Venecia, Itali

Venecia, Itali

VENECIA MAGJIKE – UDHETIM DITOR

Udhëtim njëditor · Me avion

Kohëzgjatja

1 ditë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Sipas paketës

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Enj, 22 Tetor 2026

Pas 3 javësh · kthim 22 Tet

€60për person

Rezervo

Hën, 26 Tetor 2026

Pas 3 javësh · kthim 26 Tet

€60për person

Rezervo

Enj, 29 Tetor 2026

Pas 4 javësh · kthim 29 Tet

€60për person

Rezervo

Rreth ofertës

✨ Venecia – qyteti që duket sikur ka dalë nga një përrallë!

Përjetoni magjinë e një prej qyteteve më të bukura dhe romantike në botë, ku çdo urë, kanal dhe shesh fsheh histori shekullore dhe pamje mahnitëse.

Gjatë këtij udhëtimi do të eksploroni zemrën e Venecias, duke vizituar ikoniken Piazza San Marco, madhështoren Basilica di San Marco, Doge’s Palace, romantiken Bridge of Sighs dhe të famshmin Ponte di Rialto, simbolin më të njohur të qytetit mbi ujë.

🚤 Shijoni atmosferën unike të kanaleve veneciane, shëtitjet mes rrugicave plot jetë, kafenetë historike, dyqanet tradicionale dhe pamjet që kanë frymëzuar artistë e udhëtarë nga e gjithë bota.

🍝 Kohë e lirë për të shijuar kuzhinën italiane, një kafe në sheshin më të famshëm të qytetit, një tiramisu autentike apo për të blerë suvenire nga Venecia magjike.

🌊 Kanale romantike, arkitekturë madhështore, histori mijëravjeçare dhe një atmosferë që nuk gjendet askund tjetër në botë.

✨ Një ditë në Venecia nuk është thjesht një udhëtim, por një përvojë që mbetet gjatë në kujtesë. ❤️🚤

Çmimi : 5900 Leke PERSONI

22-26-29 Tetor / CMIMI 5900 Leke

VENECIA 1 DITE

🇮🇹 VENECIA MAGJIKE – UDHETIM DITOR

📅

Nisja nga Tirana: 06:45 / Duhet te jemi 2 ore perpara nisjen ne aeroport ku do takojm dhe me guiden.

Mbërritja në Treviso: 08:25

Koha e fluturimit rreth 1 orë e 40 minuta.

🚌 Pas daljes nga aeroporti nisemi me autobusin lokal drejt Piazzale Roma në Venecia (rreth 1 orë udhëtim).

Bileta autobusit rreth 24€ vajtje ardhje

Prehet direkte ne aeroport

Programi

🌉 Mbërritje në Venecia dhe nisje e vizitës në këmbë:

• Piazzale Roma

• Ura e Rialtos (Ponte di Rialto)

• Kanali i Madh (Grand Canal)

• Tregu tradicional i Rialtos

• Kohë e lirë për kafe dhe fotografi

🍝 Ndalese për drekë dhe kohë e lirë.

Vazhdojmë vizitën drejt zemrës së Venecias:

• Piazza San Marco

• Basilica di San Marco

• Doge’s Palace

• Bridge of Sighs

• Caffè Florian

📸 Kohë e lirë për shëtitje, suvenire, gelato dhe fotografi.

🚌 Rreth orës 15:00–15:30 nisemi nga Piazzale Roma drejt Aeroportit të Trevisos.

✈️ Fluturimi i kthimit

Treviso – Tiranë

🕕Nisja 18:20 – Mberritja 19:50

✨ Një ditë e mbushur me histori, romantikë dhe magjinë unike të qytetit mbi ujë! 🇮🇹🌊✨

Kujdes : Cmimet jan momentale, kompania e fluturimit mund te ndryshoj cmimet nga momenti ne moment.

Përfshihet

  • Biletë avioni vajtje-ardhje
  • Check-in online
  • Çantë shpine 8 kg
  • Guida shoqëruese ne shqip
  • Vizitat sipas programit

Nuk përfshihet

  • Bileta e autobusit vajtje ardhje 24€
  • Shetitje me anije ( opsionale )

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja realtravel.al më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Venecia

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€60

WhatsApp