Alberobello, Bari, Matera

Alberobello, Bari, Matera

ALBEROBELLO – POLIGNANO A MARE – BARI – MATERA – ALTAMURA (2 Dite – 1 Nate)

Tur me guidë · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

1 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Sht, 28 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 29 Nën · 1 net

€229për person

Rezervo

Rreth ofertës

Një aventurë e paharrueshme per festat e Nentorit në Italinë e Jugut!

Udhëtimin e nisim duke zbuluar magjinë e Alberobellos me shtëpitë unike Trulli, bukurinë bregdetare të Polignano a Mare, historinë e Barit, qytetin mahnitës të Materas me banesat shkëmbore Sassi dhe atmosferën autentike të Altamurës.

Një udhëtim që ndërthur natyrën, historinë, kulturën dhe bukuritë më të veçanta të Italisë së Jugut. ✨

Çmimi: 229 €/person

Data e udhetimit : 28-29 Nentor

Kohëzgjatja : 2 Ditë – 1 Natë

Tirane-Bari-Matera-Altamura

Takimi në aeroportin e Tiranës bëhet me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara nisjes së fluturimit.Fluturimi direkt Tiranë – Bari në orën 06:00.

Pas mbërritjes në Bari nisemi me autobus drejt Materës, një nga qytetet më të veçanta të Italisë, i njohur për historinë e tij të lashtë dhe lagjet shkëmbore “Sassi di Matera”. Rrugicat e ngushta prej guri dhe peizazhi unik krijojnë një atmosferë të paharrueshme.

• Vizita në Matera përfshin:

Piazza Vittorio Veneto, një nga sheshet më të rëndësishme të qytetit .

Banka di Napoli

Piazza San Pietro Caveoso

Piazza San Giovanni

Kisha e San Pietro Barisano dhe Bazilika Katedrale e Materës – “Maria Santissima della Bruna”, nga ku shijojmë pamje panoramike mbi qytetin e vjetër

• Do të vizitojmë gjithashtu shpellat karakteristike dhe muzetë, ku tregohet jeta tradicionale e banorëve që dikur jetonin në këto banesa të gdhendura në shkëmb. Matera është një thesar i gjallë kulturor, aq i veçantë sa u zgjodh si një nga vendet e xhirimit të filmit James Bond “No Time to Die” (2021).

• Pasdite, vazhdojmë udhëtimin drejt Altamurës, vetëm 20 km larg. Ky qytet i lashtë i Puglias është i njohur për bukën tradicionale, të cilës i ka dhënë emër në gjithë Italinë, dhe për prodhimin e brioshëve origjinalë. Ne Altamura vizitat fillojne nga Porta Bari ,Qendra historike e Altamures, Piazza e Republikes , Porta Matera ,Piazza e Resistences, Katedralja e Maria Asunte dhe Piazza Duomo.

Në përfundim të vizitave, akomodimi në hotel.

Alberobello-Polignano a Mare-Bari-Tirane

Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt një prej qyteteve më unike të jugut të Italisë – Alberobello, i njohur për shtëpitë tradicionale “Trullo”, struktura konike prej guri që janë shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO. Një shëtitje nëpër rrugicat e këtij qyteti përrallor është si një udhëtim në një tjetër kohë.

• Pas vizitës në Alberobello, udhëtimi vazhdon drejt brigjeve të Adriatikut, në qytetin piktoresk Polignano a Mare. Me shkëmbinjtë që zhytën në detin e kaltër dhe ballkonet me pamje mahnitëse, ky qytet bregdetar është një ndalesë e shkurtër, por e paharrueshme.

• Më pas, udhëtojmë drejt Barit, kryeqyteti i rajonit të Puglias, ku në shoqërinë e guidës lokale do të vizitojmë monumentet më të rëndësishme të qytetit, përfshirë:

Katedralen San Sabino

Basilikën San Nicola, një vend pelegrinazhi me rëndësi ndërkombëtare

Kështjellën Normanno-Svevo dhe Piazza Mercantile një nga sheshet më të gjalla dhe historike të qyteti

Në përfundim të vizitës, bëhet transferta për në aeroportin e Barit, për fluturimin direkt Bari – Tiranë, me nisje në orën 23:50.

Përfshihet

  • Biletat e avionit vajtje-ardhje ( TIRANE – BARI – TIRANE)
  • Akomodimi ne hotel
  • Mengjesi ne hotel
  • Transfertat aeroport-hotel-aeroport dhe shetitjet me autobuz
  • Guida shoqeruese Shqiptare
  • Lejohet te meret me vete nje cante me permasa deri ne 40X30X20 cm / 8 kg pa rrota

Nuk përfshihet

  • Taksa e turistit 5 €/person per nate (paguhet ne zyre kur behet rezervimi )
  • Siguracioni i shendetit ( i keshillueshem )
  • Drekat, darkat dhe hyrjet në monumente/muzeume

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja realtravel.al më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Alberobello

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€229

WhatsApp