
Marok, Marrakesh
Udhetim elitar ne Marok – 23 Nentor, 5 dite/1350€
Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes
Kohëzgjatja
4 netë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
5 yje
Datat e nisjes & çmimet
Rreth ofertës
Marrakech, Essaouira & Agafay Desert
- 1
Dita 1 · | Mberritja ne Marrakech Udhetim Luksoz ne Marok
Mbërritja në Marrakech Menara Airport ku do të priteni nga stafi ynë me asistencë të dedikuar për të lehtësuar procedurat e hyrjes dhe orientimin tuaj të parë në destinacion.
Më pas do të realizohet një transfer privat komod drejt hotelit tuaj në Marrakech, duke ju ofruar një nisje të qetë dhe pa stres të udhëtimit.
Pas mbërritjes në hotel, do të bëni check-in dhe do konsumojme darken.
- 2
Dita 2 · | Tur i qytetit Marrakech
Dita nis me një mëngjes të pasur në hotel, duke ju përgatitur për një eksperiencë të plotë eksplorimi në zemër të Marrakech. Gjatë turit të guiduar, do të vizitoni Koutoubia Mosque, simbolin më të njohur të qytetit me arkitekturën e saj mbresëlënëse dhe historinë e pasur. Vizita vazhdon në Bahia Palace, një kryevepër e artit maroken me kopshte të bukura dhe detaje arkitekturore të rafinuara. Vizita kulturore vazhdon në Dar El Bacha Museum, një ndërtesë historike që pasqyron artin dhe kulturën marokene.
Më pas do të përjetoni atmosferën unike të Jemaa el-Fnaa, një shesh i gjallë plot ngjyra, muzikë dhe jetë lokale. Do të keni kohë të lirë për drekë në Medinë, ku mund të provoni shijet autentike të kuzhinës marokene sipas preferencës suaj.
Pasdite do të transferoheni drejt një hammami tradicional, ku do të shijoni një eksperiencë relaksuese dhe rigjeneruese sipas traditave vendase. Në fund të ditës, kthim në hotel për darkë dhe akomodim në një ambient të rehatshëm.
- 3
Dita 3 · | Ekskursion ne Essaouira Udhetim Luksoz ne Marok
Pas mëngjesit në hotel, niseni drejt Essaouira në një udhëtim panoramik prej rreth 2 orë e 30 minutash përmes peizazheve të ndryshme marokene.
Me mbërritjen, do të zhvilloni një tur të guiduar në Medinën historike të qytetit, duke zbuluar rrugicat e saj karakteristike dhe trashëgiminë kulturore.
Vizita përfshin gjithashtu portin e gjallë të peshkimit dhe muret mbrojtëse (ramparts), të cilat ofrojnë pamje spektakolare drejt Oqeanit Atlantik.
Do të keni kohë të lirë për drekë, ku rekomandohet të shijoni peshk dhe fruta deti të freskëta në restorantet lokale.
Pasdite, kthim në Marrakech dhe akomodim në hotel, i shoqëruar me darkë për të përmbyllur ditën.
- 4
Dita 4 · | Eksperience luksoze ne Agafay
Dita fillon me mëngjes në hotel, duke ju dhënë energjinë e nevojshme për aktivitetet e radhës.
Vizita vijon në Majorelle Garden, një oaz i gjelbër me ngjyra të gjalla dhe një nga atraksionet më ikonike të Marrakech.
Më pas nisja drejt shkretëtirës Agafay, ku do të përjetoni një atmosferë unike mes natyrës së qetë dhe peizazheve të hapura. Në mbrëmje do të shijoni një perëndim spektakolar të diellit, i ndjekur nga një darkë elegante në një kamp luksoz nën qiellin me yje.
Akomodimi realizohet në kampin luksoz, duke ju ofruar një eksperiencë të paharrueshme gjatë natës.
- 5
Dita 5 · | Kulture dhe Nisja Udhetim Luksoz ne Marok
Dita nis me mëngjes në kamp dhe rreth orës 08:00 do të ktheheni në Marrakech, ku do të keni kohë të lirë për shopping dhe shëtitje në souk, ku mund të gjeni suvenire tradicionale dhe produkte artizanale. Me pas do te marrim transferten per ne aeroport duke përmbyllur kështu një eksperiencë të plotë në Marrakech.
Përfshihet
- Fluturimi vajtje ardhje me valixhe kabine 8kg
- Akomodimi ne hotel me 5 yje ne Marrakesh
- Akomodimi ne kamp luksoz me 5 yje ne Agafay
- Mengjeset dhe darkat cdo dite
- Aktivitetet e permendura ne program
- Guida lokale
- Shoqerues shqiptar
Nuk përfshihet
- Bakshishet
- Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja kalemi.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Marrakesh
Krahaso para se të rezervosh

🇲🇦Marok
Marrakesh, Marok
Transport + Accommodation to Marrakech
19–25 Tet
Vas Tour
nga
€364
për person

🇲🇦Marok · Austri
Marok, Kazablanka, Marrakesh
MAROK- MARRAKESH & CASABLANCA, 7 DITË
Data fleksibile
Hima Travel
nga
€595
për person

🇲🇦Marok
Marrakesh, Kazablanka, Marok
Marok — Marrakesh, Casablanca, Rabat, 6 ditë me guidë 629€
25–29 Tet
Global Tours
nga
€629
për person

🇲🇦Marok · Itali
Marrakesh, Kazablanka, Marok
Marok — Marrakesh, Kazablanka, Rabat, 6 ditë nga 629€
25–29 Tet +1 data
Kledionis Travel Tiranë
nga
€629
për person

🇲🇦Marok · Itali
Marrakesh, Kazablanka, Romë
Marrakesh, Casablanca, Rabat
25 Tet +1 data
Bora Travel & Tours
nga
€629
për person

🇲🇦Marok · Itali
Marrakesh, Kazablanka, Romë
Marrakesh, Casablanca, Rabat
25–30 Tet +1 data
Tropical Travel & Tours
nga
€629
për person

🇲🇦Marok · Itali
Marok, Marrakesh, Kazablanka
Marok – Marrakesh, Casablanca & Rabat
25–30 Tet +1 data
Erli Travel
nga
€629
për person

🇲🇦Marok · Itali
Marrakesh, Kazablanka, Romë
Marrakesh - Casablanca - Rabat
25–29 Tet +1 data
West Travel Albania
nga
€629
për person