Bukuresht, Transilvani

Bukuresht, Transilvani

BUKURESHT – TRANSILVANI

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

2 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

4 yje

Datat e nisjes & çmimet

Sht, 28 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 30 Nën · 2 net

€379për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1 · BUKURESHT

    Nisja nga aeroporti i Tiranes me fluturim direkt Tirane – Bukuresht (1 ore : 20 min)

    Mbërritja në Bukuresht është fillimi i një udhëtimi të paharrueshëm.

    Menjëherë pas pritjes nga udhëheqësi i grupit, nisim turin panoramik në qytetin historik, ku do të shijoni atmosferën unike të kryeqytetit rumun.

    Pallati i Parlamentit (Palatul Parlamentului) – Një ndërtesë impozante dhe simbol i qytetit, që reflekton historinë dhe madhështinë arkitektonike të Bukureshtit.

    Qendra Historike Lipscani – Rrugicat e ngushta me kalldrëm, dyqanet artizanale, kafetë tradicionale dhe galeritë e vogla krijojnë një ambient të veçantë për shëtitje dhe fotografi.

    Kisha Stavropoleos – Një perlë e arkitekturës ortodokse, e njohur për ikonat dhe detajet e bukura të brendshme.

    Pas vizitave akomodimi në hotel 4★ në Bukuresht

  2. 2

    Dita 2 · TRANSILVANI

    Mëngjesi në hotel.

    Vazhdimi i turi nëpër peizazhesh ë bukura të Transilvanisë, duke filluar nga malet e Sinaia-s dhe duke përfunduar në qytetin mesjetar të Brașov-it.

    Sinaia – Kështjella Peleș – Një nga kështjellat më magjepsëse në Evropë, e rrethuar nga pyje alpine dhe kopshte të mrekullueshme. Udhëheqësi do t’ju tregojë historinë mbretërore dhe sekrete të brendshme të kështjellës.

    Brașov – Piazza Sfatului dhe Kisha e Zezë – Një qytet mesjetar ku rrugicat e kalldrëmuara, sheshet historike dhe ndërtesat e bukura ju ftojnë për një shëtitje relaksuese dhe fotografi të paharrueshme.

    Castelul Bran (Kështjella e Drakulës) – Një ndër vendet më të njohura në Rumani, e rrethuar nga legjenda e Drakulës. Kjo vizitë ofron një kombinim të historisë dhe misterit në një përvojë të veçantë.

    Kohë e lirë në qendrën historike të Brașovit – për suveniresh, kafene ose për të shijuar atmosferën e qytetit mesjetar.

    Rikthim në Bukuresht – Një mbrëmje e qetë pas një dite plot aventura dhe pamje mahnitëse.

  3. 3

    Dita 3 · BUKURESHT

    Mëngjesi në dhe vazhdimi vizitave të Bukureshtit si:

    Muzeu Kombëtar i Historisë së Rumunisë – Një koleksion i pasur artefaktesh dhe dokumentesh historike që tregojnë rrugëtimin e Rumunisë gjatë shekujve.

    Muzeu Satësor Dimitrie Gusti – Një shëtitje në fshatrat tradicionale rumune, ku mund të shihni shtëpi tipike dhe të mësoni për traditat e jetës rurale.

    Parku Carol – Një hapësirë e gjelbër dhe e qetë për pushim dhe fotografi.

    Ateneum Rumun (Ateneul Român) – Një ndërtesë ikonë e arkitekturës, ku shpesh mund të ndiqni edhe koncerte muzikore.

    Sheshi Revolucionit dhe rrugicat e Lipscanit – Kohë e lirë për të eksploruar qytetin, për suveniresh ose për një kafe të këndshme.

    Darkë tradicionale rumune – Përfundoni ditën me një darkë që sjell shijet autentike të kuzhinës vendase.

    Transferimi në Aeroportin Henri Coandă për fluturimin e kthimit.

    Largimi nga Rumania me kujtime të paharrueshme nga Bukureshti dhe Transilvania, (një gershetim i historisë, kulturës me peizazhet magjepsëse).

Përfshihet

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bukuresht – Tiranë.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programi
  • Akomodimi në hotel 4 Yje për 3 netë në Bukuresht
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk përfshihet

  • Drekat dhe Darkat gjate udhëtimit
  • Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
  • Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja veatravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Bukuresht

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€379

WhatsApp