
Amsterdam, Holandë, Bruksel
AMSTERDAM GIETHOORN
Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes
Kohëzgjatja
3 netë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
4 yje
Datat e nisjes & çmimet
Rreth ofertës
- 1
Dita 1 · BRUKSEL - ANTWERP
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bruksel. (2 orë : 30 min).
Pas formaliteteve të aeroportit, nisja për vizitën e kryeqytetit belg.
Gjatë turit së Brukselit do të vizitohen disa nga pikat kryesore:
Atomium, Grand Place, Manneken Pis, Galeritë Mbretërore Saint-Hubert dhe qendra historike e qytetit.
Pas vizitës, nisja drejt Antwerp, një nga qytetet më të rëndësishme të Belgjikës. Shëtitje në qendrën historike, ku do të shohim Grote Markt, Katedralen e Zojës, Bashkinë dhe zonën karakteristike pranë lumit Scheldt.
Kohë e lirë në mbrëmje.
Fjetja në Antwerp.
- 2
Dita 2 · HAGE - ROTERDAM - AMSTERDAM
Pas mëngjesit, nisja drejt Holandës.
Ndalesa e parë në Rotterdam, qyteti i njohur për arkitekturën moderne dhe një nga portet më të mëdha në Europë. Vizitë panoramike në zonën e Erasmus Bridge, Cube Houses dhe Markthal.
Vazhdimi drejt Hagës (Den Haag), kryeqyteti administrativ i Holandës. Shëtitje pranë Binnenhof, qendrës historike dhe Pallatit të Paqes.
Pasdite nisja drejt Amsterdamit. Mbërritja dhe akomodimi në hotel.
Në mbrëmje, kohë e lirë për të shijuar atmosferën e Amsterdamit.
Fjetja në Amsterdam.
- 3
Dita 3 · AMSTERDAM - ZAANSE SCHAN
Pas mëngjesit, nisja drejt Zaanse Schans, një nga vendet më karakteristike të Holandës, i famshëm për mullinjtë tradicionalë të erës, shtëpitë tipike holandeze dhe punishtet artizanale.
Mundësi për të vizituar një punishte tradicionale të prodhimit të djathit holandez dhe të këpucëve prej druri.
Kthimi në Amsterdam dhe vazhdimi me turin e qytetit. Vizitë në zonat kryesore: Dam Square, Royal Palace, kanalet e Amsterdamit, Museumplein, Rijksmuseum dhe lagjet karakteristike të qendrës.
Mundësi për lundrim me anije në kanalet e Amsterdamit.
Kohë e lirë për shopping dhe vizita individuale.
Fjetja në Amsterdam.
- 4
Dita 4 · GIETHORN - KËLN
Pas mëngjesit dhe check-out nga hoteli, nisja drejt Giethoorn, një nga fshatrat më të bukur të Holandës, i njohur si “Venecia e Holandës” për kanalet, urat e vogla dhe shtëpitë tradicionale.
Shëtitje dhe kohë e lirë për të eksploruar fshatin.
Më pas nisja drejt Këln, Gjermani.
Mbërritja në Këln dhe vizitë e Katedrales së Këlnit (Kölner Dom), në qendrën historike të qytetit.
Në mbrëmje, transferta për në aeroportin e Këlnit për fluturimin direkt Këln – Tiranë. (1 orë : 50 min)
Përfshihet
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bruksel dhe Këln — Tiranë.
- Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
- Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Amsterdam dhe 1 natë në Antwerp
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Nuk përfshihet
- Drekat dhe Darkat
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Taksa lokale 7 euro personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja veatravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Amsterdam
Krahaso para se të rezervosh

🇧🇪Belgjikë
Bruksel
Udhetim 1 ditor ne Bruksel 21 Tetor.
21 Tet
Kalemi Travel
nga
€48
për person

🇳🇱Holandë
Amsterdam, Holandë
Amsterdam — Nëntor, 2 ditë nga 89€
Data fleksibile
Pashaj Travel and Tours
nga
€89
për person

🇧🇪Belgjikë
Bruksel, Belgjikë
Bruksel — udhëtim 1-ditor me guidë, 7 Tetor, 90€
7 Tet
Silver Travel & Memories
nga
€90
për person

🇳🇱Holandë
Amsterdam, Holandë
Amsterdam - 2 ditë
8–9 Nën
Jon Travel & Tours
nga
€95
për person

🇧🇪Belgjikë
Bruksel, Belgjikë
Bruges — 2 ditë
12–13 Nën
ReLux Travel Agency
nga
€119
për person

🇧🇪Belgjikë
Bruksel, Belgjikë
Ghent — 2 ditë 119€
Data fleksibile
Manu Travel
nga
€119
për person

🇳🇱Holandë
Amsterdam, Holandë
Amsterdam — 2 ditë, 6–7 Dhjetor
6–7 Dhj
biletx.al
nga
€125
për person

🇧🇪Belgjikë
Bruksel, Belgjikë
Brugge, Belgjikë — 2 ditë 129€/person
Data fleksibile
Dea Travel & Tours Tirana
nga
€129
për person
Eksploro më shumë
- Oferta për Amsterdamnga €89
- Oferta për Brukselnga €48
- Oferta për Holandënga €89
- Amsterdam në Nëntor 2026nga €95
- Bruksel në Nëntor 2026nga €119
- Holandë në Nëntor 2026nga €95
- Amsterdam: City breaknga €89
- Amsterdam: Me avionnga €89
- Bruksel: City breaknga €90
- Holandë: City breaknga €89
- City breaknga €77
- Udhëtime me avionnga €40
- Oferta për Nëntor 2026nga €17
- Ofertat e VEA Travel17