
Vendet Baltike, Vilnius
Republikat Balltike , 6 Dite
Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes · Last minute
Kohëzgjatja
5 netë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
3 yje
Datat e nisjes & çmimet
Rreth ofertës
Republikat Balltike - 6 dite
Republikat Balltike
6 dite fillon nga 599€ personi
Detajet e turit
- 1
Dita 1 · Fluturimi Direkt Tiranë - Vilnius. Nisja më 15:35- Mberritje në Vilnius më 19.10. Transfertë për në Qytet. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.
- 2
Dita 2 · Mëngjesi në Hotel. Vzitië panoramike e qytetit: Kodra me e lartë e qytetit të vjetër, ku gjendet dhe hyrja jugore e zonës historike, ajo e Aušros Vartai, bulevardi Auštros Vartū, ku gjenden edhe disa monumente të rëndësishme si: godina e Orkestrës Filarmonike të Vilniusit, kisha ortodokse e Shpirtit të Shenjtë si dhe ajo katolike e Kasimir. Vazhdon vizita tek Bulevardi Didzioji gatve, që të drejton tek sheshi qendror trekëndor i Vilniusit, ku gjendet Bashkia e kryeqytetit. Vazhdon vizita në qytetin e vjetër, tek Kisha e mrekullueshme e Shën Anës, që konsiderohet si një nga më të bukurat në Detin Balltik. Më pas tek sheshi më i madh i kryeqytetit, aty ku është edhe Pallati i Grand Dukës së Lituanisë si dhe shtatorja e mbretit Gediminas dhe kulla e tij. Vazhdon vizita tek katedralja e mrekullueshme e Vilniusit, Muzeut Kombëtar ku gjendet edhe shtatorja e mbretit të parë Lituanez, Mindaugas. Përfundon vizita tek lumi Neris. Pasdite vonë, Nisja për në Kaunas, Lituani. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel
- 3
Dita 3 · Mëngjesi në Hotel. Vizitë rreth 1.5 orë. Vizitohet Kalaja dhe Sheshi i Bashkisë.
Nisja për në Tallin.
Ndalesa e parë në Rundāle Palace, Letoni rreth 1.5–2 orë.
Opsionale hyrje në brendësi dhe në Kopshtet.
Ndalesa e dyttë në Pärnu, Estoni, rreth 1 orë. Qytet bregdetar i bukur, me shëtitore dhe plazh.
Mbrritje në Tallin në mbrëmje vonë. Sistemimi dhe Fjejte në Hotel.
- 4
Dita 4 · Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e qytetit, ku vizitohen: qyteti i ri, ndalesë në kodrën Toompea, në afërsi të Kështjellës së Talinit, sheshi Loosi plats, ku gjendet katedralja më e bukur e stilit Rus në balltik, ajo e Aleksandër Nevskit si dhe Parlamenti Estonez, kisha e Shën Mërisë, sheshi-verandë Kohtuotsa, që ofron pamjen më të bukur mbi qytetin e dikurshëm të lidhjes Hansaetike. Më pas vizitohet qyteti i vjetër Vanalinn Reval me në rrugën Pikk Jalg, të cilën shekujt shumë pak e kanë ndryshuar, sheshi kryesor Raekoja Plats, ku gjendet farmacia e vjetër si dhe bashkia e qytetit me simbolin e saj Vana Toomas. bulevardi Viru, hyrja historike e qytetit të vjetër me të njëjtin emër. Vizita përfundon tek Opera e Talinit dhe ndalesë tek monumenti Rusalka në Kurepöllu, që është në gjirin e Finlandës. Pasdite vonë, Nisja për në Riga. Mbrritja në Riga në mbrëmje vonë. gjatë darkës. Sistemimi dhe Fjetje në hotel në Riga.
- 5
Dita 5 · Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike me autobus për të admiruar kryeveprat Art Nouveau të Rigës, qytet i mbrojtur nga UNESCO, ku vizitohen: Parku Esplanāde, ku gjendet kisha ortodokse Ruse e Lindjes se Jezu Krishtit, Bulevardi Brīvības Bulvāris, dhe ndalesë tek Monumenti i Lirisë, Parku Bastejkalna, Opera e qytetit, Ora Laima. Vazhdon vizita në qytetin e vjetër, tek Muzeu i Luftës Letoneze, ku gjendet edhe kulla Pulvertornis, rrugicat mesjetare të qytetit te vjetër Vecrīga, ndalesë tek sheshi më i madh i qytetit të vjetër Doma Laukums, ku gjendet Katedralja e Rigës si dhe Radio-televizioni Letonez. Me pas vazhdohet tek rruga Tozana Iela, katedralja e Shën Pjetrit, sheshi Latviešu strēlnieku laukums dhe sheshi Rātslaukums, ku gjendet edhe godina simbol e Rigës, Shtëpia e Kokëzinjve dhe bashkia e qytetit. Përfundon vizita në brigjet e lumit Daugava dhe në afërsi të kështjellës së Rigës, ku edhe Riga u krijua fillimisht. Nisja për në Vilnius. Mbrritja në Vilnius në mbrëmje vonë gjatë darkës. Sistemimi dhe Fjetje në hotel në Vilnius.
- 6
Dita 6 · Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Vilnius. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 12.00. - Mbrritje më 13.355.
Në pagesë janë përfshirë:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Operatori perpiqet që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Republikat Balltike
Datat e nisjeve
Nisja: 08-10-2026
08 Tetor
Çmimi Total 1198€ per dy persona akomodimi ne dhome dyshe
Nuk përfshihet
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Sugjerohet që për Shoqëruesin të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja erlitravel.com më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Vilnius
Krahaso para se të rezervosh

Vendet Baltike · Lituani
Vendet Baltike, Vilnius
Republikat Balltike
8 Tet
Bora Travel & Tours
nga
€599
për person

Vendet Baltike · Estoni · Letoni
Vendet Baltike, Talin, Rigë
Udhetim ne Vendet Baltike (Vilnus, Tallin, Riga) 6 dite
8–13 Tet
Kalemi Travel
nga
€599
për person

Vendet Baltike · Estoni · Lituani
Vendet Baltike, Talin, Vilnius
Republikat Balltike
8–13 Tet
Plazh.com
nga
€599
për person

Vendet Baltike · Lituani
Vendet Baltike, Vilnius
Republikat Balltike
Data fleksibile
Hima Travel
nga
€599
për person

Vendet Baltike
Vendet Baltike
Udhëtim në Malmo
28 Nën – 1 Dhj
ARLO Travel and Tours
nga
€289
për person

Vendet Baltike
Vendet Baltike
Republikat Balltike
8 Tet
Matias Travel & Tours
nga
€546
për person
Eksploro më shumë
- Oferta për Vilniusnga €599
- Oferta për Vendet Baltikenga €289
- Vilnius në Tetor 2026nga €599
- Vendet Baltike në Tetor 2026nga €546
- Last minute Vilniusnga €599
- Vilnius: City breaknga €599
- Last minute Vendet Baltikenga €546
- Vendet Baltike: City breaknga €289
- Oferta last minutenga €16
- City breaknga €77
- Udhëtime me avionnga €40
- Oferta për Tetor 2026nga €16
- Ofertat e Erli Travel81