
Jordani
Udhetim me guide ne Jordani (udhetim elitar) 24-29 Nentor 2026
Tur me guidë · Me avion · Mëngjes
Kohëzgjatja
5 netë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
Sipas programit
Datat e nisjes & çmimet
Itinerari
Rreth ofertës
- 1
Dita 1 · Mbërritja në Amman
Pas mbërritjes në aeroportin e Amanit, ju mirëpret stafi lokal për asistencë dhe transfertë në hotel. Pas sistemimit, darkë dhe pushim – dita perfekte për të nisur aventurën me energji të reja.
- 2
Dita 2 · Amman City Tour & Petra by Night
Pas mëngjesit, nisemi për të eksploruar kryeqytetin dinamik të Jordanisë – Amman.Vizitojmë Citadelën, një nga pikat më të vjetra dhe më panoramike të qytetit, si dhe Teatrin Romak – një dëshmi e historisë antike që gjallëron ende në qendër të qytetit. Pamje të jashtme të Xhamisë së Mbretit Abdullah dhe kohë e lirë në tregjet e qytetit për të shijuar atmosferën lokale.
Pasdite, udhëtojmë drejt Petres, ku pas akomodimit, përgatitemi për një mbrëmje magjike:
🕯 Petra by Night – Një shëtitje nën dritën e qirinjve nëpër kanionin e Siq deri tek Thesari legjendar (Al-Khazneh). E shoqëruar nga tinguj flauti dhe rrëfime të buta beduine, kjo është një përjetim emocional dhe unik.
- 3
Dita 3 · Petra & Shkretëtira Wadi Rum
Pas mëngjesit, fillojmë eksplorimin e plotë të qytetit antik të Petres – një nga 7 mrekullitë e reja të botës. Nga Thesari, te Manastiri, rrugicat e gdhendura, tempujt dhe teatri – çdo hap është një udhëtim në kohë dhe kulturë.
Pasdite, nisemi drejt Wadi Rum, shkretëtirës së famshme me peizazhe të jashtëzakonshme, ku do të akomodohemi në një kamp tradicional beduin, nën një qiell të mbushur me yje.
- 4
Dita 4 · Jeep Tour në Wadi Rum & Akomodim në Aqaba
Pas mëngjesit në kamp, nisemi për një xhiro me Jeep 4×4 për 2 orë për të eksploruar format e veçanta shkëmbore dhe peizazhet e Wadi Rum – vendi që frymëzoi “Lawrence of Arabia” dhe shumë filma hollivudianë.
Udhëtimi përfundon me një gote çaji tradicional beduin, e servirur në mesin e shkretëtirës – një ndjesi e qetësisë absolute.
Pas kësaj aventure, udhëtojmë drejt Aqabas, qytetit të vetëm bregdetar të Jordanisë, për darkë dhe qëndrim në hotel.
- 5
Dita 5 · Nga Deti i Kuq në Detin e Vdekur
Pas mëngjesit, lëmë bregdetin dhe nisemi drejt një prej mrekullive natyrore të planetit – Deti i Vdekur, pika më e ulët në Tokë.Këtu do të keni kohë të lirë për:
🌊 Not në ujërat tejkripura🧖♀️ Trajtim me baltë minerale natyrale🌅 Shijim i një perëndimi magjik buzë liqenit
- 6
Dita 6 · Lamtumirë Jordani
Pas check out, realizohet transferta për në aeroport. Udhëtimi mbyllet, por përjetimet nga Jordania do të mbeten gjatë në zemër.
🛈Cfare perfshihet: Udhetim ne Jordani
Fluturimi vajtje ardhje
Akomodimi në hotel për 5 netë
Mëngjeset dhe darkat për të gjitha ditët e qëndrimit
Transporti me mjet komod gjatë gjithë udhëtimit
Guida lokale
Shoqërues shqiptar nga agjensia
Hyrja në gjithë aktivitetet e përmendura në program
Petra By Night
Viza turistike
Transfertat aeroportuale private
Bagazh kabine 8kg
🛈Cfare nuk perfshihet: udhetim ne Jordani
Cdo gjë që nuk është e përmendur në program
Para se te ofroje nje program, stafi i Kalemi Travel viziton dhe teston cdo destinacion per te ofruar eksperiencen me te mire te mundshme per ju. Artikullin per Jordanine e gjeni duke klikuar KETU!
Gati për një udhëtim si në përralla?
Shenim: Ne rast anullimi nga ana e klientit, pagesa e bere eshte e parimbusueshme!
FAQ – Pyetje te shpeshta per nje Udhetim ne Jordani
Kur eshte koha me e mire per te vizituar Jordanine? Koha me e mire per te vizituar Jordanine eshte pranvera nga marsi ne maj dhe vjeshta nga shtatori ne nentor, sepse temperaturat jane me te buta dhe kushtet ideale per te vizituar Petra, Wadi Rum dhe Detin e Vdekur.
A duhet vize per te udhetuar ne Jordani? Shtetasit shqiptare kane nevoje per vize per te udhetuar ne Jordani, por ajo mund te merret ne mberritje ne aeroportin e Ammanit. Alternativisht, Jordan Pass perfshin hyrjen ne Petra dhe heq taksen e vizes ne disa raste.
Cilat jane vendet kryesore turistike ne Jordani? Vendet kryesore turistike ne Jordani jane Petra, nje nga 7 mrekullite e reja te botes, shkretetira Wadi Rum, Deti i Vdekur dhe qyteti historik i Jerash. Keto destinacione kombinojne histori, natyre dhe eksperienca unike ne Lindjen e Mesme.
A eshte Jordania destinacion i sigurt per turiste? Jordania konsiderohet nje nga vendet me te sigurta ne Lindjen e Mesme per turiste. Zonat turistike si Petra, Wadi Rum dhe Ammani jane te organizuara dhe te monitoruara, duke ofruar nje ambient te qete per vizitore nderkombetare.
Cfare duhet te di para se te shkoj ne nje udhetim ne Jordani? Para se te udhetoni ne Jordani duhet te dini qe klima eshte e nxehte ne vere, rekomandohet veshje modeste ne zona tradicionale dhe eshte e rendesishme te pini uje te mjaftueshem, sidomos gjate vizites ne Petra ose ne shkretetire.
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja kalemi.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Jordani
Krahaso para se të rezervosh

🇯🇴Jordani
Jordani
Jordani , 6 Dite
26 Nën – 1 Dhj
Erli Travel
nga
€1.290
për person

🇯🇴Jordani
Jordani
Udhëtim në Jordani: Petra, Wadi Rum, Deti i Vdekur etj
25 Nën – 1 Dhj
Elite Travel Agency
nga
€1.439
për person

🇯🇴Jordani
Jordani
Jordani me guide — festat e nëntorit
25 Nën
Baron Travel & More
nga
€1.499
për person