
Kalabri
Udhetim ne Kalabri: Kalabria dhe Arbereshet e Kalabrise
Tur me guidë · Me avion · Mëngjes
Kohëzgjatja
Pyet agjencinë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
Sipas programit
Datat e nisjes & çmimet
Pre, 27 Nëntor 2026
Pas 8 javësh
€329për person
RezervoRreth ofertës
- 1
Dita 1 · Udhetim ne Kalabri
Fluturimi direkt nga Tirana në Lamezia Terme nis në orën 07:30, duke mbërritur në orën 08:35. Pas përfundimit të procedurave aeroportuale, transferim për në Pizzo, ku do të bëjmë një vizitë panoramike të monumenteve kryesore, si Kisha Predigrota, Kështjella Murat dhe Shëtitorja Lungomare Colombo. Pas kësaj, udhëtimi vazhdon për në Tropea, një qytet i njohur për pamjet e tij të mrekullueshme. Këtu do të vizitojmë Santa Maria del Isola, Lagjen e Vjetër, Affacio del Corso, dhe Belvedere Pazza del Cannone. Po ashtu, nuk mund të humbasim Katedralen e Tropeas. Pas kësaj, udhëtimi vazhdon për në Capo Vaticano, me një ndalesë të shkurtër, dhe më pas në Scilla. Atje do të vizitojmë Lagjen Peshkatarëve Chianalea di Scilla, Kalaja Ruffo di Scilla, dhe Belvedere di Piazza San Roco. Pas vizitës në Scilla, udhëtimi vazhdon për në Reggio Calabria, ku do të shikojmë Lungomare Folcomata, Opere di Rabarama, Kështjellën Aragonese, Rrugën Galibardi, dhe Arena dello Stretto. Mbrëmja përfundon me sistemimin dhe fjetjen në hotel në Reggio Calabria.
- 2
Dita 2
Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt Fshatit Pendatillo për një vizitë të shkurtër. Pas kësaj, udhëtimi vazhdon për në Marina di Gioiosa Ionico, ku do të vizitojmë Torre Galeo, Torre Cavallaro, dhe Teatrin Grko-Romak. Pas kësaj, do të nisim udhëtimin për në Catanzaro, ku do të vizitojmë Lungomare Stefano Pugliese, Statuen Cavatore, Qendrën Historike të Qytetit, Teatrin Politeama, dhe Kompleksin Monumental San Giovanni. Pas kësaj, udhëtimi vazhdon për në Lamezia Terme, me ndalesa të shkurtra në fshatra të banuar me arbëreshë, si Caraffa, Vena, dhe Zangarona. Më pas, vizita do të vazhdojë me Statuen Federico II, Katedralen San Pietro e Paolo, dhe Kështjellën Normanno Svevo. Pas vizitave, do të akomodoheni dhe flemë në hotel.
- 3
Dita 3
Mëngjesi në hotel dhe nisja për në Cosenza, ku do të vizitojmë Muzeun e hapur Bilotti, Qendrën Historike të Qytetit, Katedralen, dhe Rrugën Mazzini. Udhëtimi vazhdon me ndalesa panoramike në fshatrat arbëreshe si Lungro, Frascineto, Civita, dhe Spezzano Albanese, ku mund të shijoni atmosferën autentike të tyre dhe të vizitoni Muzeun Arbëresh. Më pas, do të vazhdojmë për në Le Castella, ku do të vizitojmë Kështjellën Aragonese. Pas kësaj, udhëtimi do të vazhdojë për në Crotone, ku do të shikojmë Kështjellën Carlo V, Lungomare Colombo, dhe Qendrën Historike të Crotone. Mbrëmja do të përfundojë me akomodim dhe fjetje në hotel.
- 4
Dita 4 · Udhetim ne Kalabri
Mëngjesi në hotel dhe nisja nga Lamezia Terme në orën 06:05. Mbërritja në Tiranë është e parashikuar në orën 07:30.
Përfshihet
- Fluturimi vajtje-ardhje Tirane – Lamezia Terme
- Cante shpine me permasa 40x20x25 cm deri ne 8 kg
- Transfertat dhe shetitjet me autobus
- Akomodim ne hotel
- Mengjeset ne hotele
- Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja kalemi.com më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Kalabri
Krahaso para se të rezervosh

🇮🇹Itali
Kalabri
Kalabria dhe Arbëreshët e Kalabrisë
27–30 Nën
Tropical Travel & Tours
nga
€327
për person

🇮🇹Itali
Kalabri, Romë
Kalabria dhe Arbëreshët e Kalabrisë
27–30 Nën
4 Seasons Travel & Tours
nga
€327
për person

🇮🇹Itali
Kalabri
Kalabria dhe Arbëreshët e Kalabrisë
Data fleksibile
Hima Travel
nga
€329
për person