
Stamboll
STAMBOLL
Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes
Kohëzgjatja
3 netë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
4 yje
Datat e nisjes & çmimet
Rreth ofertës
- 1
Dita 1 · Stamboll
Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana me fluturim direkt (1 ore : 20 min) per ne Stamboll.
Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit, në Sheshin Taksim.
Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
*Kohë e lirë për shopping në sheshin Taksim.
*Akomodimi në hotel në zonën e Taksimit
- 2
Dita 2 · Stamboll
Mëngjesi në hotel.
*Turi fillon në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt “Pallati i Ri” (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Qëndrimi 2 orë.
*Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
*Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja me pagese.
*Vazhdon Vizita në Hipodrom
Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.
Kthimi në Hotel.
*Në mbrëmje, do të organizohet “Nata Turke”, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 45 Euro – Qëndrimi 3 orë. (opsionale)
- 3
Dita 3 · Stamboll
Mëngjesi në hotel.
*Dita fillon me vizite në Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth 1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
(Vizite Panoramike)
*Nisemi me pas drejt stacioneve te trageteve Eminoy ku do te lundrojme me anije për dy – tre orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa dhe per tu njohur me legjenden e saj si te nje perralle.
*Pas xhiros me anije do të vazhdojmë vizitën në lagjen më të famshme të stambollit e njohur si Lagjia Balat, ku do te shohim ndertesat dhe rrugicat shumngjyreshe. Me pas vazhdojme drejt Kishes Katedrale Patriarkale te Shën Gjergjit e cila është katedralja kryesore ortodokse në Stamboll.
*Pasdite shopping në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.
Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
*Kthimi në Hotel pasdite.
- 4
Dita 4 · Stamboll
Mëngjesi në hotel.
*Nisemi drejt Kodra Çamlıca qe ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kur moti ne Stamboll eshte i ngrohte dhe pa re nga ketu merrni nje pamje spektakolare te qytetit. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane.Vizite ne xhamine Camlica e ndërtuar nga Presidenti Erdogan me financat e tij si një shenjë falenderimi perkundrejt popullit te Stambollit.
Hyrja e lirë.
*Transferta më pas për në aeroportin e Stambollit, Sabiha Gokcen
Fluturimi direkt Stamboll – Tirane.
Mbërritja në Tiranë në mbrëmje
Përfshihet
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Stamboll – Tiranë.
- Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
- Akomodimi ne Hotel 4 Yje për 3 netë në Stamboll
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 15cm deri në 4 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Nuk përfshihet
- Drekat dhe Darkat
- Taksa lokale 2€ personi për natë e cila paguhet në recepsionin e hotelit
- Hyrjet në monumente, muzeume, parqe dhe lundrimi me traget në Bosfor: (Vizita janë opsionale, jo të detyrueshme).
- *Lundrimi në Bosfor – 15€ (pagesa në agjensi)
- *Nata Turke – 45€ (pagesa në agjensi)
- ! Hyrjet në Dollmabahce, Agia Sophia dhe në Topkapi janë me bileta. Pagesa behet me lira turke në sportel dhe duke qenë se cmimi ndryshon vazhdimisht për këtë arsye nuk është afishuar në përshkrim vlera.
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja veatravel.com më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Stamboll
Krahaso para se të rezervosh

🇹🇷Turqi · Greqi
Stamboll, Selanik, Turqi
Stamboll – Selanik me autobus dhe guidë — 4 ditë 75€
8–11 Tet +12 data
E-Travel Albania
nga
€75
për person

🇹🇷Turqi
Stamboll, Turqi
Stamboll me autobus dhe guidë — 4 ditë nga 79€
8–11 Tet +11 data
Bosfor Travel.al
nga
€79
për person

🇹🇷Turqi
Stamboll, Turqi
Stamboll - avion + hotel + mëngjes
Data fleksibile
AMAL TRAVEL
nga
€79
për person

🇹🇷Turqi
Turqi, Stamboll
Udhëtim Stamboll 4 ditë me guide
Data fleksibile
Selectours
nga
€79
për person

🇬🇷Greqi · Turqi
Selanik, Stamboll
Stamboll & Selanik Me Autobus
8–11 Tet +8 data
ARLO Travel and Tours
nga
€85
për person

🇹🇷Turqi · Greqi
Stamboll, Selanik
Stamboll – Selanik, 4 ditë €89
8–11 Tet +7 data
Kalemi Travel
nga
€85
për person

🇹🇷Turqi · Greqi
Stamboll, Selanik, Turqi
Stamboll – Selanik me autobus — 4 ditë, Festat e Nëntorit
27–30 Nën +1 data
Flondo Travel
nga
€89
për person

🇬🇷Greqi · Turqi
Selanik, Stamboll
STAMBOLL – SELANIK ME AUTOBUS / 4 DITË
Data fleksibile
Feleqi Travel Albania
nga
€89
për person