
Stamboll
Udhëtim në Stamboll 3 Ditë-Pegasus
Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes · Last minute
Kohëzgjatja
2 netë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
3 yje
E njëjta ofertë te 2 agjenci
Nisja Die, 4 Tetor 2026 · 2 net · krahasuar automatikisht
Datat e nisjes & çmimet
Rreth ofertës
Udhëtim në Stamboll 2 Netë / 3 Ditë - Pegasus Airlines
- 3 Ditë të plota
Nisja më:
🗓 Tetor: 4, 7, 8, 9, 10, 11, 14, 15, 16, 17, 18, 21 ,22 ,23, 24, 25, 28, 29, 30 ,31
🗓 Nentor : 1, 5, 6, 7, 8, 12, 13, 14, 15, 19, 20, 21, 22
⚠️ Kujdes: Çmimet dinamike dhe mund të jenë te ndryshueshme
(Çmimi ndryshon sipas datës së nisjes)
Vizitohet: Stamboll. * Fluturimi Tiranë - Stamboll - Tiranë, * Fjetje: 2 Net në Stamboll. * Mëngjeset në Hotel. * Transfertat dhe Shëtitjet me Autobus. * Dore 3kg dhe bagazh 20kg ( sipas rastit) * Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit.
Udhëtimi është në Grup.
Detajet e turit :
- 1
Dita 1
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Duke qënë se mbërritja në Stanboll është herët do drejtoheni drejt hotelit ku ata që dëshirojnë muind të konsumojnë mëngjesin deri në orën 9:00 që do nisi dhe turi. Kosto e mëngjesit për person është 12 euro. (Pagese extra në hotel)
Nisja me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.
Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce.
Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
Qëndrimi 1 orë.
Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim.
Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel.
Kthimi në Hotel.
Fjetje në Hotel.
- 2
Dita 2
Mëngjesi në Hotel.
Nisja me Autobus për në Akuarium.
Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.
Hyrja 30 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Qëndrimi 2 orë.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja me pagese.
Vazhdon Vizita në Hipodrom
Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.
Kthimi në Hotel.
Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 45 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Kthimi në Hotel
Fjejte në hotel.
- 3
Dita 3
Mëngjesi në Hotel.
Paradite të lirë.
Pasdite, Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 15 Euro - Qëndrimi 2 orë
Vazhdon udhëtimi për në Qendrën Tregtare.
Të lirë në Qendrën Tregare.
Transferta për në Aeroport.
Fluturimi për në Tiranë.
Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet.
OPSIONALE:
1. Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €15.
2. Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë €45, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.
3. Vizitë në Aquarium €30.
4.Hyrjet ne Dollmabahce, ne Topkapi jane me pagese. Pagesa behet me lira turke ne sportel dhe duke qene se cmimi ndryshon vazhdimisht per kete arsye nuk eshte afishuar ne pershkrim vlera (afersisht 40-45 euro)
Oraret e fluturimeve jane:
Kompania e fluturimit PEGASUS AIRLINES
Nisja nga Tirana: 02:40 (te mengjesit), mbrritja në Stamboll 05:15.
Kthimi nga Stambolli: 00:35, mbrritja në Tiranë 01:20 (sapo fillon dita e katert)
Akomodimi :
Fuar Istanbul Hotel 3*- Hoteli i paketes baze
Grand Marcelo 4* - Hotele me pagese ekstra*
Hampton by Hilton 4* - Hotele me pagese ekstra*
Ramada Grand Bazaar 4* - Hotele me pagese ekstra*
POLITIKAT E UDHËTIMIT
*Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:
-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.
-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë
-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.
-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.
-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.
*Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.
-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).
-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 6 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.
-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it ne Desk.
Përfshihet
- Bileta e avionit vajtje – ardhje Tirane-Stamboll-Tirane
- Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
- Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
- Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
- Guidë shqiptare për të gjithë ditët e qëndrimit
- Asistence ne nisje ne aeroportin e Tiranes , Rinas
- Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport
- Bagazh dore 3kg ose Bagazh 20kg sipas rastit në të dhënat e përcaktuara
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja westtravel.al më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Stamboll
Krahaso para se të rezervosh

🇹🇷Turqi · Greqi
Stamboll, Selanik, Turqi
Stamboll – Selanik me autobus dhe guidë — 4 ditë 75€
8–11 Tet +12 data
E-Travel Albania
nga
€75
për person

🇹🇷Turqi
Stamboll, Turqi
Stamboll me autobus dhe guidë — 4 ditë nga 79€
8–11 Tet +11 data
Bosfor Travel.al
nga
€79
për person

🇹🇷Turqi
Stamboll, Turqi
Stamboll - avion + hotel + mëngjes
Data fleksibile
AMAL TRAVEL
nga
€79
për person

🇹🇷Turqi
Turqi, Stamboll
Udhëtim Stamboll 4 ditë me guide
Data fleksibile
Selectours
nga
€79
për person

🇬🇷Greqi · Turqi
Selanik, Stamboll
Stamboll & Selanik Me Autobus
8–11 Tet +8 data
ARLO Travel and Tours
nga
€85
për person

🇹🇷Turqi · Greqi
Stamboll, Selanik
Stamboll – Selanik, 4 ditë €89
8–11 Tet +7 data
Kalemi Travel
nga
€85
për person

🇹🇷Turqi · Greqi
Stamboll, Selanik, Turqi
Stamboll – Selanik me autobus — 4 ditë, Festat e Nëntorit
27–30 Nën +1 data
Flondo Travel
nga
€89
për person

🇬🇷Greqi · Turqi
Selanik, Stamboll
STAMBOLL – SELANIK ME AUTOBUS / 4 DITË
Data fleksibile
Feleqi Travel Albania
nga
€89
për person
Eksploro më shumë
- Oferta për Stambollnga €75
- Oferta për Turqinga €75
- Stamboll në Tetor 2026nga €75
- Turqi në Tetor 2026nga €75
- Last minute Stambollnga €75
- Stamboll: Me avionnga €79
- Stamboll: Fundjavënga €85
- Last minute Turqinga €75
- Oferta last minutenga €16
- Udhëtime me avionnga €40
- Oferta për fundjavënga €16
- Oferta për Tetor 2026nga €16
- Ofertat e West Travel Albania18