Kenia, Stamboll

Kenia, Stamboll

Udhëtim dhe Safari në Kenia

Tur me guidë · Me avion · Gjysmë pension

Kohëzgjatja

8 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Gjysmë pension

Hoteli

4 yje

Datat e nisjes & çmimet

Mër, 10 Shkurt 2027

Pas 19 javësh · kthim 18 Shk · 8 net

€3.329për person

Rezervo

Itinerari

  1. Tiranë
  2. Kthim

Rreth ofertës

Safari në Kenia, akomodime ne Safari Camp dhe plazh!

  1. 1

    Dita 1 · Tiranë – Nairobi

    Do të takohemi me guidën rreth 3 orë para nisjes. Nisja nga Tirana me Turkish Airlines dhe udhëtimi drejt Kenias nëpërmjet Stambollit.

  2. 2

    Dita 2 · Mbërritja në Nairobi & Giraffe Centre

    Mbërritja në Jomo Kenyatta International Airport – Nairobi në orën 03:05.

    Pas formaliteteve të aeroportit, do të pritemi nga partneri ynë dhe transferohemi drejt hotelit. Për shkak të mbërritjes gjatë natës, dhomat do të jenë të rezervuara që nga nata e mëparshme, duke mundësuar check-in të menjëhershëm dhe pushim pas fluturimit.

    Akomodohemi në Ole Sereni Nairobi.

    Pas mëngjesit, paraditja do të jetë e lirë për relaks. Pas drekës mund të shijoni pamjen nga tarraca panoramike e hotelit, ndërsa në orët e pasdites nis eksperienca e parë me botën e egër të Kenias.

    Vizitojmë Nairobi Giraffe Centre, një qendër konservimi e dedikuar veçanërisht gjirafave Rothschild. Nga platforma e ngritur do të keni mundësinë t’i shihni nga shumë pranë dhe të përjetoni një nga momentet më karakteristike të qëndrimit në Nairobi.

    Kthehemi në hotel dhe akomodohemi në Ole Sereni Nairobi.Vaktet: Mëngjes, drekë & darkë

  3. 3

    Dita 3 · Safari në Nairobi National Park

    Herët në mëngjes rreth orës 07:00 nisemi për safarin tonë të parë të plotë në Nairobi National Park.

    Vetëm pak larg qendrës urbane, peizazhi ndryshon krejtësisht dhe ia lë vendin savanës afrikane. Gjatë rreth 5 orëve, do të kemi mundësi të shikojmë për luanë, rinocerontë, buaj, gjirafa, antilopa dhe shumë specie të tjera.

    E veçanta e këtij parku është kontrasti i pazakontë mes natyrës së egër dhe horizontit të qytetit të Nairobi-t në sfond. Parku është një nga zonat kryesore të mbrojtura pranë kryeqytetit dhe ofron një hyrje ideale në botën e safarit kenian.

    Pas përfundimit të safarit, kthim në hotel dhe pjesa tjetër e ditës në dispozicion.

    Akomodohemi në Ole Sereni Nairobi.Vaktet: Mëngjes, drekë & darkë

  4. 4

    Dita 4 · Nairobi – Amboseli National Park | Elefantët & Kilimanjaro

    Pas mëngjesit, largohemi nga Nairobi drejt një prej destinacioneve më ikonike të safarit në Afrikë: Amboseli National Park. Transferta zgjat rreth 3 orë.

    Amboseli është veçanërisht i njohur për tufat e mëdha të elefantëve dhe për peizazhet mbresëlënëse me Malin Kilimanjaro që ngrihet në horizont. Parku përfshin savana, zona kënetore, pyje akacieje dhe hapësira të thata, duke krijuar kushte ideale për një shumëllojshmëri të madhe kafshësh. Shërbimi i Botës së Egër së Kenya-s (Kenya Wildlife Service) e konsideron Amboselin një nga destinacionet kryesore për takime nga afër me tufat e mëdha të elefantëve.

    Kjo është një nga ato ditë ku kamera duhet të jetë gjithmonë gati.

    Kthehemi në hotel dhe akomodohemi në Amboseli Sopa Lodge.Vaktet: Mëngjes, drekë & darkë

  5. 5

    Dita 5 · Safari në Tsavo West National Park

    Pas mëngjesit, nisemi drejt Tsavo West National Park. Transferta zgjat rreth 4 orë.

    Tsavo West prezanton një tjetër fytyrë të Kenias: peizazhe më dramatike, zona vullkanike, formacione shkëmbore, burime natyrore dhe savanë të pafundme.

    Gjatë turit të plotë me jeep, do të kërkojmë për elefantë, luanë, leopardë, buaj, rinocerontë, hipopotamë dhe shumë specie të tjera që popullojnë këtë ekosistem. Parku njihet pikërisht për kombinimin e peizazheve të fuqishme dhe biodiversitetit të pasur.

    Pas safarit, transferohemi drejt lodge-it dhe mbrëmjen e kemi posaçërisht për relaks.

    Akomodohemi në Voi Wildlife Lodge.Vaktet: Mëngjes, drekë & darkë

  6. 6

    Dita 6 · Tsavo East National Park – Mombasa | Nga Safari drejt Oqeanit Indian

    Dita e sotme nis me një safari në mëngjes në Tsavo East National Park, një nga hapësirat më të mëdha dhe më të egra të mbrojtura në Kenia.

    Peizazhet e hapura, savana e thatë, baobabët dhe Galana River krijojnë një skenografi tipike afrikane. Gjatë turit do të kemi mundësi të shohim elefantë, luanë, buaj, leopardë dhe një shumëllojshmëri të pasur shpendësh.

    Pas safarit të paradites, i japim lamtumirën savanës dhe nisemi drejt brigjeve të Oqeanit Indian.

    Transferta drejt Mombasës zgjat rreth 4 orë.

    Check-in në hotel dhe mbrëmje e lirë për të shijuar atmosferën tropikale të bregdetit.

    Akomodohemi në Severin Sea Lodge 4*.Vaktet: Mëngjes & darkë

  7. 7

    Dita 7 · Mombasa | Ditë e lirë në plazh

    Pas ditëve intensive të safarit, sot ritmi ndryshon.

    Një ditë e plotë për t’u relaksuar në hotel, për të shijuar plazhin, diellin dhe ujërat e ngrohta të Oqeanit Indian.

    Për ata që duan të vazhdojnë eksplorimin, ofrohen dy eksperienca opsionale:

    Opsioni 1 – Mombasa Marine ParkEkskursion gjysmëditor në ujërat e kristalta të parkut detar. Lundrim me varkë me bazament xhami, mundësi për snorkeling dhe not mes peshqve shumëngjyrësh, koraleve dhe botës nënujore të Oqeanit Indian.

    Opsioni 2 – Shimba Hills & Sheldrick FallsNjë kombinim i natyrës dhe aventurës në Shimba Hills National Reserve, me mundësi për të parë elefantë, antilopën e rrallë sable dhe shumë specie shpendësh. Eksperienca vazhdon me një shëtitje drejt Sheldrick Falls, mes një peizazhi të gjelbër tropikal.

    Akomodohemi në Severin Sea Lodge 4*.Vaktet: Mëngjes dhe Darkë

  8. 8

    Dita 8 · Mombasa – Nairobi | Mëngjes i lirë në Oqeanin Indian

    Edhe një ditë tjetër për të shijuar atmosferën e Mombasës.

    Paraditja dhe pjesa më e madhe e ditës do të jenë të lira për plazh, pishinë dhe relaks në ambientet e hotelit.

    Pasdite, transferohemi drejt aeroportit të Mombasës për t’u kthyer në Nairobi.

    Pas mbërritjes, transferohemi drejt hotelit pranë aeroportit, bëjmë check-in dhe konsumojmë darkën.

    Akomodohemi në Four Points by Sheraton Nairobi Airport.Vaktet: Mëngjes dhe Darkë

  9. 9

    Dita 9 · Nairobi – Nisja drejt Shqipërisë

    Pak orë pas mesnate do të transferohemi nga hoteli drejt Jomo Kenyatta International Airport.

    Pas tetë ditësh mes savanës, Kilimanjaros, elefantëve, luanëve dhe brigjeve të Oqeanit Indian, përfundon aventura jonë në Kenia.

    Deri herën tjetër, lamtumirë Afrikë!

Përfshihet

  • Fluturimi Vajtje /Ardhje jo Low Cost
  • Vaktet sipas programit
  • Transfertat me autobus komod sipas programit
  • Shërbimi i guidës lokale në anglisht
  • Shërbimi i guidës në safari
  • Shoqërues shqiptar nga agjencia gjatë të gjithë udhëtimit
  • Biletat e hyrjeve në atraksionet e përmendura në program
  • ETA

Nuk përfshihet

  • Shpenzimet personale
  • Sigurimi Shëndetësor
  • Bakshishet për Guidën dhe Shoferin (rekomandohet 20 USD/dita/person)
  • Vaktet të cilat nuk përmenden në program
  • Gjithcka qe nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet”

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja elitetravel.al më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Stamboll

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€3.329

WhatsApp