
Ballkan
Tur i madh i Ballkanit me Autobus , 8 Dite
Tur me autobus · Me autobus · Mëngjes
Kohëzgjatja
7 netë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
Sipas programit
E njëjta ofertë te 3 agjenci
Kurse deri €9Nisja Mër, 25 Nëntor 2026 · 7 net · krahasuar automatikisht
Datat e nisjes & çmimet
Rreth ofertës
Tur i madh i Ballkanit me autobus- 8 dit
Tur i madh i Ballkanit me autobus
8 dite - nga 399€ personi
Detajet e turit
Vizitoni gjashtë vende në këtë tur ballkanik, ku do të kënaqeni me bukurinë, historinë dhe traditat e kombeve ballkanike.
Eksploroni kështjellat, kishat, manastiret, xhamitë dhe qytetet mesjetare, shijoni pamjet mahnitëse në lumenjtë Sava dhe Danub, admironi gamën e gjerë të gjuhëve, etnive dhe feve të ndryshme që bashkëekzistojnë në këtë pjesë të Europës.
- 1
Dita 1 · Nisja në orë 06.00 nga Tirana me autobus në drejtim të Malit të Zi. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Kalimi nga Nikshiq për në Medjugorje. Vizitë e Katedrales së Zonjës së Paqes. Vazhdon udhëtimi për në Mostar, ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Sarajevë. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
- 2
Dita 2 · Mëngjes në Hotel. Viizitë panoramike rreth 2 orë e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja nga për në Beograd. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe drekë. Mbrritja në Beograd. Sistemimi në Hotel. Fjetje në Hotel.
- 3
Dita 3 · Mëngjesi në Hotel. Pas orës 11.00 Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor "Kneza Millosha", Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, "Bllokun" e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve "Skadarska Ulica". Fjetje në hotel.
- 4
Dita 4 · Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Golubac, ku ndodhet Kështjella e Golubacit. Qëndrimi rreth 2 orë. Vazhdon udhëtimi për në Orsovo, Rumani, nëpërmjet Grykës Porta e Hekurt. Vazhdon Udhëtimi për në Hunedoara. Vizitë e shkurtër në Hunedoara, ku ndodhet Kështjella e Hunuadit, ndryshe Keshtjella Corvin. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
- 5
Dita 5 · Mëngjesi në hotel. Nisja për në Sibiu, Vizitë e shkurtër e qytetit, ku ndodhet Kisha Biertan. Brașov, i rrethuar nga Malet Karpate, i njohur për Muret Saksone nga Mesjeta. Vizitë e Monumneteve krysore: Kisha Gotike e Zezë, Rrugica e ngushtë Rope Street - Strada Sforii, Poarta Ecaterinei, Kisha Biserica Sfântul Nicolae.
Vazhdon udhëtimi drejt Keshtjellës Bran, e famshme pë Legjendën me Vampirë të Kontit Vlad Tepes, i njohur si Dracula.
Vazhdon Udhetimi drejt Keshtjellës Peles. e Rilindjes së Re, ndërtuar nga Mbreti Carol I.
Vazhdon Udhëtimi drejt Manastirit Snagov, ku mendohet se është varrosur Dracula.
Vazhdon Udhëtimi për në Bukuresht. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
- 6
Dita 6 · Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Bukureshtit: Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Sheshi Revolucionit, Statujen e Naim Frasherit dhe Ndërtesa e Parlamentit. Vizite ne qytetitn e vjeter te Bukureshtit; Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Gjate Drekes - Shetitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit, Kohe e lire per te konsumuar dreke. Pasdite, vizite tek Piata Uniiri me shatervanet - qendra tregtare me te njejtin emer Uniiri Shopping Mall. Fjetje në Hotel.
- 7
Dita 7 · Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Veliko Tarnovo. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit: Tregu Samovodska Charshija, Kalaja Tsarevets, Dhe Arbanasi. Vazhdon Udhëtimi për në Sofje. Vizitohen Monumentet Kryesore të Qytetit. Fillon nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Sinagoga Hebraike e Sofjes, Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar "Ivan Vazov", Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
- 8
Dita 8 · Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rila, ku vizitoht Manastiri i Rilës. Vazhdimi Udhëtimit për në Shkup. Vizitë e Monumenteve në Shkup,si: Sheshi i Maqedonisë edhe mumentet si Statuja e Luftëtarit mbi Kalë, Harku i triumfit "Porta Makedonija", Statujat e Tsarit Samiul dhe të Filipit të II, Parlamenti i Maqedonisë, Rruga Tregtare "Makedonija Ulica", Shtëpia Memoriale e Nën Terezës, Ura e Gurtë, Statujat e Cirilit edhe Metodius që ishin krijuesit e alfabetit Cirilik, Lagjia Shqiptare Çarshi dhe Monumentet që gjenden aty si Xhamia e Murat Pashës edhe ajo e Shkupit. Nisja për në Tiranë nëpërmjet Prishtinës. Mbrritja në Tiranë gjatë darkës.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. . Operatori perpiqet që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Tur i Ballkanit
Datat e nisjeve
Nisja: 25-11-2026
Çmimi Total 798 € , per dy persona akomodim ne d home dyshe
Përfshihet
- Udhëtimi vajtje - ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel.
- Mëngjeset për të gjitha netët.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Nuk përfshihet
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja erlitravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Ballkan
Krahaso para se të rezervosh

🇪🇬Egjipt · Bosnjë e Hercegovinë · Ballkan
Kajro, Bosnjë e Hercegovinë, Mostar
Udhëtim në Piramidat e Diellit Sarajevë
Data fleksibile
Elite Travel Agency
nga
€149
për person

🇭🇷Kroaci · Bosnjë e Hercegovinë · Ballkan
Zadar, Mostar, Kroaci
Udhëtim në Split, Krka, Riviera e Makarskes, Mostar dhe Igalo – 3 Ditë
Data fleksibile
Elite Travel Agency
nga
€169
për person

🇷🇴Rumani · Ballkan
Bukuresht, Ballkan
BUKURESHT 3 DITË , 189€/PERSON
24–26 Tet
Comfort Travel & Tours
nga
€199
për person

Ballkan · Mal i Zi · Bosnjë e Hercegovinë
Ballkan, Mali i Zi, Mostar
Udhetim ne Ballkan 8 dite, €399
25 Nën – 2 Dhj
Kalemi Travel
nga
€399
për person

Ballkan · Serbi · Bosnjë e Hercegovinë
Ballkan, Beograd, Mostar
Tur i Ballkanit
25 Nën – 2 Dhj
Tropical Travel & Tours
nga
€399
për person

Ballkan · Serbi · Rumani
Ballkan, Beograd, Transilvani
Tur i Ballkanit
25 Nën – 2 Dhj
4 Seasons Travel & Tours
nga
€399
për person

Ballkan · Serbi · Bosnjë e Hercegovinë
Ballkan, Beograd, Mostar
Tur i Ballkanit
25 Nën – 2 Dhj
Plazh.com
nga
€399
për person

Ballkan
Ballkan
Tur i Ballkanit
Data fleksibile
Hima Travel
nga
€399
për person