Zadar, Dubrovnik, Mali i Zi

Zadar, Dubrovnik, Mali i Zi

Bregdeti Dalmat & Parku Krka

Tur me autobus · Me autobus · Gjysmë pension · Last minute

Kohëzgjatja

4 netë

Nisja nga

Tirana / Durrës

Ushqimi

Gjysmë pension

Hoteli

4 yje

Datat e nisjes & çmimet

Pre, 9 Tetor 2026

Pas 6 ditësh · kthim 11 Tet · 2 net

€159për person

Rezervo

Pre, 23 Tetor 2026

Pas 3 javësh · kthim 25 Tet · 2 net

€159për person

Rezervo

Sht, 21 Nëntor 2026

Pas 7 javësh · kthim 23 Nën · 2 net

€169për person

Rezervo

Sht, 28 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 30 Nën · 2 net

€169për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1

    Tiranë – Dubrovnik – Tisno.

    Nisja nga Tirana në orën 04:00 të mëngjesit.

    Nisja nga Durresi ne oren 03:20 ( Kosto extra 5 euro /Personi )

    Pas kalimit të pikës kufitare të Muriqanit vazhdojmë udhëtim nëpër rivieren e Malit të Zi pa ndalesa. Vizite panoramike e Shën Stefanit, Budvës dhe Tivatit. Kalimi i gjirit të Kotorit me traget për në Hercegnovi dhe vazhdimi i udhëtimit për në territorin Kroat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për kafe dhe pushime.vizitojmë Dubrovnikun i cili është pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.

    Vazhdimi i udhetimit drejt Vodice. Akomodimi ne hotel ne Tisno .Konsumimi i darkes ne hotel.

  2. 2

    Dita 2

    Shibenik – Parku Natyror Krka

    Pas konsumimit të mëngjesit nisemi drejt Parkut Natyror KRKA, i cilesuar si parku më i bukur i territorit të Kroacise. Me një siperfaqe prej 109 km katror, parku KRKA (i shpallur park kombetar në vitin 1985) shquhet për ujëvarat e tij qe formohen gjatë kaskades së lumit Krka dhe si një habitat i mrekullueshem për zogjtë (mbi 225 specie te ndryshme jetojne në Krka), duke kthyer shëtitjen ne kete park nje simfoni cicerimash. Vizita ne Park do te jete 3-4 ore.

    Nisemi drejt Hotelit ku do te konsumojme dhe darken. Qendrim i lire.

  3. 3

    Dita 3

    Split – Tirane

    Pas konsumimit të mëngjesit, Mbërritja në Split dhe vizite e atraksioneve kryesore të qytetit dhe kohe e lire buze Shëtitores në Bregdetin Riva për kafe dhe shëtije në Split. Pas vizitës ne Split nisja drejt Tiranë duke përshkruar rivierën Kroate dhe të Malit të Zi. Ndalesa gjatë rrugës për kafe dhe pushime. Kthimi në darkë në Tiranë.

    Politikat e fëmijëve:

    Në rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur aplikohet ulja si më poshtë:

    • 0-2.99 vjeç falas

    • 3-5.99 vjeç 50% zbritje

    • Mbi 6 vjeç paguajnë si të rritur

    Shënim:

    ► Çmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shitje. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

    ► Rezervimi i vendeve të para në autobus ka një kosto ekstra 15€/person. Vendet e dyta dhe të treta kanë kosto 10€/person. Pjesa tjetër e vendeve nuk mund të rezervohen dhe merren vetëm në momentin e nisjes.

    ► Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë para udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit. (Sigurohuni që numri juaj të jetë i saktë gjatë rezervimit).

    ► Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra +75% nga çmimi fillestar i paketës.

    ► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.

    ► Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 5 ditë para nisjes.

    ► Në rast anulimi të udhëtimit klienti njoftohet 1-3 ditë para.

    ► Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 35.

    ► Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

    ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forcave madhore.

    ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye si mungesë dokumentacioni, expuls, etj.

    ► Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

    ► Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin e nisjes së udhëtimit.

    ► Agjencia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 2h e 59min. Pas kësaj kohe, nëse automjeti nuk rregullohet ose zëvendësohet, agjencia ju rimburson 35% të çmimit të paketës.

Përfshihet

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Transporti me automjet komod
  • Mëngjesi dhe darka

Nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume
  • Hyrja në Parkun Natyror Krka (opsionale) 20€/person
  • Taksa lokale 2.65€/person/natë

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja udheto.com.al më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Zadar

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€159

WhatsApp