Dubai, Abu Dabi, Indi

Dubai, Abu Dabi, Indi

Dubai & Indi – 8 Ditë me Avion nga Tirana

Paketë pushimesh · Avion + autobus · Mëngjes

Kohëzgjatja

7 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Die, 1 Nëntor 2026

Pas 4 javësh · kthim 8 Nën · 7 net

€1.599për person

Rezervo

Rreth ofertës

Dubai , Abu Dhabi dhe INDI - 8 dite

8 dite nga 1599 €

Detajet e turit

  1. 1

    Dita 1

    Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja nga Tirana në orën 12.55. Mbrritja në Dubai në orën 20.15. Fluturimi Direkt Dubai - Delhi. Nisja nga Dubai në 22.10.

  2. 2

    Dita 2 · -

    Mbrritja në Delhi në 03.10. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Delhi, Kryeqyteti i Indisë. Vizitohen: Kështjella e Kuqe e Shah Jehan, Xhamia Jama Masjid, më e madhja në Indi, Pazaret e Chandni Chowk, Memoriali i Mahatma Ghandi Raj Ghat, Tomb of Humayun, Memoriali i Luftës II Porta e Indisë dhe Rezidenca Presdienciale Rashtrapathi Bhawan. Fjetje në Hotel.

  3. 3

    Dita 3

    Mëngjesi në hotel. Nisja për në Qutub Minar. Vizitë e Minaresë Qutub Minar. Nisja për në Agra. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Agra. Vizitë e Monumentit të famshëm i Dashurisë Taj Mahal. Vazhdon vizita në Kështjellën Agra Fort ku gjenden disa ndërtesa elegante. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  4. 4

    Dita 4

    Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Abhaneri. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje dhe vizitë në Abhaneri. Vizitohen Puset me shkallë. Nisja për në Jaipur. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Jaipur. Vizitë e Monumenteve kulturore dhe historike: Amber Fort, Maharaja City Palace, Observatori Jantar Mantar dhe Hawa Mahal. Nisja për në Aeroportine Delhit. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë.

  5. 5

    Dita 5

    Fluturimi Direkt Delhi - Dubai. Nisja nga Delhi në orën 04.10. Mbrritje në Dubai në orën 06.50. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.

    -(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.

    -(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.

  6. 6

    Dita 6

    Mëngjesi në Hotel.

    -(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.

    -(Opsionale). Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

  7. 7

    Dita 7

    Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai.

    -(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.

    Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  8. 8

    Dita 8

    Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Tiranë . Nisja nga Dubai në orën 09:00 - Mbrritja ne Tirane 12:05.

    Hoteli në Dubai

    ECOS Dubai Hotel -Vlerësimi në booking 9.1 https://www.hmhhotelgroup.com/en/brand/ecos-hotels

    Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 109 Euro, ne Indi prej 30 Eurosh dhe të gjitha shërbimet Opsionale.

    Shtesat dhe Tarifat për Ekskursionet Opsionale:

    1. Shtesë për Vizë Hyrje - €30 në Indi

    2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42

    3. Darkë 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan - €60

    4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68

    5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47

    6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60

    7. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

    *Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:

    1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.

    2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.Me Shume Detaje:

    Informacion: Duke filluar nga data 20 Prill 2023 dhe ne vazhdim per shtetasit me pasaporte Shqiptare nuk nevojitet vize hyrje ne Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Tur në Indi dhe në Dubai

    DATAT E NISJEVE

    Nisja: 01-11-2026

    Çmimi Total - 3198€ per dy persona

Përfshihet

  • Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
  • Transfertat nga Aeroporti në Hotel në Dubai dhe në Indi dhe anasjelltas
  • Akomodimi në Hotel në Dubai me Mëngjeset në Hotel.
  • Akomodimi në Hotel në Indi me Mëngjeset në Hotel.
  • Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
  • Shoqërues në shqip në Dubai dhe Indi.
  • Hyrjet sipas programit në Monumentet në Indi: Taj Mahal, Humayun Tomb, Qutub Minar, Abhaneri, Amber Fort dhe Shëtitje me Triçikël.
  • Guida vendase në disa Shëtitje
  • Vetëm 1 çantë shpine.

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja erlitravel.com më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Dubai

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€1.599

WhatsApp