Maqedoni e Veriut, Strugë, Ohër

Maqedoni e Veriut, Strugë, Ohër

MANASTIR BITOLA - OHËR - STRUGË - DIBËR

Tur me autobus · Me autobus · Gjysmë pension · Last minute

Kohëzgjatja

1 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Gjysmë pension

Hoteli

Hotel Exclusive

Datat e nisjes & çmimet

Sht, 10 Tetor 2026

Javën tjetër · kthim 11 Tet · 1 net

€55për person

Rezervo

Sht, 17 Tetor 2026

Pas 2 javësh · kthim 18 Tet · 1 net

€55për person

Rezervo

Sht, 31 Tetor 2026

Pas 4 javësh · kthim 1 Nën · 1 net

€55për person

Rezervo

Sht, 7 Nëntor 2026

Pas 5 javësh · kthim 8 Nën · 1 net

€55për person

Rezervo

Sht, 14 Nëntor 2026

Pas 6 javësh · kthim 15 Nën · 1 net

€55për person

Rezervo

Sht, 21 Nëntor 2026

Pas 7 javësh · kthim 22 Nën · 1 net

€55për person

Rezervo

Rreth ofertës

2 ditë / 1 natë me autobus, me akomodim në Hotel Exclusive 4★ në Strugë.

  1. 1

    Dita 1

    Nisemi nga Tirana në orën 08:00, në drejtim të Manastirit (Bitolës). Gjatë rrugës bëjmë një ndalesë për kafe dhe më pas vijojmë drejt pikës kufitare të Qafë Thanës.

    Pas përfundimit të procedurave kufitare, vazhdojmë udhëtimin drejt Strugës, Ohrit dhe Manastirit.

    Mbërrijmë në Manastir, qytet me një histori të pasur dhe me rëndësi të veçantë për kulturën dhe historinë shqiptare.

    Gjatë vizitës do të kemi mundësi të eksplorojmë:

    Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

    Rrugën kryesore pedonale

    Kullën e Sahatit, një nga simbolet e qytetit

    Pazarin e Vjetër Osman

    Heraklea Lyncestis, qytetin antik pranë Manastirit, me teatrin antik, bazilikat dhe mozaikët e ruajtur

    Manastiri është gjithashtu vendi ku, më 14–22 nëntor 1908, u zhvillua Kongresi i Manastirit, ngjarja historike ku u vendos unifikimi dhe standardizimi i alfabetit të gjuhës shqipe.

    Pas vizitave kemi kohë të lirë për drekë në Manastir.

    Më pas vijojmë drejt Ohrit, ku do të kemi mbi një orë kohë të lirë për të eksploruar qytetin muze, për të shëtitur në pedonale dhe për të vizituar Kishën e Shën Sofisë.

    Në mbrëmje vijojmë drejt hotelit Exclusive, ku bëjmë akomodimin.

    Në hotel do të shijojmë darkën, e ndjekur nga mbrëmja festive me muzikë, ku do të kalojmë mbrëmjen së bashku.

  2. 2

    Dita 2

    Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt Strugës.

    Gjatë vizitës do të shëtisim në qytet, do të shohim grykëderdhjen e Drinit të Zi në Liqenin e Ohrit dhe do të kemi kohë të lirë në pedonale.

    Më pas vijojmë me shopping në qendrën tregtare të re në Strugë.

    Pas shopping-ut, vazhdojmë udhëtimin drejt Dibrës së Madhe.

    Pas rreth një ore udhëtimi në një rrugë piktoreske, mbërrijmë në Dibër, ku do të kemi kohë për një kafe dhe një shëtitje në qytet.

    Më pas nisemi drejt pikës kufitare të Bllatës. Pas përfundimit të procedurave kufitare, hyjmë në territorin shqiptar dhe ndalojmë për drekë në një nga lokalet pranë Bulqizës.

    Pas drekës, vijojmë kthimin drejt Tiranës nëpërmjet Rrugës së Arbrit.

    🕖 Mbërritja në Tiranë rreth orës 19:00.

    Këtu përfundon udhëtimi ynë, me një tjetër eksperiencë të bukur të realizuar së bashku me Top Travel.

Përfshihet

  • Transport vajtje-ardhje
  • Akomodim në hotel
  • Darkë
  • Mbrëmje festive
  • Mëngjes
  • Vizita në Drilon, Shën Naum, Ohër, Strugë dhe Dibër

Oferta u mblodh automatikisht nga top-travel.al më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Strugë

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€55

WhatsApp