Strasburg

Strasburg

Colmar dhe Strasburg, 2 dite

Paketë pushimesh · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

1 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

E njëjta ofertë te 3 agjenci

Kurse deri €15

Nisja Hën, 26 Tetor 2026 · 1 net · krahasuar automatikisht

Datat e nisjes & çmimet

Hën, 26 Tetor 2026

Pas 3 javësh · kthim 27 Tet · 1 net

€251për person

Rezervo

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1 · Fluturimi nga Tirana për në Bazel. Nisja nga Tirana ne 5.50. Mbrritja në Bazel në orën 8.00. Pas mbërritjes, nisja drejt Mulhouse. Vizitë në qendrën historike të qytetit, ku shihen: Place de la Réunion, Bashkia historike, Tempulli Saint-Étienne dhe Place de la Bourse.Më pas, nisja drejt Colmar. Vizitë në një prej qyteteve më karakteristike të Alsasës. Shihen: lagjja Krutenau, e njohur si “Venecia e Vogël”, kanali Lauch, qendra historike, Kisha e Shën Martinit, Shtëpia Adolph, Maison des Têtes dhe rrugicat me shtëpitë tradicionale shumëngjyrëshe. Pas përfundimit të vizitës, nisja drejt Strasburgut. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

  2. 2

    Dita 2 · Mëngjesi në hotel. Vizitë në Strasburg, qendra historike e të cilit është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjatë vizitës shihen: Katedralja Notre-Dame e Strasburgut, Maison Kammerzell, Sheshi Gutenberg, lagjja karakteristike Petite France, kanalet e qytetit dhe Ponts Couverts. Në varësi të kohës në dispozicion, vizitë panoramike pranë Parlamentit Europian.Më pas, nisja për në Baden-Baden. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë në qytetin e njohur termal gjerman, të pozicionuar pranë Pyllit të Zi. Gjatë vizitës shihen: qendra historike, Lichtentaler Allee, Kurhaus dhe Kasinotë e Baden-Badenit, Teatri, Kisha Stiftskirche dhe Festspielhaus.

    Transferimi për në Aeroportin Karlsruhe/Baden-Baden. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Baden Baden në orën 18.40. Mbërritja në Tiranë, në orën 20.45

Përfshihet

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bazel dhe Baden -Baden – Tiranë.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus në Francë dhe Gjermani.
  • Akomodim në hotel për 1 natë qëndrimi.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk përfshihet

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja boratravel.al më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Strasburg

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€251

WhatsApp