
Cyrih
Zyrih, Bazel – Ski në Davos
Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes
Kohëzgjatja
Pyet agjencinë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
Sipas programit
Datat e nisjes & çmimet
Pre, 4 Dhjetor 2026
Pas 9 javësh
€471për person
RezervoItinerari
Rreth ofertës
- 1
Dita 1 · Fluturimi direkt me avion Tiranë – Bazel. Nisja në orën 07.00. Mbrritja në orën 0920. Nisja për në Basel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel në zonën Bazel – Mulhouse.
- 2
Dita 2 · Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zyrih. Udhëtimi zgjat reth 1.5 orë. Paradite, Vizitë e qytetit, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Nisja për në Lucernë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Lucernë njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj. Pasdite, vonë Nisja për në drejtim të Liechtenstein. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë, në Qytet Shtetin, Liechtenstein. Në qytet vizitohet: Kështjella e Princit nga jashtë, Katedralja St Florin, Ura mbi Rein, Parlamenti. Vazhdon udhëtimi në Davos. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Mbrritja në Davos. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
- 3
Dita 3 · Mëngjesi në Hotel.Gjithë ditën të lirë për Ski ose për Shëtitje në Davos. Fjetje në hotel.
- 4
Dita 4 · Mëngjesi në hotel. Transferta për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi direkt me avion Bazel -Tiranë. Nisja në orën 09.55. Mbrritja në 12.00.
Kujdes:1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Përfshihet
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bazel – Tiranë.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus
- Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm.
Nuk përfshihet
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja boratravel.al më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Cyrih
Krahaso para se të rezervosh

🇫🇷Francë · Zvicër · Slloveni
Strasburg, Cyrih, Lubjanë
Strasburg dhe Zyrih
25 Nën – 2 Dhj
Plazh.com
nga
€459
për person

🇫🇷Francë · Zvicër · Kroaci
Strasburg, Cyrih, Zagreb
Strasburg & Zyrih – Tur Europian
25 Nën – 2 Dhj
Kamu Travel & Tours
nga
€459
për person

🇫🇷Francë · Zvicër · Gjermani
Strasburg, Cyrih, Mynih
Strasburg dhe Zyrih
25 Nën – 2 Dhj
Matias Travel & Tours
nga
€459
për person

🇫🇷Francë · Zvicër · Mal i Zi
Strasburg, Cyrih, Mali i Zi
Udhetim Strasburg dhe Zyrih
25 Nën
Kalemi Travel
nga
€459
për person

🇫🇷Francë · Zvicër · Kroaci
Strasburg, Cyrih, Zagreb
Strasbourg & Zyrih – Udhëtim në Grup 8 Ditë me Autobus nga Tirana
25 Nën – 2 Dhj
Erli Travel
nga
€459
për person

🇫🇷Francë · Zvicër · Austri
Strasburg, Cyrih, Austri
Strasburg dhe Zyrih
25 Nën – 2 Dhj
4 Seasons Travel & Tours
nga
€459
për person

🇫🇷Francë · Zvicër · Mal i Zi
Strasburg, Cyrih, Mali i Zi
Strasburg dhe Zyrih
Data fleksibile
Hima Travel
nga
€459
për person

🇨🇭Zvicër
Cyrih, Zvicër, Gjenevë
Zyrih, Bazel - Ski në Davos
4–7 Dhj
Tropical Travel & Tours
nga
€472
për person