Romë

Romë

ROME – VATIKAN

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

2 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

4 yje

Datat e nisjes & çmimet

Sht, 28 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 30 Nën · 2 net

€399për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1 · ROMA E SHENJTË

    Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.

    Fluturimi direkt Tiranë – Romë (1 orë : 20 minuta)

    Pas mbërritjes në Romë do të fillojmë turin : Roma e Shenjtë.

    Kjo ditë do ti përkushtohet vizitës në Vatikan. Qyteti i Vatikanit ka qenë rezidenca e Papa-ve që në 1377. Do të fillojmë me Sheshin e Shën Pjetrit, sheshi kryesor përpara Vatikanit përpara të cilit ngrihet me gjithë madhështinë e saj Basilika e Shën Pjetrit, e cila ka filluar të ndërtohet në 1546 sipas një projekti të Mikelanxhelos por që u perfundua në 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madhështore e kësaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithë qytetin e vogël të Vatikanit. Do të bëhet një vizitë e detajuar nga brenda në këtë Basilike në të cilën gjendet një pasuri e vërtetë me vepra arti ku si më të njohurat mund të përmendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madhështor i realizuar në bronz nga Bernini. Kjo guidë do të zgjasë rreth 2 orë duke mos përfshirë hyrjet në muzeumet e Vatikanit.

    Pas vizitës në Vatikan do të vazhdojmë me vizitë në Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do të bëhet dhe pushimi i drekës.

    Pas dreke vazhdojme me vizitë në Pantheon, një nga objektet më madhështore jo vetëm të Romës por të gjithë Europës.

    Akomodimi në hotel. Fjetia në Romë.

  2. 2

    Dita 2 · ROMA E LASHTË

    Pas mëngjesit do të vazhdojmë turin: Roma e Lashtë.

    Transferta me autobuz nga hoteli tek Parku i Villa Borghese për të vazhduar më pas shëtitjen në këmbë tek Piazza del Popolo, Piazza Spagna, Fontana di Trevi, Via dei Fori Imperiali.

    Vizitat e Romës së lashtë vazhdojnë me Teatri i Marcelos, dhe në Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshëm Altare dell’Patria, Piazza Campidoloio nga ku mund të shihen dhe Fori Romani.

    Ndalesa e radhës do të jetë në simbolin e Romës, në Colosseo (vizitë nga jashtë), dhe me pas në Forumi Romak.

    Forumi Romak është pikërisht vendi ku ka filluar qytetërimi i vjetër Romak në vitin 753 BC, ku Romuli vrau vëllain e tij Remus dhe themeloi qytetin në Palatino, në Forumin Romak senatorët konspironin kundër njëri tjetrit, në Coloseo luftonin gladiatorët për jetë a vdekje. E gjithë kjo panoramë jete, luftërash, intrigash, pushteti dhe dëshirash qëndron sot pas 2800 vjetësh për të treguar gjallërisht historinë e krijimit të qytetërimit.

    Kthim në hotel në pasdite. Fjetia në Romë.

  3. 3

    Dita 3 · TIVOLI dhe SHOPPING NË ROMË

    Mengjesi ne hotel.

    Pas mëngjesit do të nisemi drejt Tivolit, një qytet i vogël dhe piktoresk afër Romës, është i njohur për historinë e tij të pasur dhe vilat madhështore. I rrethuar nga male dhe me pamje mahnitëse.

    Ndër vendet më të famshme është Villa d’Este, e njohur për kopshtet e saj të bukura dhe shatërvanët e mrekullueshëm. (Hyrja me pagesë extra/opsionale)

    Pas vizitës në Tivoli transferta në një ndër qendrat tregtare më të mëdha të Italise, Roma Village, per shopping.

    Pas shopping nisemi për në aeroportin e Romës.

    Pas procedurave doganore, nisja nga Roma me fluturimi direkt Romë – Tiranë (1 orë : 30 minuta)

Përfshihet

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Romë – Tiranë.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
  • Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Romë
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk përfshihet

  • Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
  • Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
  • Taksa lokale 7.50 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja veatravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Romë

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€399

WhatsApp