Napoli, Bregdeti i Amalfit, Kapri

Napoli, Bregdeti i Amalfit, Kapri

Napoli – Sorrento – Capri – 4 Ditë me Avion nga Tirana

Paketë pushimesh · Avion + autobus · Mëngjes · Last minute

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Pre, 16 Tetor 2026

Javën tjetër · kthim 19 Tet · 3 net

€364për person

Rezervo

Rreth ofertës

Napoli , Sorrento , Kapri - Itali , Udhetim ne 4 ditor

4 dite ne Napoli , Sorrento , Kapri -Itali

  1. 1

    Dita 1

    Fluturimi nga Tirana për në Bari. Nisja në orën 06.50. Mbrritja në Bari në orën 07.50. Transferta për në Napoli. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Mbrritja në Napoli. Fjetje në Hotel.

  2. 2

    Dita 2

    Mëngjesi në Hotel. Transferta për në port. Nisja me traget për në Ishullin Kapri. Shëtitje panoramike në Ishull, ku vizitohen: Vila Jovis, Kisha Santa Maria, Fari, Vila San Mikele, Kisha e San Michele Arcangelo. Kthimi me traget në Sorrento. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  3. 3

    Dita 3

    Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj.

    OPSIONALE:

    Nisja për në Positano me Anije. Shëtitje në Positano, ku vizitohen: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti.

    Nisja per ne Amalfi me Anije. Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj.

    Nisja për në Salerno me Anije. Mbrritja në Salerno.

    Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Kështjella Arecchi, Katedralja Salernos, Kopshtet Minerva, Katedralja Salernos, Shëtitorja, etj.

    Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  4. 4

    Dita 4

    Mëngjesi në Hotel.

    Transferta për në Aeroportin e Barit. Fluturimi Bari - Tiranë. Nisja nga Bari në orën 23:40. Mbrritja në Tiranë në orën 00.05

    Shënim: Për shkak të ndalimit të Autobusëve për kalim në bregdetin e Amalfit, Udhëtime dhe Shëtitjet në Positano dhe Amalfi do bëhen vetëm me Anije,

    Sorrento - Positano

    Positano- Amalfi

    Amalfi - Salerno

    Ky udhëtim me 3 Anije kushton €50.

    Personat që nuk zgjedhin këtë udhëtim do kalojnë me Autobus direkt nga Sorrento në Salerno, nga Autostrada. Dhe do jenë të lirë për Plazh në Salerno.

    Kujdes:

    1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.

    2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

    3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Operatori përpiqet që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

    4. Në Program ka dhe Udhëtim me Anije. Nëse Kushtet e Motit nuk e lejojnë, mund te mos realizohet dhe nuk ka kthim pagesash.

    Napoli, Sorrento, Kapri, Amalfi, Salerno:

    Shenim :

    kujdes me cmimin pasi eshte i ndryshushem dhe cmimin e sakte e merni ne momentin e rezervimit , pasi eshte i lidhur ne kohe reale me kompanine e fluturimit / rezervimi eshte i pa anullushem dhe i pa kthyshem .

    Cmimet me poshte per dy persona akomodimi ne dhome dyshe

    DATAT E NISJEVE

    Cmimet jane per dy persona akomodimi ne dhome dyshe

    Nisja: 16-10-2026

    Çmimi Total 728€ (per dy persona)

Përfshihet

  • Fluturimi me avion Tiranë - Bari - Tiranë
  • Udhëtimi me traget Sorrento - Kapri.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Akomodim në Hotel, 1 natë në Salerno, 1 natë në Sorrento dhe 1 natë në Napoli
  • Mëngjeset në Hotele.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
  • (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk përfshihet

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja erlitravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Napoli

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€364

WhatsApp