Barcelonë

Barcelonë

BARCELONË

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

4 yje

Datat e nisjes & çmimet

Sht, 28 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 1 Dhj · 3 net

€499për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1 · BARCELONA

    Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin minimumi 2 orë përpara fluturimit.

    Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. (2 orë : 20 min)

    Pas procedurave doganore, Në shoqërinë e guidës udhëtojmë me autobuz për të vizituar Akuariumin e Barcelonës ku do të qëndrojmë edhe për drekë. Në pasdite do të kalojmë nga lagjia tradicionale e Barcelonës, Barceloneta. Vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës si dhe Muzeun e Pablo Picasso.

    Akomodimi në hotel në Barcelonë.

    Mbrëmje e lirë.

  2. 2

    Dita 2 · BARCELONA

    Mëngjesi në hotel.

    Nisemi për të vizituar një nga atraksionet më të jashtëzakonshme arkitektonike të Barcelonës ku do na krijohet ideja se jemi në Dubai, do vizitojmë kompleksin hotelier WELA, i lartë 99 m dhe i ndërtuar në vitin 1999. Pas kësaj do të vizitojmë Krenarinë e Barcelonës ,kryeveprën e Antonio Gaudi, Bazilikën Sagrada Familia e cila është parashikuar të përfundojë me rastin e 100 vjetorit të fillimit të punimeve në vitin 2026 .Pas vizitës në Sagrada di Familia do të nisemi për të vizituar parkun Guell, një park i nisur nga Gaudi por që nuk arriti të përfundohej. Më pas vizita jonë do të vazhdojë në Mitikun e Barcelonës në stadiumin Camp Nou.

    Gjatë pasdites, shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia.

    Në mbrëmje do mund të bëjmë një vizitë në Fontana Magica, për të shijuar shfaqjen me drita të një prej atraksioneve më mbresëlënës të Barcelonës.

    Pas vizitave kthimi në hotel.

  3. 3

    Dita 3 · BARCELONA

    Mëngjesi në hotel.

    Në mëngjes do të vizitojmë fillimisht Sheshin Espanja si dhe kodrën Montjuik ku gjenden Muzeu Kombëtar i Artit Katalan, Kullat Veneciane, Panairi i Barcelonës i vitit 1926, Stadiumet e Lojërave Olimpike Barcelona ’92. Do të zbresim kodrën edhe do të vizitojmë Portin e Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Bulevardin Las Ramblas si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial.

    Pas vizitave kthimi në hotel.

    Mbrëmje e lirë.

  4. 4

    Dita 4 · BARCELONA

    Mëngjesi në hotel.

    Transferta më pas për në aeroportin e Barcelonës.

    Pas proceduravce doganore, Fluturimi direkt Barcelonë – Tiranë. (2 orë : 25 min)

Përfshihet

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Barcelonë – Tiranë.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
  • Akomodimi në hotel 4 Yje për të gjitha netët në Barcelonë.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk përfshihet

  • Drekat dhe Darkat
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Taksa lokale 5€ personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja veatravel.com më 2 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Barcelonë

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€499

WhatsApp