Toskanë, Bolonjë, Firence

Toskanë, Bolonjë, Firence

TOSKANA

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

2 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

4 yje

Datat e nisjes & çmimet

Sht, 28 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 30 Nën · 2 net

€399për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1 · FIRENCE

    Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.

    Nisja nga Tirana për në Bolonja fluturim direkt (1 orë : 20 minuta)

    Pas mbërritjes ne Bolonja udhetojme ne qytetin e Firences ku viztojme atraksionet si:

    – Duomo Cathedral (Piazza Duomo – Cathedral Santa Maria del Fiore)

    – Piazza Republica

    – Piazza di Signiora

    – Palazzo Vecchio

    – Galeria Uffizi

    – Ponte Vecchio

    – Palazzo Pitti

    – Piazzale Mikelangelo

    Pas përfundimit të vizitave, akomodimi në hotel ne zonen e Firences

  2. 2

    Dita 2 · TOSKANA

    Mëngjesi në Hotel.

    Nisemi drejt qytetit të Sienes. Udhetimi zgjat rreth një 1 orë pa ndalesa. Mbërritja në qytetin e Sienës ku do të vizitojmë:

    -Museo della Opera

    -Duomo di Siena

    -Piaza del Campo

    -Torre di Mangia

    Panorama mahnitëse në Toskanë dallohet nga peisazhet e saj piktoreske ku më i famshmi është Chianti. E vendosur në një zonë që përfshin Firencen dhe Sienën, Chianti është po aq i larmishëm në peizazhin e tij sa është në verërat që prodhohen. Aty do të kemi mundësinë të degustojmë dhe të provojmë disa nga prodhimet e klasit të parë si dhe të konsumojmë drekën me gatime tradicionale të zonës.

    Pas vizitave, kthimi në hotel.

    Mbrëmje e lirë.

  3. 3

    Dita 3 · SAN GIMIGNANO — BOLONJA

    Mëngjesi në Hotel.

    Vazhdimi i turit me autobus për në San Gimignano, Qyteti i Kullave të bukura të Toskanës. Qyteti posedon disa kryevepra të artit Italian të shekullit 14-15, ku gjithashtu është i njohur për shafranin, proshutën e artë, dhe verën tradicionale të bardhë, Vernaccia di San Gimignano, e prodhuar nga lloji i vjetër i rrushit Vernaccia i cili kultivohet në kodrinat ranore të zonës.

    Pas vizitave në San Gimignano udhëtojmë për në Bolojna ku në shoqërinë e guidës vizitojmë qytetin duke filluar nga Piazza Maggiore dhe Bazilikën e San Petronio,

    për të vazhduar me Bibliotekën më të vjetër në botë dhe Piazza Santo Stefano, ku do të shihni Bazilikën e mrekullueshme qe vezhtron nga piazza.

    Vizita e Bolojnës përfundon me vizitën në Torre dell Orologio dhe Palazzo d’Accursio

    Transferta për në aeroportin e Bolonjës

    Pas procedurave doganore, Fluturimi direkt Bolonja – Tiranë (1 orë : 30 minuta)

Përfshihet

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bolonja – Tiranë.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
  • Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në zonën e Firences me mëngjes
  • Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
  • ejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk përfshihet

  • Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
  • Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
  • aksat lokale 10 euro personi për 2 netet (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja veatravel.com më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Toskanë

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€399

WhatsApp