Mynih

Mynih

MYNIH – STUTTGART – NUREMBERG / 4 DITE

Tur me guidë · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Kjo ofertë ka data fleksibile. Kontakto agjencinë për datat e lira.

Rreth ofertës

►Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Mynih. Nisja më 15.45 – Mbrritje më 17.50. Nisja për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Shtutgarrt. Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes – Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

►Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Nuremberg. Udhëtimi zgjat 3 orë. Mbrritja në Nuremberg. Vizitë e qytetit Nuremberg rreth 4 orë: Vizitohen: Kështjella Kaiserburg, Kisha Sebaldus, Shatërvani Schöner Brunnen, etj. Nisja për në Mynih. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Mynih. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

►Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Mynihut, si: Sheshi Marienplatz, Bashkia e Qytetit, Viktualienmarkt, Kisha Frauenkirsche, Shtëpia e famshme e Birrës Hofbrauhaus, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, më i madhi në Gjermani. Vazhdon vizita në Selinë e BMW dhe Muzeun përkatës. Vizitë në Sheshin Olimpik, kulla Olimpike 210 metra e lartë. Më pas shkohet në rezidencën verore te Mbretërve Bavarezë, Pallati i Nymphenburg. Fjetje në Hotel.

►Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në aeroportin e Mynihut. Fluturimi direkt Mynih – Tiranë. Nisja nga Mynih më 18.25 – Mbrritje në Tiranë më 20.20.

Përfshihet

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja feleqitravel.com më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Mynih

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€334

WhatsApp