Marok, Marrakesh, Vjenë

Marok, Marrakesh, Vjenë

Udhëtim në Marok – Mbretëria e Dritës dhe Ngjyrave

Tur me guidë · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

5 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

4 yje

Datat e nisjes & çmimet

Pre, 13 Nëntor 2026

Pas 6 javësh · kthim 18 Nën · 5 net

€1.385për person

Rezervo

Mër, 16 Dhjetor 2026

Pas 11 javësh · kthim 21 Dhj · 5 net

€1.199për person

Rezervo

Itinerari

  1. Tiranë
  2. Kthim

Rreth ofertës

Eksploroni Marokun: Marrakech, Atlas, qytete tradicionale dhe netë magjike nën yjet e Saharasë!

  1. 1

    Dita 1 · Mirë se vini në Marok

    Do të takohemi me guidën para nisjes në aeroportin “Nënë Tereza”. Nisemi drejt Marokut me një tranzit në Vienë (për detaje të hollësishme rreth fluturimeve ju lutem shihni seksionin “Fluturimi”).

    Aventura jonë fillon në Marrakech, një nga qytetet më magjike të Marokut, ku tradita, ngjyrat dhe aromat orientale krijojnë një atmosferë unike.

    Pas mbërritjes në aeroportin e Marrakech, do të mirëpritemi nga partnerët dhe do të transferohemi drejt hotelit. Pas check-in dhe pak kohë për t’u çlodhur, do të fillojmë njohjen e parë me qytetin duke vizituar Kopshtet Majorelle, një nga vendet më ikonike të Marrakech, i njohur për kombinimin e arkitekturës, bimësisë ekzotike dhe ngjyrës karakteristike blu.

    Mbrëmja do të vijojë me darkën në hotel dhe akomodimin.

    Akomodohemi në Hotel Wazo.

  2. 2

    Dita 2 · Malet Atlas – Ait Ben Haddou – Ouarzazate – Lugina e Dades

    Konsumojme mëngjesin dhe nisemi drejt një prej udhëtimeve më spektakolare të Marokut, duke kaluar përmes Maleve të Larta Atlas dhe qafës malore Tizi n’Tichka Pass, ku rruga gjarpëron mes peizazheve mahnitëse malore.

    Udhëtimi vazhdon drejt Ait Ben Haddou, një fshat i fortifikuar i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ky vend i jashtëzakonshëm, i ndërtuar me baltë dhe gurë, është një nga shembujt më të bukur të arkitekturës tradicionale marokene dhe një nga lokacionet më të njohura të filmave ndërkombëtarë.

    Më pas vazhdojmë drejt Ouarzazate, i njohur si “Porta e Saharasë”, duke kaluar përmes oazeve dhe peizazheve të mrekullueshme të Luginës së Trëndafilave, përpara se të mbërrijmë në Dades.

    Konsumojmë darkën dhe akomodohemi në Hotel Soleil Blue.

  3. 3

    Dita 3 · Dades – Todra Gorge – Erfoud – Merzouga

    Dita e sotme nis me eksplorimin e bukurive natyrore të zonës së Dades, përpara se të vazhdojmë drejt një prej vendeve më mbresëlënëse të Marokut: Grykat e Todrës (Todra Gorge).

    Këto kanione madhështore, të krijuara nga forca e natyrës ndër shekuj, ofrojnë një nga panoramat më spektakolare të udhëtimit tonë.

    Rruga vazhdon përmes peizazheve të ndryshme të jugut të Marokut drejt Erfoud dhe më pas drejt Merzouga, porta hyrëse e shkretëtirës së Saharasë.

    Në mbrëmje fillon një nga eksperiencat më të veçanta të udhëtimit: një udhëtim me deve përmes dunave të arta të Erg Chebbi, ndërsa dielli perëndon mbi shkretëtirë.

    Mbrëmja vazhdon në kampin luksoz të shkretëtirës, me darkë tradicionale, muzikë lokale dhe një atmosferë magjike nën qiellin plot yje.

    Akomodohemi në Luxury Desert Camp.

  4. 4

    Dita 4 · Merzouga – Eksperienca në Sahara – Marrakech

    Mëngjesi nis me një tjetër moment të paharrueshëm në shkretëtirë.

    Do të kemi mundësinë të eksplorojmë më shumë rreth zonës së Merzouga-s, duke zbuluar jetën tradicionale të komuniteteve lokale dhe peizazhet unike të Saharasë.

    Pas drekës fillojmë rrugëtimin tonë drejt Marrakech. Edhe pse kjo është dita me distancën më të gjatë të udhëtimit, rruga është e mbushur me ndalesa panoramike dhe pamje që e bëjnë eksperiencën pjesë të aventurës.

    Pasi mbërrijmë në Marrakech, konsumojmë darkën dhe akomodohemi në Hotel Wazo.

  5. 5

    Dita 5 · Zemra kulturore e Marokut

    Sot do të zbulojmë Marrakech me të gjithë bukurinë e tij.

    Vizita fillon me Pallatin Bahia, një kryevepër e arkitekturës marokene, vazhdon me Medresenë Ben Youssef, Varret Saadiane dhe Xhaminë Koutoubia, simbolin më të njohur të qytetit.

    Më pas do të shëtisim mes rrugicave të Medinës (qytetit) së vjetër, ku tregjet tradicionale (souks) ofrojnë një përvojë plot ngjyra, aroma, artizanat dhe produkte tradicionale.

    Në mbrëmje do të shijojmë një darkë gala në Chez Ali, një nga shfaqjet më të njohura tradicionale të Marrakech, ku kultura marokene, muzika dhe performancat artistike krijojnë një mbrëmje të paharrueshme.

    Akomodohemi në Hotel Wazo.

  6. 6

    Dita 6 · Lamtumirë Marok

    Pas mëngjesit do të kemi pak kohë të lirë për të shijuar momentet e fundit në Marrakech.

    Më pas transferohemi drejt aeroportit për fluturimin e kthimit me eksperienca të paharrueshme nga Maroku.

Përfshihet

  • Fluturimi V/A jo Low Cost
  • 5 netë akomodim në dhomë 2-she në hotele 3* dhe 4*
  • Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha netët e akomodimit
  • Transporti me autobuz komod sipas itinerarit të përshkruar në program
  • Guida Lokale në vendet që do të vizitohen
  • Shoqërues Shqiptar nga Agjencia
  • Bileta e hyrjes në Majorelle Gardens, Bahia Palace, Ben Youssef Madrasa, El Badi Palace, Saadian Tombs, Atlas Studios & Kasbah Taourirt
  • Xhiro me Deve në Sahara
  • Eksperiencë me 4×4 në Sahara dhe eksperienca nomade
  • Të gjitha taksat e transportit dhe hoteleve

Nuk përfshihet

  • Hyrjet në muze apo atraksione të papërmendura më lart
  • Vaktet të cilat nuk përmenden në program
  • Shpenzime personale
  • Çdo aktivitet tjetër që nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet”
  • Bakshishe për shoferin dhe guidën

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja elitetravel.al më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Marrakesh

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€1.199

WhatsApp