Strasburg, Gjermani

Strasburg, Gjermani

KRISHTLINDJE NË COLMAR & STRASBOURG, 4 DITË

Tur me guidë · Me avion

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Sipas paketës

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Kjo ofertë ka data fleksibile (e vlefshme deri më Enj, 10 Dhjetor 2026). Kontakto agjencinë për datat e lira.

Itinerari

  1. Tiranë
  2. Kthim

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1

    Takimi me shoqëruesin e grupit në aeroportin e Tiranës, 2 orë përpara fluturimit, për t’u prezantuar dhe për të kryer procedurat e nisjes.

    Nisemi me fluturim direkt nga Tirana drejt Aeroportit Basel-Mulhouse-Freiburg. Mbërritja në orën 08:10. Pas procedurave aeroportuale, marrjes së bagazheve dhe grumbullimit të grupit, rreth orës 09:00 nisemi drejt Basel-it.

    Pas mbërritjes në Basel do të zhvillojmë një shëtitje në qendrën historike të qytetit. Do të vizitojmë Marktplatz, Rathaus, rrugicat karakteristike të Old Town dhe zonën e Mittlere Brücke, një nga urat më të njohura mbi lumin Rhine.

    Në vijim do të kemi kohë të lirë për të shijuar atmosferën festive të Basel-it dhe tregjet e Krishtlindjeve, ku sheshet dhe rrugët e qytetit zbukurohen me drita, dekorime dhe stenda tradicionale.

    Pasdite nisemi drejt Mulhouse, ku ndodhet hoteli ynë. Pas mbërritjes do të bëjmë sistemimin dhe akomodimin

    Në mbrëmje do të kemi mundësi të shëtisim në qendrën e Mulhouse, Place de la Réunion, zemra e qytetit të vjetër, ku ndodhen disa prej ndërtesave më karakteristike të Mulhouse, përfshirë Ancien Hôtel de Ville dhe Temple Saint-Étienne si dhe do të vazhdojmë me pas vizittën ntë tregun tradicional të Krishtlindjeve, duke shijuar atmosferën festive të qytetit.

    Mbrëmje e lirë për të shijuar atmosferën festive.

  2. 2

    Dita 2

    Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Colmar, një nga qytetet më të bukura të Alsace dhe një prej destinacioneve më të famshme të Europës gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

    Pas mbërritjes do të fillojmë shëtitjen në qendrën historike të qytetit, ku do të admirojmë arkitekturën tradicionale, shtëpitë shumëngjyrëshe dhe kanalet karakteristike të zonës së Petite Venise.

    Në vijim do të shëtisim nëpër Old Town, duke kaluar pranë Quai de la Poissonnerie, Place de l’Ancienne Douane, Pfister House dhe shesheve historike të qytetit.

    Më pas do të kemi kohë të lirë për drekë dhe për të shijuar tregjet e Krishtlindjeve të Colmar-it, si dhe dekorimet festive, produktet tradicionale, ëmbëlsirat dhe atmosferën karakteristike të Krishtlindjeve në Alsace.

    Pasditen do ta kemi të lirë për shëtitje dhe shopping në qendër.

    Në orët e pasdites nisemi drejt Mulhouse.

    Mbërritja në hotel dhe mbrëmje e lirë.

  3. 3

    Dita 3

    Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Strasbourg, kryeqyteti i Alsace dhe një nga qytetet më të njohura të Europës për atmosferën e Krishtlindjeve.

    Pas mbërritjes do të fillojmë vizitën në qendrën historike të qytetit, ku do të shëtisim pranë Katedrales Notre-Dame de Strasbourg, një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit.

    Në vijim do të vazhdojmë drejt La Petite France, një nga lagjet më piktoreske të Strasbourg-ut, e njohur për shtëpitë tradicionale, kanalet dhe urat karakteristike.

    Më pas do të shëtisim në qendrën historike duke kaluar nëpër Place Kléber, Place Broglie dhe zonat kryesore të tregjeve të Krishtlindjeve, ku Strasbourg-u shndërrohet në një qytet të dekoruar me mijëra drita dhe zbukurime festive.

    Do të kemi kohë të lirë për drekë, fotografi, shopping dhe për të shijuar atmosferën e Krishtlindjeve.

    Pasditen e kemi të lirë për të vazhduar eksplorimin e qytetit.

    Në orët e mbrëmjes nisemi drejt Mulhouse.

    Mbërritja në hotel dhe mbrëmje e lirë.

  4. 4

    Dita 4

    Mëngjes herët në hotel.

    Pas mëngjesit nisemi me transfer direkt drejt Aeroportit Basel-Mulhouse-Freiburg.

    Fluturimi dhe mbërritja në Aeroportin e Tiranës në orën 10:50.

    Fundi i shërbimit tonë.

  5. 0

    Dita 0 · POLITIKAT E FEMIJEVE:

    - Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total

    - Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit

    - Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.

  6. 0

    Dita 0 · POLITIKA TE PERGJITHSHME:

    Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:

    • Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.

    • Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.

    • Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.

    Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

    - Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

    - Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

    - Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 130 euro.

    - Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes

    - Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

    - Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.

    - Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

    - Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)

    - Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi

    - Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

    - Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

    ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

    SUGJERIM:

    NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja guida.himatravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Strasburg

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€250

WhatsApp