Cyrih, Zvicër

Cyrih, Zvicër

ZVICËR | Tren & Teleferik në Alpe

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes · Last minute

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

4 yje

Datat e nisjes & çmimet

Enj, 8 Tetor 2026

Pas 5 ditësh · kthim 11 Tet · 3 net

€569për person

Rezervo

Itinerari

  1. Tiranë
  2. Kthim

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1 · ZYRIH

    Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.

    Nisja nga Tirana me fluturim direkt (2 ore : 20 min)

    Pas mbërritjes në aeroport dhe procedurave doganore nisemi drejt Zyrihut. Akomodimi në hotel në Zyrih.

    Pas një pushimi në hotel, vazhdimi turit ne qytetin e Zyrihut, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster, Fraumünster dhe Peterkirche.

    Akomodimi në hotel në Zyrih

    Pasdite kohë e lirë për shopping

    Fjetia në Zyrih

  2. 2

    Dita 2 · LAUTERBRUNNEN – MURREN – INTERLAKEN

    Mëngjesi në hotel.

    Vazhdojmë turin per te vizituar nje nder fshatrat me piktoreske te Zvicres, si Lauterbrunnen dhe Ujevaren e saj madheshtire, një eksperiencë e bukurisë të parqeve natyrore Zviceriane.

    Pas vizitës në Lauterbrunnen opsionale vizite ne Murren me tren panoramik + teleferik.

    Murren është një fshat tradicional alpin i Zvicrës, në një lartësi prej 1,638 metrash mbi nivelin e detit. Nuk mund të arrihet me rrugë publike por vetem duke kombinuar nje shetitje me tren + teleferik. Është gjithashtu një nga pikat turistike të njohura në Zvicër pasi nga Murrem kemi një peisazh spektakolar të tre maleve të larta Eiger, Mönch dhe Jungfrau.

    Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt Interlaken (vizite panoramike e Inerlaken e cilon fillon me qytetin e vjetër, duke shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjelbëruar në Interlaken).

    Kthimi në hotel pas mbarimit të vizitave.

    Mbrëmje e lirë.

    Fjetia në Zyrih.

  3. 3

    Dita 3 · UJEVARA RHINENFALL – BASEL – BERN

    Mëngjesi në Hotel.

    Pas mëngjesit në hotel udhëtojmë për në Schaffhausen, për të vizituar një ndër ujëvarat më spektakolare në Europë, si ujëvarat Reihnfall.

    Pas aventures spekatokolare ne Rhinefall, nisja për në qytetin e Bazelit. Shëtitje panoramike në Bazel, ku kalohet mbi urën Ëettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit.

    Vazhdimi turit drejt Bernit, kryeqytetit të Zvicrës. Tur panoramik i qytetit të Bernit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO, ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendet shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e Sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz.

    Kthimi në hotel pas mbarimit të vizitave.

    Mbrëmje e lirë.

    Fjetia në Zyrih.

  4. 4

    Dita 4 · LUCERNE

    Mëngjesi në Hotel.

    Vazhdimi turi për në Lucerne një ndër qytetet më të bukura të Zvicres, i cili njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Lucerne vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e Ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löëendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj.

    Kohë e lirë për të shijuar Lucernën individualisht, ku nga atraksionet e këshilluar është një shëtitje me varka në liqenin e Lucernës.

    Pas vizites se Lucerne nisja për në aeroportin e Memmingen

    Kalimi i procedurave doganore dhe nisja për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 50 min)

Përfshihet

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion me nisje dhe mbërritje, Tiranë.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
  • Akomodimi ne hote 4 yje për 3 netë në Zyrih.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk përfshihet

  • Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
  • Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
  • Taksat e qyteteve 12€ në total për 3 netët e cila paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit.
  • Shëtitja me varka në liqenin e Lucernës
  • Bileta e Trenit Panoramik + Teleferiku për të vizituar Murren 35 chf (franga)

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja veatravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Cyrih

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€569

WhatsApp