
Brazil, Rio de Zhaneiro
Udhëtim në Brazil – Rio de Janeiro, Ujëvarat Iguazu & São Paulo
Tur me guidë · Me avion · Mëngjes
Kohëzgjatja
8 netë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
4 yje
E njëjta ofertë te 7 agjenci
Nisja Hën, 23 Nëntor 2026 · 8 net · krahasuar automatikisht
- 1Kledionis Travel Tiranë Brazil — Rio de Janeiro & São Paulo, 9 ditë nga 1999€Më e lira€1.999
- 2Zagoria Travel Rio de Janeiro me guidë — Festat e Nëntorit, 23 Nëntor, 1999€€1.999
- 3Bora Travel & Tours Rio de Janeiro dhe Sao Paulo, 9 ditë€1.999
- 4Tropical Travel & Tours Rio de Janeiro dhe Sao Paulo€1.999
- 5Erli Travel Rio de Janeiro dhe Sao Paulo€1.999
- 6Plazh.com Rio de Janeiro dhe Sao Paulo€1.999
- 7Elite Travel Agency (kjo ofertë)Udhëtim në Brazil – Rio de Janeiro, Ujëvarat Iguazu & São Paulo—
Datat e nisjes & çmimet
Itinerari
Rreth ofertës
Nga ikonat e Rio de Janeiros te Ujëvarat spektakolare Iguazu.
- 1
Dita 1 · & 2 – Nga Tirana në Rio de Janeiro
Do të takohemi me guidën rreth orës 3 orë para nisjes në aeroportin “Nënë Tereza”. Nisemi drejt Rio de Janeiro me një tranzit në Frankfurt (për detaje të hollësishme rreth fluturimeve ju lutem shihni seksionin “Fluturimi”).
———————————–
Mbërritja në Rio de Janeiro shënon fillimin e një aventure të jashtëzakonshme. Pas transferimit në hotelin tuaj në zemër të Copacabanës, do të keni kohë të pushoni ose të shijoni atmosferën e një prej plazheve më ikonike në botë.
Pasdite do të zhvillojmë një shëtitje me guidë në lagjet Copacabana dhe Leme, ku do të njiheni me historinë e këtij bregdeti legjendar, shëtitoren karakteristike bardhë e zi të projektuar nga Roberto Burle Marx dhe panoramat e mrekullueshme mbi Oqeanin Atlantik.
Akomodohemi dhe konsumojmë darkën në Windsor Excelsior Hotel 4*.
- 3
Dita 3 · Ikonat e Rio de Janeiros
Udhëtim në Brazil vazhdon me konsumiin e mengjesit. Nis një ditë e dedikuar për të zbuluar disa nga simbolet më të rëndësishme të Rio de Janeiros.
Vizita fillon me stadiumin legjendar Maracanã, një nga vendet më të njohura në historinë e futbollit botëror. Më pas do të vazhdojmë drejt City of Samba, ku do të zbulojmë nga afër prapaskenat e karnavaleve braziliane dhe mënyrën se si krijohet një nga shfaqjet më spektakolare në botë.
Pas një pushimi për drekë, udhëtimi vazhdon drejt Sugarloaf Mountain. Me teleferik do të ngjitemi në një nga pikat panoramike më të famshme të Brazilit, nga ku hapet një pamje e jashtëzakonshme mbi Gjirin Guanabara, Copacabanën dhe horizontin e Rio-s.
Në orët e pasdites, ky vend shndërrohet në një nga pikat më të bukura për të admiruar perëndimin e diellit mbi qytet.
Kthehemi në hotel dhe akomodohemi në Windsor Excelsior Hotel 4*.
**Drekën do ta konsumojmë në Cais do Oriente Restaurant ku përfshihen antipastat, pjatat kryesore, ëmbëlsirat etj.
- 4
Dita 4 · Nga Krishti Shpëtimtar te kopshtet tropikale të Rio-s
Sot do të zbulojmë disa nga pamjet më të famshme të Brazilit.
Vizita fillon në malin Corcovado, ku ndodhet statuja monumentale e Christ the Redeemer, një nga 7 mrekullitë e reja të botës. Nga kjo pikë spektakolare do të shijojmë një panoramë të plotë mbi Rio de Janeiron, nga plazhet e famshme e deri te malet që rrethojnë qytetin.
Pas drekës, itinerari vazhdon drejt Rodrigo de Freitas Lagoon, një nga zonat më elegante të qytetit, përpara se të vizitojmë Rio de Janeiro Botanical Garden, një hapësirë unike ku natyra tropikale, historia dhe biodiversiteti brazilian bashkohen.
Kjo ditë na tregon një tjetër dimension të Rio-s, përtej plazheve dhe jetës së natës.
Kthehemi në hotel dhe akomodohemi në Windsor Excelsior Hotel 4*.
**Drekën do ta konsumojmë në Casa Camolese Restaurant ku përfshihen antipastat, pjatat kryesore, ëmbëlsirat etj.
- 5
Dita 5 · Favela dhe lagjet historike të Rio-s
Sot do të largohemi nga rrugët klasike turistike për të parë një Rio më origjinal.
Me një tur privat me Jeep do të vizitojmë Favela Rocinha, një nga komunitetet urbane më të mëdha të Brazilit, ku do të njohim më shumë mbi jetën e përditshme, kulturën dhe historitë e banorëve vendas.
Më pas do të vazhdojmë drejt Santa Teresa, një nga lagjet më karakteristike të qytetit. Me rrugicat e saj të ngushta, ndërtesat historike, studiot artistike dhe atmosferën boheme, kjo zonë ofron një pamje krejt ndryshe të Rio de Janeiros.
Pasditja mbetet e lirë për të shijuar qytetin sipas dëshirës.
Kthehemi në hotel dhe akomodohemi në Windsor Excelsior Hotel 4*.
- 6
Dita 6 · Nga Rio de Janeiro drejt mrekullisë së Iguazu
Pas mëngjesit lëmë pas atmosferën energjike të Rio de Janeiros dhe nisemi drejt një prej destinacioneve më spektakolare të Brazilit: Foz do Iguaçu.
Pas transferimit drejt aeroportit dhe fluturimit të brendshëm, mbërritja në Foz do Iguaçu shënon fillimin e një eksperience krejt ndryshe. Këtu qyteti zëvendësohet nga natyra, pyjet tropikale dhe një nga mrekullitë më të mëdha natyrore në botë.
Pas akomodimit në hotel, pasditja vazhdon me një vizitë në Marco das Três Fronteiras, vendi unik ku takohen tre shtete: Brazili, Argjentina dhe Paraguai.
Nga kjo pikë panoramike do të shijojmë pamjet mbi lumenjtë Paraná dhe Iguaçu, ndërsa zbulojmë historinë dhe simbolikën e këtij vendi ku bashkohen tre kultura të ndryshme të Amerikës së Jugut.
Kthehemi në hotel, konsumojmë darkën dhe akomodohemi në Viale Cataratas Hotel 4*.
- 7
Dita 7 · Ujëvarat Iguazu
Sot do të përjetojmë një nga momentet kulmore të këtij udhëtimi.
Konsumojmë mëngjesin dhe nisemi drejt Parkut Kombëtar Iguazu për të zbuluar anën braziliane të një prej mrekullive më të mëdha natyrore në planet.
Ujëvarat Iguazu janë një spektakël i jashtëzakonshëm ku qindra rrjedha uji bien mes pyjeve të gjelbërta tropikale, duke krijuar një panoramë që mbetet gjatë në kujtesën e çdo vizitori.
Përmes shtigjeve panoramike do të afrohemi me këtë fenomen natyror dhe do të shijojmë pamje mahnitëse nga këndvështrime të ndryshme.
Më pas vazhdojmë me vizitën në Birds Park, një hapësirë e dedikuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e shumë specieve tropikale.
Eksperienca vazhdon me Macuco Safari, një aventurë që kombinon udhëtimin përmes pyllit tropikal, ecjen në natyrë dhe një shëtitje emocionuese me varkë pranë ujëvarave.
Në fund të ditës kthehemi në hotel dhe akomodohemi në Viale Cataratas Hotel 4*.
**Drekën do ta konsumojmë në Bufalo Branco Restaurant në stilin buffet.
- 8
Dita 8 · Nga Iguazu drejt São Paulos
Pas mëngjesit transferohemi drejt aeroportit për fluturimin drejt São Paulos, qytetit më të madh dhe një prej qendrave më të rëndësishme ekonomike e kulturore të Amerikës së Jugut.
Ndryshe nga atmosfera tropikale e Rio-s dhe natyra e egër e Iguazu, São Paulo paraqet një tjetër fytyrë të Brazilit: një metropol modern ku ndërthuren arti, gastronomia, biznesi dhe kultura.
Pas mbërritjes do të transferohemi drejt hotelit tonë të vendosur pranë Avenida Paulista, një nga zonat më të njohura të qytetit, e rrethuar nga muze, teatro, restorante dhe qendra tregtare.
Mbrëmja është e lirë për të shijuar atmosferën e këtij qyteti të jashtëzakonshëm.
Konsumojmë darkën dhe akomodohemi në Blue Tree Premium Paulista Hotel 4*
- 9
Dita 9 · São Paulo dhe përfundimi i aventurës braziliane
Pas mëngjesit fillojmë eksplorimin e São Paulos përmes një turi panoramik në qytet.
Gjatë kësaj vizite do të zbulojmë disa nga zonat më interesante të metropolit, duke njohur historinë, arkitekturën dhe ritmin e përditshëm të qytetit më kozmopolit të Brazilit.
São Paulo është një qytet kontrastesh, ku ndërtesat moderne bashkëjetojnë me lagjet historike, ku traditat braziliane takohen me ndikimet ndërkombëtare dhe ku çdo rrugë tregon një histori të ndryshme.
Gjatë ditës do të shijojmë edhe një drekë tradicionale braziliane në Bovinos Fast Grill Restaurant përpara transferimit drejt aeroportit ndërkombëtar për fluturimin e kthimit me mbresa të paharrueshme nga Brazili!
Udhëtim në Brazil
Përfshihet
- Fluturimi V/A jo Low Cost
- 2 Fluturimet e brendshme (Rio de Janeiro – Foz do Iguaçu, Foz do Iguaçu – São Paulo)
- 7 netë akomodim në dhomë 2-she në hotele 4*
- Mëngjesi në hotel për të gjitha netët e akomodimit
- 4 Dreka ne restorante lokale + 3 Darka buffet ne hotel
- Transporti me autobuz komod sipas itinerarit të përshkruar në program
- Guida Lokale në Anglisht
- Shoqërues Shqiptar nga Agjencia
- Biletat e hyrjeve në monumente dhe muze sipas programit (Sugarloaf + Maracanã + City of Samba, Corcovado + Botanic Garden, Favela Jeep Tour + Santa Teresa, Brazilian Falls + Macuco Safari + Birds Park)
- Të gjitha taksat e transportit dhe hoteleve
Nuk përfshihet
- Të gjitha vizitat të cilësuara si “opsionale”
- Vaktet të cilat nuk përmenden në program
- Shpenzime personale
- Çdo aktivitet tjetër që nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet”
- Bakshishe për shoferin dhe guidën
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja elitetravel.al më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Rio de Zhaneiro
Krahaso para se të rezervosh

🇧🇷Brazil
Rio de Zhaneiro, Brazil
Rio de Janeiro dhe Sao Paulo
23 Nën – 1 Dhj
4 Seasons Travel & Tours
nga
€1.999
për person

🇧🇷Brazil
Brazil, Rio de Zhaneiro
Rio de Janeiro dhe Sao Paulo
Data fleksibile
Hima Travel
nga
€1.999
për person

🇧🇷Brazil
Rio de Zhaneiro, Brazil
Rio de Janeiro dhe Sao Paulo 9 Ditë
25 Nën – 3 Dhj
West Travel Albania
nga
€2.099
për person

🇪🇸Spanjë · Brazil
Ishujt Kanarie, Spanjë, Brazil
Tenerife Udhëtim Individual
18–21 Dhj
ARLO Travel and Tours
nga
€314
për person