
Skandinavi, Kopenhagë
KRYEQYTETET SKANDINAVE / 5 DITE
Tur me guidë · Me avion · Mëngjes
Kohëzgjatja
4 netë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
Sipas programit
Datat e nisjes & çmimet
Rreth ofertës
►Day 1: Dita e parë
Fluturimi direkt Tiranë – Malmo. Nisja nga Tirana në orën 18:40. Mbrritja në Aeroportin Malmos në orën 21:30. Transferimi në Malmo. Sistemimi dhe fjetja në hotel.
►Day 2: Dita e Dytë
Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore te Malmos rreth 2 orë. Vazhdimi udhëtmit për në Kopenhagen. Udhëtmi zgjat 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vizita mbyllet në Nyhavn, si dhe në fund tek fabrika Calsberg. Vazhdon udhëtimi për në Helsingor, ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë. Vazhdimi udhëtmit me traget për në Helsinborg. Ndalesë dhe Vizitë e shkurtër në Monumentet e Helsingborgut: Bashkia e qytetit, sheshi qendror Stortorget, Kështjella Kärnan. Vazhdon udhëtimi për në Gothenborg. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
►Day 3: Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Vazhdon udhëtimi për në Oslo. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Oslo. Vizitë e monumenteve kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm “Frogner”, pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe fjetja në hotel.
►Day 4: Dita e Katërt
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Orebro. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 2 orë në Orebro. Vazhdon udhetimi për në Stockholm. Udhëtimi zgjat rreth3 orë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
►Day 5: Dita e Pestë
Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Transferta për në aeroportin e Stockholm, Skavsta. Fluturimi direkt Stockholm – Tiranë. Nisja në orën 21.15. Mbrritje në orën 00:10.
Përfshihet
- Bileta Vajtje me Avion Direkt Tiranë – Malmo dhe Kthimi me avion Stockholm – Tiranë.
- Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
- Fjetje 1 natë në Stokholm, 1 natë në Malmo, 1 natë në Oslo 1 natë në Gothenborg.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
- Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x20x20cm)cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja feleqitravel.com më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Kopenhagë
Krahaso para se të rezervosh

🇩🇰Danimarkë
Kopenhagë, Danimarkë
Copenhagen — 3 ditë, 13–15 Tetor
13–15 Tet
Zagoria Travel Agjensi Udhetimi
nga
€159
për person

Skandinavi · Norvegji · Danimarkë
Skandinavi, Oslo, Kopenhagë
Kryeqytetet Skandinave
23–27 Tet
Tropical Travel & Tours
nga
€599
për person

Skandinavi · Norvegji · Danimarkë
Skandinavi, Oslo, Kopenhagë
Kryeqytetet Skandinave
23–27 Tet
Plazh.com
nga
€599
për person

Skandinavi · Francë · Britani e Madhe
Skandinavi, Francë, Mbretëri e Bashkuar
Kroçierë MSC Preziosa — Europa Veriore, 8 ditë nga 559€
19–26 Nën
Krocere.al
nga
€559
për person

Skandinavi · Suedi · Norvegji
Skandinavi, Stokholm, Oslo
Kryqytetet e Skandinavisë — 4 net
23–27 Tet
EK Travel Tours
nga
€599
për person

Skandinavi · Suedi
Skandinavi, Stokholm
Kryeqytetet Skandinave, 5 ditë
23–27 Tet
Bora Travel & Tours
nga
€599
për person

Skandinavi · Suedi
Skandinavi, Stokholm
Kryeqytetet Skandinave – 5 Ditë me Avion nga Tirana
23–24 Tet
Erli Travel
nga
€599
për person

Skandinavi · Suedi
Skandinavi, Stokholm
Kryeqytetet Skandinave
Data fleksibile
Hima Travel
nga
€599
për person