Lisbonë, Madrid

Lisbonë, Madrid

PORTO – LISBONE – MADRID / 5 DITE

Tur me guidë · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

4 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Kjo ofertë ka data fleksibile. Kontakto agjencinë për datat e lira.

Rreth ofertës

►Dita e parë: Fluturimi direkt Tiranë – Madrid. Nisja nga Tirana në orën 17.40. Mbrritje në Madrid në orën 21:10. Nisja për në Porto. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurta gjatë rrugës. Mrritja në Porto. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

►Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të qytetit: Lagjet Ribeira dhe Bolhao, Sample Porto, Ura Dom Luis I, Katedralja e Portos, Pallati Bolsa, Livraria Lello, Kisha e Shën Francis, etj. Fjetje në Hotel

►Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Lisbonë. Udhëtimi zgjat rreth 3.5 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Lisbonës, si: Torre de Bolem, Padrao dos Desombrimentos Mosteiro dos Jeronimos. Vizitohen lagjet Bairro Alto, lagja qëndrore, monumenti Santa Justa, katedralja e Lisbonës, Stadiumi Estadio da Luz, Kështjella Sao Jorge, Ura 25 Abril, Ura Vasco de Gama, Akuariumi i Lisbonës etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

►Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja heret për në Madrid. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurta gjatë rrugës. Mrritja në Madrid. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Madridit, si: Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve, Parkun El Retiro, Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

►Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Nisja për në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid – Tiranë. Nisja nga Madrid në orën 21:55. Mbrritja në Tiranë në orën 01.10.

Përfshihet

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Madrid – Tiranë.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
  • Akomodim në hotel për 4 net, Fjetje 2 netë në Porto, 1 natë në Lisbone, 1 nate në Madrid.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x30x20cm). (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk përfshihet

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja feleqitravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Lisbonë

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€445

WhatsApp