Meteora, Greqi

Meteora, Greqi

Udhëtim në Përmet, Konicë dhe Meteora- 2 Ditë

Ofertë · Transport · Mëngjes

Kohëzgjatja

1 netë

Nisja nga

Tirana / Elbasan

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Kjo ofertë ka data fleksibile. Kontakto agjencinë për datat e lira.

Itinerari

  1. Tiranë
  2. Kthim

Rreth ofertës

Përjetoni bukurinë e Epirit, me lugina të egra, trashëgimi historike, qytete alpine dhe mrekulli natyrore nga Vjosa e Konica deri te Meteora.

Përjetoni bukurinë e Epirit, me lugina të egra, trashëgimi historike, qytete alpine dhe mrekulli natyrore nga Vjosa e Konica deri te Meteora.

  1. 1

    Dita 1

    Nisja do të bëhet nga Tirana në orën 05:30 dhe nga Elbasani në orën 06:30. Pas një ndalese të shkurtër për kafe dhe mëngjes, udhëtimi do të vazhdojë drejt Greqisë dhe destinacionit të njohur të Meteorës. Gjatë rrugës do të shijojmë peizazhet panoramike të juglindjes dhe ndalesa të shkurtra pushimi.

    Pas mbërritjes në Meteora, do të vizitoni një nga mrekullitë më të famshme të Greqisë, të njohur për manastiret madhështore të ndërtuara mbi shkëmbinj gjigantë. Do të keni mundësi të vizitoni disa prej manastireve më të rëndësishme, si Manastiri i Madh i Meteores (Megalo Meteoro) dhe Manastiri i Varlaamit, ku do të njiheni me historinë, arkitekturën dhe trashëgiminë fetare të këtij vendi unik. (Opsionale jo te perfshira ne cmim). Gjithashtu, do të shijoni pamje spektakolare panoramike dhe kohë të lirë për foto.

    Pas vizitës në Meteora, kohë e lirë për të shijuar drekën.

    Më pas do të vijojmë udhëtimin drejt Konicës, një ndalesë e shkurtër por shumë panoramike në një qytet të vogël historik në Greqi, i lidhur ngushtë me historinë shqiptare dhe figurën e Ali Pashë Tepelenës. Gjatë ndalesës do të vizitojmë Shtëpinë e Hamkos, nënës së Ali Pashë Tepelenës – një monument me rëndësi historike dhe kulturore, si dhe do të kemi kohë për shëtitje dhe foto në zonë.

    Pas kësaj, udhëtimi vijon drejt Leskovikut. Gjatë itinerarit do të mund të admironi natyrën e paprekur dhe peizazhet malore karakteristike të zonës.

    Pas mbërritjes në Leskovik, do të akomodohemi në Resort Kulm, ku do të kemi kohë për pushim dhe relaks. Mbrëmja do të vazhdojë me darkën në ambientet e resortit, duke shijuar gatime tradicionale dhe atmosferën e qetë të zonës.

  2. 2

    Dita 2

    Pas mëngjesit në Leskovik, nisemi drejt Përmetit përmes një rruge panoramike malore.

    Mbërritje në Përmet dhe vizitë në Banjat Termale të Bënjës, ku do të kemi kohë për relaks dhe shijimin e ujërave termale natyrore.

    Drekën mund ta konsumoni në Përmet me gatime tradicionale lokale, gjithashtu do të keni dhe kohë të lirë për shëtitje në qytet.

    Në pasdite, nisemi për kthim drejt Elbasanit dhe Tiranës, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.

    Udhëtim në Përmet, Konicë dhe Meteora

    Udhëtim në Përmet, Konicë dhe Meteora

Përfshihet

  • Akomodimi në dhomë dyshe / treshe
  • Transporti
  • Guida
  • Darka e ditës së parë me muzikë
  • Mëngjesi i ditës së dytë

Nuk përfshihet

  • Dreka / Darka / Pijet / Shpenzimet personale
  • Hyrjet në muze/atraksione
  • Bakshishet
  • Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet”

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja elitetravel.al më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Meteora

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€79

WhatsApp