Mali i Zi

Mali i Zi

Udhëtim në Tamarë, Lëpushë & Vuthaj – 2 Ditë

Ofertë · Transport · Mëngjes

Kohëzgjatja

1 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Kjo ofertë ka data fleksibile. Kontakto agjencinë për datat e lira.

Rreth ofertës

Tamarë, Lëpushë, Vermosh, Plavë e Guci, Vuthaj dhe Shkodër

Udhëtim në Lëpushë & Vuthaj, Tamarë, një eksperiencë që kombinon bukurinë e natyrës së paprekur me traditën dhe mikpritjen vendase. Udhëtimi nis nga Tirana dhe të çon drejt Tamarës, qendrës së Kelmendit, një vend i qetë buzë lumit Cem, i rrethuar nga male dhe gjelbërim. Pas pushimit të shkurtër, rruga vijon drejt Lëpushës, një fshat alpin i mrekullueshëm, ku vizitorët mund të shijojnë ajrin e pastër dhe ushqimet bio të përgatitura nga banorët vendas.

Pas mesditës, udhëtimi vazhdon drejt Plavës, për të vizituar Liqenin e Plavës. Liqeni i Plavës – simboli i qytetit, një liqen malor i madh me ujë të kristaltë, i rrethuar nga pyje e male. Mund të bësh shëtitje, peshkim, vozitje me varkë ose thjesht të relaksohesh buzë ujit. Më pas, vazhdojmë për në MountainView Resort ku udhëtarët do të shijojnë një darkë tradicionale të shoqëruar me muzikë dhe atmosferë mes maleve.

  1. 2

    Dita 2 · nis me një mëngjes në resort dhe më pas rruga na çon drejt Ujëvarës së Gërlës, e cila ndodhet afër Vuthajt, e fshehur mes gjelbërimit dhe shkëmbinjve. Udhëtimi më pas vijon drejt Vermoshit, fshatit më verior të Shqipërisë, një vend i njohur për panoramat e tij mahnitëse dhe natyrën e virgjër që e bën të paharrueshëm për çdo vizitor. Rrugës nuk mungojnë ndalesat panoramike për të parë Kanionin e Selcës dhe Kanionin e Cemit, vende ideale për fotografi dhe për t’u ndalur disa çaste me natyrën.

    Në kthim, një shëtitje në pedonalen e Shkodrës, me atmosferën e saj të gjallë dhe arkitekturën veneciane, e mbyll në mënyrë të përkryer këtë fundjavë. Udhëtimi përfundon me kthimin në Tiranë dhe Elbasan, duke lënë pas kujtime të bukura dhe përvoja unike që mbeten gjatë në mendje.

    Udhëtim në Alpe është një kombinim perfekt i natyrës, kulturës dhe relaksit, duke ju dhuruar mundësinë për të eksploruar vende të mahnitshme dhe për të përjetuar mikpritjen tradicionale. Rezervo tani këtë udhëtim në Tamarë, Lëpushë & Vuthaj për të krijuar kujtime që zgjasin një jetë të tërë!

Përfshihet

  • Akomodimi në dhomë dyshe / treshe
  • Transporti
  • Guida
  • Mëngjesi i ditës së dytë
  • Darka me muzikë

Nuk përfshihet

  • Dreka / Pijet / Shpenzimet personale
  • Hyrjet në muze/atraksione
  • Bakshishet

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja elitetravel.al më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Mali i Zi

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€70

WhatsApp