Lubjanë, Bled, Slloveni

Lubjanë, Bled, Slloveni

LJUBLJANA – LIQENI BLED – TRIESTE

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

4 yje

Datat e nisjes & çmimet

Sht, 28 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 1 Dhj · 3 net

€399për person

Rezervo

Itinerari

  1. Tiranë
  2. Kthim

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1 · MBËRRITJA

    Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.

    Fluturimi direkt Tiranë – Trieste (1 orë : 15 minuta).

    Transferta për në hotel në Slloveni

    Akomodimi në hotel.

  2. 2

    Dita 2 · LJUBLJANA – LIQENI BLED

    Pas mëngjesit në hotel udhëtojme drejt Ljubljanes (55 min larg).

    Vizitat fillojne me nje shëtitje përgjatë rrugëve të qendrës, të mbledhura rreth lumit Ljubljanica, duke admiruar ndërtesat elegante në stilin barok dhe Art Nouveau që karakterizojnë qytetin, per te vazhduar me pas drejt tregut shumëngjyrësh pranë Katedrales së Shën Nikollës, Bashkisë, Urës së Trefishtë që të çon në rrugicat e qytetit të vjetër.

    Me arkitekturën e bukur baroke të stilit austro-hungarez, qyteti ka fituar nofkën Qyteti i Bardhë.

    Kohe e lire neper kafenetë e gjalla në qytetin e vjetër ndërsa shijojme kohën e lirë për drekë.

    Në pasdite vizitojme Liqenin e magjepsur të Bledit, perlën alpine të Sllovenisë.

    I vendosur në një mjedis natyror spektakolar, me një ishull përrallor në mes të liqenit... Reputacioni i “Liqenit Bled” tërheq turistë nga e gjithë bota. Kohë e lirë për të vizituar ishullin duke shëtitur në shtegun panoramik rreth liqenit, të vizitoni kishën gotike të S. Maria Assunta dhe kambanën e saj të dëshirave.

    Kthimi në hotel.

    Mbrëmje e lirë.

  3. 3

    Dita 3 · TRIESTE - GROTTA GIGANTE

    Pas mëngjesit do të fillojmë turin e Triestes nga Molo Audace, i cili ofron një pamje të pakrahasueshme të Piazza dell’Unità d’Italia. Pasi të arrijmë atje, është koha të bëjmë pak përpjekje për të arritur në kishën romane të San Silvestro dhe kishën baroke të Santa Maria Maggiore. Duke ndjekur gjurmët e romakëve të lashtë, do të kalojmë portën e vetme të mureve të qytetit të lashtë të njohur si Arco di Riccardo dhe gjithashtu Teatrin Romak. Do të shohim Kanalin e Madh, zemrën e Borgo Teresiano, i cili strehon kishën më të madhe katolike në Trieste, Sant’Antonio Taumaturgo, dhe kishën ortodokse të San Spiridione. Kanali është i rrethuar me ndërtesa madhështore dhe elegante neoklasike nga shekujt e 18-të dhe 19-të.

    Do të shkojmë të përshëndesim statujën prej bronzi të James Joyce të vendosur në Urën e Kuqe për të përfunduar shëtitjen në Piazza della Borsa, ku ndodhet pallati me të njëjtin emër, shatërvani i Neptunit, ndërtesa të ndryshme nga periudhat baroke, art noveau dhe racionaliste italiane.

    Transferta për në Grotta Gigante.

    Vizitë në një nga shpellat më të mëdha turistike në botë, Grotta Gigante, dhe përjetoni një aventurë magjike nën tokën e Triestes. Me një volum të brendshëm mbi 350,000 m3, kjo shpelle ofron pamje spektakolare të stalaktiteve dhe stalagmiteve kolosale, që duken si katedrale natyrore prej guri.

    Guidat prefesionsitë lokal do t’ju udhëheqin përmes korridoreve të ndriçuara dhe do t’ju zbulojnë sekretet e formimit të këtyre strukturave mbresëlënëse, të krijuara gjatë mijëra viteve. Temperaturat e brendshme të këndshme (~11°C gjatë gjithë vitit) ju ftojnë të shijoni shëtitjen në një ambient të freskët dhe misterioz.

    Pas vizitës brenda shpellës, mund të ngjiteni në terasën panoramike dhe të shijoni një pamje të mahnitshme mbi Trieste dhe Detin Adriatik – një kombinim i jashtëzakonshëm i natyrës dhe madhështisë së nën-tokës.

    Grotta Gigante nuk është vetëm një shpelle – është një udhëtim në zemrën e planetit, një kujtim që do të mbetet gjatë gjithë jetës.

    Pas perfundimit te turit, kthimi në hotel.

    Mbrëmje e lirë!

  4. 4

    Dita 4 · KTHIMI NE SHQIPËRI

    Mëngjesi në Hotel.

    Transferta me per per ne aeroportin e Triestes

    Nisja nga Trieste me fluturimi direkt Trieste – Tiranë (1 orë : 20 minuta)

Përfshihet

  • Bileta avionit Tiranë – Trieste – Tiranë
  • Shëtitjet me autobuz në atraksionet turistike të qyteteve
  • Akomodimi për 2 netë në hotel 4 Yje në Slloveni
  • Mëngjeset në hotel
  • Guida në gjuhën shqipe gjatë turit
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk përfshihet

  • Drekat dhe Darkat gjate udhëtimit
  • Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
  • Taksat e qyteteve 8€ në total për 1 netët e cila paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit.
  • Biletat e hyrjes në Grotta Gigante (15€)

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja veatravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Lubjanë

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€399

WhatsApp