
Jordani
JORDANI
Paketë pushimesh · Me avion · Gjysmë pension
Kohëzgjatja
6 netë
Nisja nga
Tirana
Ushqimi
Gjysmë pension
Hoteli
Sipas programit
E njëjta ofertë te 2 agjenci
Kurse deri €60Nisja Mër, 25 Nëntor 2026 · 6 net · krahasuar automatikisht
Datat e nisjes & çmimet
Rreth ofertës
- 1
Dita 1 · Mbërritja në Jordani
Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar Queen Alia, do të drejtoheni drejt kontrollit të pasaportave. Atje do t’ju presë përfaqësuesi ynë me tabelën e mirëseardhjes.
Partneri lokal do t’ju asistojë gjatë procedurave të vizës dhe emigracionit, për të mundësuar hyrjen me vizën falas, e cila është organizuar paraprakisht për grupin.
Më pas, përfaqësuesi do t’ju shoqërojë drejt zonës së marrjes së bagazheve dhe më tej tek guida turistike, e cila do t’ju presë në sallën e mbërritjeve.
Transferim drejt hotelit në Amman. Akomodim dhe fjetje në hotel.
- 2
Dita 2 · Amman – Jerash – Ajloun – Amman
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt Jerashit, një nga qytetet antike romake më të ruajtura në rajon.
Gjatë vizitës me guidë do të njiheni me historinë e qytetit dhe monumentet e tij mbresëlënëse, duke përfshirë rrugët me kolona, tempujt, teatrot dhe strukturat e tjera të periudhës romake.
Më pas vazhdojmë drejt Ajlounit, ku do të vizitojmë Kalanë e Ajlounit, një fortesë e ndërtuar në shekullin XII për mbrojtjen e zonës kundër kryqtarëve. Nga kalaja mund të shijohen pamje panoramike të peizazhit përreth.
Në mbrëmje, kthim në Amman dhe fjetje në hotel.
- 3
Dita 3 · Amman – Madaba – Mali Nebo – Petra
Pas mëngjesit, nisemi drejt Madabës dhe Malit Nebo.
Madaba është e njohur për disa nga mozaikët bizantinë më të bukur në botë, ndër të cilët spikat harta e famshme me mozaik e Tokës së Shenjtë, që daton nga shekulli VI.
Më pas vazhdojmë drejt Malit Nebo, një vend i rëndësishëm pelegrinazhi që nga kohët e hershme të krishterimit. Sipas traditës biblike, nga ky vend Moisiu pa Tokën e Premtuar. Mali ofron gjithashtu pamje të mrekullueshme mbi Luginën e Jordanit.
Pas vizitës, vazhdojmë udhëtimin drejt Petrës.
Akomodim dhe fjetje në Petra.
- 4
Dita 4 · Vizitë në Petra – Wadi Rum
Pas mëngjesit, fillojmë vizitën e plotë të Petrës – qytetit rozë, një nga vendet arkeologjike më të famshme dhe më mbresëlënëse në botë.
Vizita fillon me kalimin përmes Siq, një kanion i ngushtë dhe spektakolar mes mureve masive shkëmbore, që përbën hyrjen kryesore drejt qytetit antik.
Në fund të Siq shfaqet monumenti më i famshëm i Petrës, Thesari (Al-Khazneh), me fasadën monumentale të gdhendur në shkëmb. Ky monument u bë i njohur ndërkombëtarisht edhe falë filmit Indiana Jones and the Last Crusade.
Pas vizitës në Petra, nisemi drejt Wadi Rum, një peizazh i jashtëzakonshëm shkretëtire, i karakterizuar nga formacione shkëmbore, lugina, duna rëre dhe hapësira të pafundme. Wadi Rum njihet gjithashtu si “Shkretëtira e Lawrence of Arabia”.
Do të realizojmë një tur 2-orësh me automjete 4×4 në shkretëtirë, gjatë të cilit do të vizitojmë ura natyrore shkëmbore, duna rëre dhe Siq Lawrence.
Pas përfundimit të turit, transferim drejt kampit në shkretëtirë.
Fjetje në kamp në Wadi Rum, nën qiellin e mbushur me yje.
- 5
Dita 5 · Wadi Rum – Deti i Vdekur
Pas mëngjesit, nisemi drejt veriut për në Detin e Vdekur, pika më e ulët në sipërfaqen e Tokës.
Deti i Vdekur është një nga mrekullitë natyrore më të veçanta të botës, i njohur për përqendrimin e lartë të kripërave dhe mineraleve, ujërat karakteristike dhe atmosferën relaksuese.
Pas mbërritjes në resort, kohë e lirë për të shijuar Detin e Vdekur, pishinat dhe ambientet e resortit.
Akomodim dhe fjetje në resort në Detin e Vdekur.
- 6
Dita 6 · Ditë e lirë për relaks në Detin e Vdekur.
Mëngjesi në hotel.
Ditë e lirë për relaks në Detin e Vdekur.
Mund të shijoni eksperiencën unike të qëndrimit mbi ujërat e kripura të Detit të Vdekur, të relaksoheni pranë pishinës ose të shfrytëzoni ambientet dhe shërbimet e resortit.
Një ditë e plotë relaksi për të përmbyllur udhëtimin në Jordani.
- 7
Dita 7 · Nisja – Transferimi në Aeroportin e Ammanit
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, në orarin e përcaktuar, transferim drejt Aeroportit Ndërkombëtar Queen Alia në Amman për fluturimin e kthimit.
Përfundimi i programit dhe kthimi në Tiranë.
Përfshihet
- Fluturimi me avion Tiranë - Vjenë - Amman / Amman - Vjenë - Tiranë
- Viza falas për hyrjen në Jordani.
- Asistencë nga përfaqësuesi lokal në mbërritje dhe nisje
- Të gjitha transfertat sipas programit me autobuz.
- Guidë turistike shoqëruese në gjuhën angleze dhe shqipe gjatë gjithë programit.
- Biletat e hyrjes në atraksionet e përfshira në program: Jerash, Ajloun, Petra, Wadi Rum, Madaba dhe Mali Nebo.
- 2 net akomodim në Golden Tulip Hotel ose hotel të ngjashëm në Amman, me mëngjes.
- 1 natë akomodim në Petra Legacy Hotel ose hotel të ngjashëm në Petra, me mëngjes.
- 1 natë akomodim në Desert Sands Camp ose të ngjashëm në Wadi Rum, me mëngjes dhe darkë.
- 2 net akomodim në Dead Sea Spa Hotel ose hotel të ngjashëm në Detin e Vdekur, me mëngjes.
- Tur 2-orësh me Jeep 4x4 në Wadi Rum.
- Ujë falas gjatë udhëtimeve me autobus
Nuk përfshihet
- Drekat.
- Darkat, përveç 1 darke të përfshirë në Wadi Rum.
- Bakshishet dhe shpenzimet personale.
Oferta u mblodh automatikisht nga faqja veatravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.
Oferta të tjera për Jordani
Krahaso para se të rezervosh

🇯🇴Jordani
Jordani
Jordani , 6 Dite
26 Nën – 1 Dhj
Erli Travel
nga
€1.290
për person

🇯🇴Jordani
Jordani
Udhetim me guide ne Jordani (udhetim elitar) 24-29 Nentor 2026
24–29 Nën
Kalemi Travel
nga
€1.345
për person

🇯🇴Jordani
Jordani
Jordani me guide — festat e nëntorit
25 Nën
Baron Travel & More
nga
€1.499
për person