Krakov, Poloni

Krakov, Poloni

Krakow – Udhetim Me Guide

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes · Last minute

Kohëzgjatja

1 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Die, 4 Tetor 2026

Nesër · kthim 5 Tet · 1 net

€209për person

Die, 11 Tetor 2026

Javën tjetër · kthim 12 Tet · 1 net

€209për person

Die, 18 Tetor 2026

Pas 2 javësh · kthim 19 Tet · 1 net

€209për person

Rreth ofertës

🇵🇱 Krakow, Poloni 209€ / personi

📍4-5 Tetor

📍11-12 Tetor

📍18-19 Tetor

📍Udhëtim me guidë shoqëruese 😍

!!️Grup me vende të limituara!!️

  1. 1

    Dita 1

    Magjia Mbretërore e Krakovës 🏰✨

    Sot hyjmë në një qytet që duket si përrallë...

    Mbërrijmë në aeroport dhe nisemi drejt hotelit me transport privat. Lëmë çantat dhe pa humbur kohë, vazhdojmë menjëherë eksplorimin drejt zemrës historike të qytetit.

    Fillojmë aventurën tonë nga madhështorja Kalaja Wawel, simboli i krenarisë polake, aty ku janë kurorëzuar mbretërit. Atmosfera është mbretërore në çdo detaj: oborri i kalasë, arkitektura dhe historia që ndihet në ajër.

    Mos humbasim një moment magjik: poshtë kalasë, legjenda merr jetë me Dragoi i Wawel-it që “nxjerr flakë” dhe krijon një skenë që mbetet gjatë në mendje 🔥

    Më pas, zbresim drejt qytetit të vjetër për një drekë autentike , aty ku shijet tradicionale polake na bëjnë të ndihemi si vendas.

    Pasdite, humbasim në bukurinë e Rynek Główny, një nga sheshet më të mëdha dhe më të bukura mesjetare në Europë.

    Shëtisim mes historisë në Sukiennice, ku mund të gjejmë suvenire unike si qelibari, dhe ndalojmë për një moment në Bazilika e Shën Marisë për të dëgjuar tingullin karakteristik të trumpetës që kumbon mbi qytet.

    Mbrëmja na gjen në rrugicat plot jetë si Floriańska, perfekte për një shëtitje të qetë, foto dhe një darkë që mbyll ditën në mënyrë të paharrueshme 🌙

  2. 2

    Dita 2

    Atmosferë Boheme & Histori që Prek Zemrën 🎭🕊️

    Sot zbulojmë një tjetër fytyrë të Krakovës... më artistike, më e thellë

    Nisim ditën në Kazimierz, lagjja hebreje plot karakter, histori dhe një vibe unik që nuk e gjejmë askund tjetër.

    Rrugicat, sinagogat e vjetra dhe sheshi Szeroka krijojnë një atmosferë të veçantë, ndërsa vendet e xhirimit të Schindler’s List e bëjnë eksperiencën edhe më të fortë emocionalisht.

    Më pas, kalojmë lumin përmes urës ikonike Kładka Ojca Bernatka, një vend perfekt për foto dhe momente të bukura me grupin.

    Në anën tjetër, zona e Podgórze na tregon një pjesë më të thellë të historisë së qytetit , një kontrast që e bën këtë udhëtim akoma më domethënës.

    Para largimit, ndalojmë për shijen e fundit autentike në Plac Nowy, ku provojmë zapiekanka, street food-in më të famshëm të qytetit 😍

    Më pas, nisemi drejt aeroportit me transport privat, duke marrë me vete kujtime të paharrueshme nga një qytet që të mbetet në zemër ✨

    5) Krakow është qytet i mbledhur, lëvizja me guidën do bëhet me transport publik, gjë për të cilën do kujdeset guida dhe do jeni gjithë kohës nën mbikëqyrjen e guidës. Takimi me guidën do bëhet në aeroportin e Rinasit ose do t’ju presi në aeroportin e Krakow direkt tek dalja.

    POLITIKAT E UDHËTIMIT

    Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:

    Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.

    Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.

    Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.

    Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

    INFORMACIONE

    ► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.

    ► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.

    ► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë ose divan i cili hapet dhe kthehet ne krevat).

    ► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.

    ► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.

    ► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.

    ► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.

    Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

    ► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit.

Përfshihet

  • Fluturim direkt nga Tirana (vajtje–ardhje)
  • Transport aeroport–hotel–aeroport
  • Hotel pranë qendrës (1 km nga qendra)
  • Mëngjes i përfshirë
  • Guidë shqiptare gjatë gjithë udhëtimit
  • Çantë shpine 10 kg
  • 📲 Check-in online
  • NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET:
  • Aboneja e transportit publik 10€ për person
  • ⁠Drekat dhe darkat
  • ⁠Hyrja ne Bazilika e Shën Marisë 10€ për person
  • Sediljet bashkë ne avion (randon/rastësishme nga sistemi. Përzgjedhja manuale është me pagesë ekstra).
  • ⁠Taksa e qytetit 2-3€ personi që paguhet në hotel.
  • ⁠Çdo gjë tjetër që nuk është e përmendur në rubrikën përfshihet
  • SUGJERIM:

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja sevitravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Krakov

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€209

Te agjencia