Maltë

Maltë

Udhëtim në Maltë – 4 ditë

Tur me guidë · Me avion · Mëngjes · Last minute

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

3 yje

E njëjta ofertë te 8 agjenci

Kurse deri €40

Nisja Pre, 9 Tetor 2026 · 3 net · krahasuar automatikisht

Datat e nisjes & çmimet

Pre, 9 Tetor 2026

Pas 6 ditësh · kthim 12 Tet · 3 net

€399për person

Rezervo

Rreth ofertës

Zbuloni Maltën në 4 ditë me fluturim nga Tirana, hotel 3*/4*, mëngjes, guidë dhe transferta, me vizita në Valletta, Mdina, Dingli Cliffs, Popeye Village dhe Blue Grotto.

  1. 1

    Dita 1

    Takimi me shoqëruesin në aeroportin e Tiranës rreth 2 orë e 30 minuta përpara fluturimit. Nisja nga Tirana në mbrëmje drejt Maltës. Pas mbërritjes dhe përfundimit të procedurave aeroportuale, vijon transferimi drejt hotelit, sistemimi dhe akomodimi.

  2. 2

    Dita 2

    Pas mëngjesit në hotel, nisja me autobus turistik për vizitat e ditës. Vizitë në Mdina, qyteti mesjetar i njohur si “Qyteti i Heshtur”, me shëtitje në qendrën historike dhe kohë të lirë për fotografi. Vazhdimi drejt Dingli Cliffs, klifet më të larta të Maltës, me ndalesë panoramike. Kohë e lirë për drekë gjatë itinerarit. Pasdite vizitë në Popeye Village, kompleksi filmik i vendosur mbi Anchor Bay dhe një nga atraksionet më karakteristike të ishullit. Pas vizitave, kthim në hotel dhe mbrëmje e lirë.

  3. 3

    Dita 3

    Pas mëngjesit në hotel, nisja drejt jugut të ishullit. Vizitë në Blue Grotto, zonë e njohur për formacionet natyrore shkëmbore mbi det; xhiroja me varkë është opsionale dhe varet nga kushtet e motit. Më pas vazhdimi drejt Marsaxlokk, fshati tradicional i peshkatarëve i njohur për varkat shumëngjyrëshe “luzzu”. Shëtitje në port dhe kohë e lirë për drekë. Pasdite kthim në hotel, kohë e lirë për relaks dhe akomodim.

  4. 4

    Dita 4

    Nisja nga hoteli rreth orës 09:00 drejt Valletta-s, kryeqytetit historik të Maltës. Vizita përfshin Upper Barrakka Gardens me pamje panoramike mbi Grand Harbour, Republic Street, Merchant Street dhe qendrën historike. Pas kohës së lirë për drekë, vazhdimi drejt zonës Three Cities me vizita në Birgu (Vittoriosa) dhe Senglea. Pas përfundimit të programit, transferim drejt aeroportit rreth 3 orë përpara nisjes dhe fluturimi i kthimit Maltë–Tiranë në mbrëmje.

Përfshihet

  • • Bileta e avionit vajtje–ardhje
  • • Akomodim në hotel 3* ose 4*
  • • Mëngjes për ditët e programit
  • • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • • Bagazh dore deri në 40×30×20 cm
  • • Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas programit

Nuk përfshihet

  • • Siguracioni shëndetësor në udhëtim
  • • Hyrjet në monumente dhe muze
  • • City Tax sipas tarifave të hotelit përkatës
  • • Xhiroja me varkë në Blue Grotto dhe aktivitete të tjera opsionale
  • • Çdo shërbim tjetër që nuk përmendet te përfshirjet

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja 4seasonstravel.al më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Maltë

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€399

WhatsApp