Strasburg, Shën Moric, Cyrih

Strasburg, Shën Moric, Cyrih

STRASBOURG – COLMAR | Tren Panoramike në Alpe – ST. MORITZ – ZYRIH – LUCERNE LIQENI KOMO- MILANO

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

4 yje

Datat e nisjes & çmimet

Sht, 28 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 1 Dhj · 3 net

€599për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1 · COLMAR - STRASBOURG

    Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.

    Fluturimi direkt Tiranë – Mulhouse. (1 ore : 40 min)

    Pas formaliteteve aeroportuale, nisja me autobus drejt Colmar, një nga qytetet më karakteristike të Alsace.

    Vizitë në këmbë në qendrën historike të Colmar, ku do të shohim shtëpitë tradicionale shumëngjyrëshe, rrugicat mesjetare dhe zonën e famshme La Petite Venise – Venecia e Vogël.

    Në këtë periudhë qyteti është i dekoruar për festat e fundvitit dhe zhvillohen Tregjet e Krishtlindjeve të Colmar.

    Kohë për drekë dhe më pas nisja drejt Strasbourg.

    Pas mbërritjes, vizitë e qytetit:

    Qendra historike Grande Île

    Katedralja Notre-Dame de Strasbourg

    Sheshi Kléber

    Place Gutenberg

    Lagjja karakteristike Petite France

    Kanalet dhe urat historike të qytetit

    Tregjet e Krishtlindjeve

    Në mbrëmje akomodimi në hotel.

    Fjetje në Strasbourg.

  2. 2

    Dita 2 · LUCERNE - ZYRIH

    Mëngjesi në hotel.

    Nisja drejt Zvicrës dhe qytetit të Lucernës, i pozicionuar në brigjet e Liqenit të Lucernës dhe i rrethuar nga Alpet Zvicerane.

    Vizitë e qytetit:

    Chapel Bridge – Kapellbrücke

    Qendra historike

    Lion Monument

    Brigjet e Liqenit të Lucernës

    Sheshet dhe rrugicat karakteristike të qytetit

    Kohë për drekë dhe shëtitje.

    Pasdite nisja drejt Zyrihut.

    Pas mbërritjes, vizitë panoramike dhe në këmbë:

    Bahnhofstrasse

    Qyteti i Vjetër – Altstadt

    Grossmünster

    Fraumünster

    Lumi Limmat

    Brigjet e Liqenit të Zürich

    Tregjet e Krishtlindjeve

    Në mbrëmje akomodimi në hotel.

    Fjetje në Zyrih.

  3. 3

    Dita 3 · ST. MORITZ - UDHËTIM PANORAMIK ME TRENIN E KUQ

    Mëngjesi në hotel.

    Nisja herët me autobus nga Zürich drejt St. Moritz, një prej destinacioneve alpine më të famshme të Zvicrës.

    Udhëtimi kalon përmes peizazheve karakteristike zvicerane drejt kantonit Graubünden dhe Engadin.

    Mbërritja në St. Moritz dhe kohë për një shëtitje të shkurtër në qendër dhe pranë liqenit.

    Fillon një nga pjesët më të bukura të udhëtimit: udhëtimi panoramik me tren përmes Alpeve Zvicerane, në itinerarin e famshëm të linjës së Berninës.

    Gjatë udhëtimit do të shijojmë pamje spektakolare të:

    Alpeve Zvicerane

    Luginës Engadin

    Morteratsch

    Bernina Pass

    Lago Bianco

    Alp Grüm

    Luginës së Poschiavo

    Viadukteve dhe peizazheve alpine

    Vazhdimi i udhëtimit drejt Tirano, në Itali.

    Pas mbërritjes në Tirano, takimi me autobusin dhe nisja drejt Liqenit Como.

    Mbërritja në mbrëmje dhe akomodimi në hotel.

    Fjetje në zonën e Liqenit Como.

  4. 4

    Dita 4 · LIQENI KOMO - MILANO

    Mëngjesi në hotel dhe check-out.

    Nisja për vizitën e Como, një prej qyteteve më elegante të Lombardisë, i vendosur në brigjet e liqenit me të njëjtin emër.

    Gjatë vizitës do të shohim:

    Qendrën historike të Como

    Duomo di Como

    Piazza Cavour

    Shëtitoren buzë liqenit

    Portin dhe zonën historike

    Pas vizitës, nisja drejt Milanos.

    Mbërritja dhe fillimi i vizitës së kryeqytetit të Lombardisë:

    Castello Sforzesco

    Via Dante

    Piazza del Duomo

    Duomo di Milano

    Galleria Vittorio Emanuele II

    Teatro alla Scala

    Qendra historike e Milanos

    Kohë për drekë, shopping dhe për të shijuar atmosferën e qytetit.

    Në periudhën e fund-nëntorit/fillim-dhjetorit Milano është i dekoruar për sezonin festiv, duke e bërë vizitën edhe më tërheqëse.

    Pas përfundimit të vizitave, nisja drejt Aeroportit të Milanos.

    Kalimi i procedurave doganore dhe nisja për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 20 min)

Përfshihet

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Mulhouse dhe Milano - Tiranë
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
  • Akomodimi në hotele 4 yje për 1 natë në Strasbourg, 1 natë në Zyrih dhe 1 natë në liqenin Komo
  • Bileta trenit te kuq St. Moritz - Tirano
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk përfshihet

  • Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
  • Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
  • Taksat e qyteteve 12€ në total për 3 netët e cila paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit.

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja veatravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Strasburg

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€599

WhatsApp