetor 2026

Pas 4 javësh · kthim 1 Nën · 3 net

€89për person

Rezervo

Enj, 5 Nëntor 2026

Pas 5 javësh · kthim 8 Nën · 3 net

€89për person

Rezervo

Enj, 12 Nëntor 2026

Pas 6 javësh · kthim 15 Nën · 3 net

€89për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1

    Nisja nga Tirana në orën 19:00 (1 ditë para datës së nisjes).

    Nisja nga Durrësi në orën 17:15 (1 ditë para datës së nisjes). (pa pagesë extra)

    Nisja nga Elbasani në orën 19:30 (1 ditë para datës së nisjes).

    Udhëtimi vazhdon drejt Stambollit nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushim dhe procedurat kufitare. Pas mbërritjes në Stamboll, në varësi të kohës së lirë, do të zhvillohet një vizitë opsionale në qendrën tregtare 212. Më pas bëhet akomodimi në hotel dhe në mbrëmje mundësi për shëtitje të lirë sipas sugjerimeve të guidës shoqëruese.

  2. 2

    Dita 2

    Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisim vizitën në lagjen historike dhe shumë të famshme të Balatit (Ekstra 5 Euro), e njohur për shtëpitë shumëngjyrëshe dhe atmosferën autentike të Stambollit.

    Më pas vazhdojmë me lundrimin në ngushticën e Bosforit drejt Detit të Zi, ku do të shijojmë pamjet panoramike të pjesës evropiane dhe aziatike të qytetit, si dhe kalanë historike Rumeli Hisari. Lundrimi zgjat rreth 1 deri 2 orë dhe ka një kosto prej 15 Euro (pjesëmarrje e detyruar).

    Gjatë ditës do të vizitohen gjithashtu dyqanet tradicionale të suvenireve, ëmbëlsirave turke dhe produkteve të lëkurës.

    Më pas, vizitë opsionale në Akuariumin e Stambollit (Ekstra 32 Euro) dhe kohë e lirë në sheshin e njohur Taksim. Kthimi në hotel.

    Në mbrëmje organizohet një program special në Bosfor me autobus: darkë, pije joalkoolike pa limit dhe spektakël tradicional turk me muzikë dhe valle moderne. Aktiviteti zgjat rreth 2 deri 3 orë dhe kushton 35 Euro. Pas përfundimit, kthimi në hotel.

  3. 3

    Dita 3

    Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt kodrës së të dashuruarve, Çamlıca, në pjesën aziatike të Stambollit (Ekstra 10 Euro/personi), ku do të shijojmë panoramën madhështore të qytetit.

    Më pas vazhdojmë me një vizitë panoramike pranë Pallatit Dolmabahçe dhe ndalesë në parkun e bukur Gulhane. Turi vazhdon me vizitat në monumentet më të rëndësishme historike të Stambollit si Hipodromi, Xhamia Blu, Shën Sofia, një nga veprat më madhështore të botës ortodokse, si dhe Sarajet e Sulltanit, Topkapi.

    Në fund do të ketë kohë të lirë për shopping në Grand Bazaar. Kthimi në hotel sipas orarit të caktuar nga guida ose individualisht për ata që dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë në qytet.

  4. 4

    Dita 4

    Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:00, nisemi drejt Shqipërisë. Gjatë kthimit do të bëhet një ndalesë rreth 1 orë e 30 minuta në Selanik, ku do të vizitohet monumenti i Aleksandrit të Madh pranë Kullës së Bardhë. Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës parashikohet në orët e vona të mbrëmjes.

    Fundi i shërbimit tonë!

Përfshihet

  • Transporti sipas programit
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Nata Turke 35 Euro/personi
  • Istanbul Aquarium 32 Euro/personi
  • Hyrja në monumente dhe muzeume
  • Dreka dhe darka
  • Çamlıca extra 10 Euro
  • Lagjia Balat extra 5 Euro
  • Lundrimi me anije 15 Euro (e detyrueshme)

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja dealtravelagency.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Selanik

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€89

WhatsApp