Paris, Mynih, Lubjanë

Paris, Mynih, Lubjanë

Paris dhe Mynih

Tur me guidë · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

7 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Mër, 25 Nëntor 2026

Pas 8 javësh · kthim 2 Dhj · 7 net · nga Tirana

€479për person

Rezervo

Itinerari

  1. Tiranë
  2. Kthim

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1 · Nisja në orën 01:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdimi i udhetimit për në Zagreb. Gjatë pasdites mbërritje në Zagreb. Guidë e shkurtër e Zagrebit. Sistemimi në Hotel.

  2. 2

    Dita 2 · Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët për në Ljubljanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubljanë për rreth 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij: Sheshi Presheren, kisha katolike e Anunciatës, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven dhe Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikolles. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Mbërritja në Salzburg. Vizitë e shkurtër për 1h 30' në Salzburg ku do të shikohen: shtëpia ku është lindur dhe rritur kompozitori i famshëm austriak Mozart, Opera e qytetit të Salzburgut, Teatri i Marionetave, kalimi mbi lumin Salsa me pamjen nga keshtjella e Hohensalzburgut. Nisja për në Mynih. Mbërritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

  3. 3

    Dita 3 · Mëngjesi në Hotel. Gjatë paradites, vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: shtëpia e birres ose Hofbrauhausi i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz ku ndodhet bashkia e qytetit, Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë. Nisja në oren 12:30 nga Mynih me autobus për në Paris. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  4. 4

    Dita 4 · Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Shëtitje në Bulevardin e famshëm të Champs Elysées dhe mundësi për shopping, si dhe vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

  5. 5

    Dita 5 · Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Frances. Pasdite vonë, Nisja për në Bourg en Bresse. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  6. 6

    Dita 6 · Mëngjesi në Hotel. Nisja Bourg en Bresse për në Gjenevë, në Zvicër. Shëtitje panoramike, ku vizitohen: Muzeu Arianne, Pallatin e ish Lidhjes së Kombeve, si dhe liqenin e Gjeneves. Vazhdon udhëtimi për në Milano ku vizitohen: Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Pas vizitës, Vazhdon udhëtimi për në Udine. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  7. 7

    Dita 7 · Mëngjesi në Hotel. Nisja herët në mengjes. Fillimisht kalohet nga Sllovenia dhe më pas në Kroaci, ku kalohet nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për të pushuar. Qëndrimi dhe fjetje në Shën Neum.

  8. 8

    Dita 8 · Mëngjesi në Hotel. Nisja në mengjes për në Shqipëri. Kalohet nga Dubrovnik, Tivat, Budva. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për të pushuar. Mbrritje në Tiranë.

Përfshihet

  • Udhëtimi me autobus Tiranë - Zagreb - Mynih - Paris - Milano - Tiranë.
  • Akomodim në hotel: Fjetje 2 netë në Paris, 1 natë në Bourg en Bresse, 1 natë në Zagreb, 1 natë në Mynih, 1 natë në Udine dhe 1 natë në Shën Neum.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shëtitjet me autobus sipas programit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Nuk përfshihet

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Lundrimi me Anije.

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja plazh.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Paris

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€479

WhatsApp