Kroaci

Kroaci

Plazh All Inclusive ne Kroaci (Hotel Faraon) – 7 Ditë

Tur me autobus · Me autobus · All Inclusive

Kohëzgjatja

6 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

All Inclusive

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Kjo ofertë ka data fleksibile. Kontakto agjencinë për datat e lira.

Rreth ofertës

All Inclusive në gadishullin Trpanj, pushimet ideale verore!

All Inclusive në gadishullin Trpanj, pushimet ideale verore!

All Inclusive në gadishullin Trpanj, pushimet ideale verore!

All Inclusive në gadishullin Trpanj, pushimet ideale verore!

All Inclusive në gadishullin Trpanj, pushimet ideale verore!

All Inclusive në gadishullin Trpanj, pushimet ideale verore!

All Inclusive në gadishullin Trpanj, pushimet ideale verore!

All Inclusive në gadishullin Trpanj, pushimet ideale verore!

  1. 1

    Dita 1 · Mbërritja në Gadishullin Pelješac (Trpanj)

    Gadishulli Pelješac është një nga perlat e Kroacisë, i njohur për natyrën e tij të egër dhe peizazhet mahnitëse. Udhëtimi nis në mbrëmje, me nisjen nga Elbasani në orën 21:00 dhe nga Tirana në orën 22:00, duke hapur një aventurë që premton qetësi dhe shkëputje nga përditshmëria. Rruga shtrihet drejt qyteteve të njohura shqiptare në drejtim të veri-perëndimit të vendit.

    Ditët 2 – 7: Relaks në Gadishullin Pelješac (Trpanj)

    Pas kalimit të kufirit, Mali i Zi na mirëpret me kontrastet e tij të forta: mali i ashpër dhe deti i qetë, të përqafuar në një harmoni të rrallë, ndërsa dita përpiqet të zgjohet ngadalë nën dritën e parë të mëngjesit. Ky peizazh i heshtur, pothuaj solemn, shoqëron udhëtimin tonë deri në Gadishullin Pelješac (Trpanj).

    Pas mbërritjes, do të bëni check-in në Hotel Faraon në orën 14:00 (në varësi të kushteve të trafikut ndodh që mbërritja të bëhet herët në mëngjes, prandaj mund të lini bagazhet në recepsion dhe të shijoni detin apo facilitetet përreth deri sa të hapet check-in). Pas sistemimit, mund të konsumoni drekën dhe të eksploroni gadishullin me plazhe të qeta dhe pamje panoramike të detit të Adriatikut. Ky gadishull i gjelbër, me malet e tij dhe bregdetin e bukur, ofron një përvojë unike për ata që kërkojnë qetësi dhe relaks.

    Ditët në vijim janë të dedikuara plotësisht relaksit, notit, mëngjeseve me aromë deti dhe qetësisë ditore, që do të prishet vetëm nga “zhurma” e lehtë e valëve të detit. Pas një mëngjesi të qetë në hotel, dita mbetet e lirë për të shijuar plazhet e mrekullueshme të bregdetit kroat dhe atmosferën e qetë që e karakterizon këtë zonë.

    Plazhet dhe natyra – Plazhe si Mina dhe Pozora janë ndër atraksionet kryesore të këtij rajoni, që ofrojnë kushte ideale për not dhe çlodhje në ujëra të pastra. Për ata që duan të eksplorojnë më shumë natyrën, mund të shijoni shëtitje dhe hiking në malet që ofrojnë pamje spektakolare të Adriatikut dhe ishujve përreth.

    Komoditeti i hotelit -Dhomat janë komode dhe moderne, të pajisura me ajër të kondicionuar, televizor, shtretër të rehatshëm dhe shërbim ditor pastrimi. Ju mund të shijoni gjithashtu facilitetet e hotelit, si pishina, bari dhe verandat panoramike, ideale për momente qetësie dhe reflektimi.

    Përveç bukurisë natyrore, ju mund të eksploroni edhe historinë e këtij gadishulli të lashtë. Ston, një qytet i lashtë në hyrje të gadishullit, është i famshëm për kalanë e tij mesjetare dhe për prodhimin e midhjeve dhe gështenjave, që mund ti shijoni në restorantet lokale.

  2. 8

    Dita 8 · Kthimi në Shqipëri

    Pas një mëngjesi të qetë dhe check-out nga hoteli, paraditja mbetet e lirë për plazh ose shëtitje buzë detit. Pas checkout, do të nisemi drejt Shqipërisë dhe mbërritja parashikohet në orët e vona të mbrëmjes, duke përmbyllur një udhëtim relaksues dhe të paharrueshëm.

    **Nisja për në Shqipëri varion nga koha kur mbërrin transporti dhe kushtet e rrugës prandaj mund të jetë e ndryshme nga data në datë. Pas check-out, mund të lini valixhet te recepsioni dhe të shijoni plazhin apo facilitetet e hotelit deri në kohën e nisjes.

Përfshihet

  • Akomodimi All Inclusive në dhomë dyshe me pamje nga deti
  • Transporti me autobus komod

Nuk përfshihet

  • Taksat e vendit (1.8 eur/person/nata)
  • Çadrat & Shezlonget ne plazh (10 eur/gjysmen e dites)
  • Peshqiret ne pishine
  • Shpenzimet personale
  • Hyrjet opsionale në muzeume / atraksione
  • Bakshishet
  • Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet”

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja elitetravel.al më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Kroaci

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€392

WhatsApp