
Shën Moric, Liqeni i Komos, Itali
TRENI I KUQ – ST. MORITZ
Udhëtim njëditor · Me avion · Mëngjes
Kohëzgjatja
1 ditë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Mëngjes
Hoteli
Sipas programit
Datat e nisjes & çmimet
Rreth ofertës
Një udhëtim i veçantë dimëror mes Italisë dhe Zvicrës, ku brenda dy ditëve do të zbulojmë elegancën e Milanos, bukurinë e Lago di Como dhe peizazhet mahnitëse të Alpeve Zvicerane. Pika kulmore e udhëtimit do të jetë eksperienca me Trenin e Kuq drejt St. Moritz, një udhëtim panoramik mes maleve, liqeneve dhe peizazheve alpine, për të mbërritur në një nga destinacionet më të famshme dhe elegante të Zvicrës.
29–30 Nëntor | 2 Ditë
Çmimi: 299€/ Personi
Nisja 06:15 – Mberritja 08:20
Kthimi 21:45 – Mberritja 23:30
- 1
Dita 1 · ( KLIKO KETU )
TIRANË – MILANO – LAGO DI COMO
Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Milano Malpensa në orën 06:15. Pas mbërritjes në aeroport, takohemi me autobusin dhe nisemi drejt qendrës së Milanos, një nga qytetet më të rëndësishme të Italisë dhe një prej kryeqendrave evropiane të modës, artit dhe arkitekturës.
Gjatë qëndrimit në Milano do të zhvillojmë një shëtitje në zemër të qytetit, duke vizituar Piazza del Duomo dhe katedralen madhështore Duomo di Milano, simbolin kryesor të qytetit. Vizita vazhdon drejt Galleria Vittorio Emanuele II, një nga galeritë historike më elegante dhe më të njohura të Italisë. Do të kemi gjithashtu kohë të lirë për shëtitje, fotografi dhe për të shijuar atmosferën e qendrës së Milanos.
Pas vizitës në Milano, nisemi drejt Lago di Como, një nga liqenet më të famshme dhe piktoreske të Italisë, i rrethuar nga male dhe qytete karakteristike. Mbërritja në Como, ku do të kemi kohë për një shëtitje përgjatë liqenit dhe në qendrën historike të qytetit. Kohë e lirë për kafe, fotografi dhe për të shijuar panoramën e veçantë të liqenit.
Në përfundim të vizitave, nisja drejt hotelit.
Akomodimi në hotel.
- 2
Dita 2 · ( KLIKO KETU )
TIRANO – TRENI I KUQ – ST. MORITZ
Pas mëngjesit në hotel, nisemi me autobus drejt Tiranos, qytetit italian pranë kufirit me Zvicrën, nga ku do të fillojë pjesa më e veçantë e udhëtimit tonë.
Mbërritja në stacion dhe nisja me Trenin e Kuq drejt St. Moritz. Udhëtimi kalon përmes një prej zonave alpine më mbresëlënëse të Italisë dhe Zvicrës, me pamje panoramike të maleve, luginave, liqeneve dhe peizazheve të Alpeve. Në fund të nëntorit, atmosfera dimërore dhe majat e mbuluara me dëborë e bëjnë këtë eksperiencë edhe më të veçantë.
Pas mbërritjes në St. Moritz, do të kemi një ndalesë prej rreth 2–3 orësh për të vizituar qytetin. Kohë e lirë për shëtitje në qendër, për të parë liqenin e St. Moritz, për fotografi dhe për të shijuar atmosferën alpine të një prej destinacioneve turistike më të njohura të Zvicrës.
Pas përfundimit të vizitës në St. Moritz, nisemi për kthim drejt Italisë dhe vazhdojmë drejt Aeroportit Milano Bergamo për fluturimin direkt Milano Bergamo – Tiranë, me nisje në orën 21:45
Mbërritja në Tiranë dhe përfundimi i udhëtimit.
Përfshihet
- Bileta e avionit vajtje–ardhje
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Akomodimi në hotel
- Mëngjesi në hotel
- Transporti me autobus sipas programit
- Bileta e Trenit të Kuq drejt St. Moritz (nje drejtim)
Nuk përfshihet
- Taksa e turistit 5 €/person per nate (paguhet ne zyre kur behet rezervimi )
- Siguracioni i shendetit ( i keshillueshem )
- Drekat, darkat dhe hyrjet në monumente/muzeume
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja realtravel.al më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Shën Moric
Krahaso para se të rezervosh

🇮🇹Itali
Milano
Milano udhetim ditor
27 Tet
Kalemi Travel
nga
€40
për person

🇮🇹Itali
Milano
Milano 26 Tetor-1 dite
26 Tet
Kalemi Travel
nga
€48
për person

🇮🇹Itali
Milano, Itali
Tur Ditor ne Milano
Data fleksibile
Selectours
nga
€70
për person

🇮🇹Itali
Milano, Itali
Milano — Nëntor, 2 ditë nga 75€
Data fleksibile
Pashaj Travel and Tours
nga
€75
për person

🇮🇹Itali
Milano
Milano ne nje dite 11 Tetor
11 Tet
Kalemi Travel
nga
€76
për person

🇮🇹Itali
Milano
Milano data 24-25 Nentor
24–25 Nën
Kalemi Travel
nga
€79
për person

🇮🇹Itali
Milano, Itali
Milano - paketë 2-ditore (avion + hotel)
Data fleksibile
Best Travel Agency
nga
€79
për person

🇮🇹Itali
Milano, Liqeni i Komos, Itali
Milano - Lago di Como - tur 1-ditor
28 Nën +1 data
Synergy Travel & Tours
nga
€87
për person
Eksploro më shumë
- Oferta për Shën Moricnga €175
- Oferta për Liqeni i Komosnga €87
- Oferta për Milanonga €40
- Oferta për Italinga €40
- Oferta për Zvicërnga €175
- Shën Moric në Nëntor 2026nga €179
- Liqeni i Komos në Nëntor 2026nga €87
- Milano në Nëntor 2026nga €79
- Shën Moric: City breaknga €175
- Shën Moric: Fundjavënga €175
- Liqeni i Komos: City breaknga €179
- Liqeni i Komos: Me avionnga €87
- City breaknga €77
- Udhëtime me avionnga €40
- Oferta për fundjavënga €16
- Oferta për Nëntor 2026nga €17
- Ofertat e Real Travel Albania6