Sllovaki, Vjenë

Sllovaki, Vjenë

VJENË DHE BRATISLLAVË

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes · Last minute

Kohëzgjatja

Pyet agjencinë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Pre, 16 Tetor 2026

Javën tjetër · kthim 19 Tet · 3 net

€359për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1

    Takimi 3 orë përpara udhëtimit me shoqëruesin në aeroport.

    Udhëtimi me avion Tiranë – Bratisllavë. Mbërritja në orën 09:55 në Bratisllavë.

    Nisja drejt Vjenës dhe fillojme vizitat në monumentet e kryesore, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e qytetit si dhe Hofburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve.

    Kohë e lirë për qëndrim në Sheshin St Stephen’s Cathedral. Pas vizitës, sistemim dhe fjetje në hotel në Vjenë.

  2. 2

    Dita 2

    Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vazhdojmë vizitat ne Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes perandorake Habsburg si dhe kopshtet e tij të bukura.

    Me pas vizitojmë Belvedere Palace, një shembull elegant i artit dhe arkitekturës baroke, me kopshtet e tij të rregulluara dhe pamje mbresëlënëse

    Pas vizitave transferim për në Bratisllavë.

    Sistemimi dhe fjetje në hotel.

  3. 3

    Dita 3

    Mëngjesi në hotel. Vizitë e Bratisllavës: Old Town, me shëtitje në rrugicat historike, statujat e famshme dhe Michael’s Gate.

    Më pas shëtitje përreth Bratislava Castle, me pamje panoramike mbi qytet dhe lumin Danub.

    Ndalesa pranë St. Martin’s Cathedral dhe Primate’s Palace, ndërtesa historike që pasqyrojnë trashëgiminë kulturore të qytetit. Pas kësaj, vizitë e shkurtër te Blue Church (St. Elizabeth’s Church) për të admiruar arkitekturën unike Art Nouveau.

    Dita përfundon me qëndrim të lirë në Eurovea Promenade, buzë lumit Danub.

    Sistemimi dhe akomodimi në hotel.

  4. 4

    Dita 4

    Mëngjesi në hotel, dhe transfera direkt për në aeroportin e Bratisllavës.

    Fluturimi në 06:00 nga Bratisllva dhe mbërritja në Tiranë në 07:35.

    Fundi i shërbimit tonë.

    Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.

    (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

    Kujdes:

    1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.

    2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

    3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Përfshihet

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk përfshihet

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja udheto.com.al më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Vjenë

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€359

WhatsApp